Të mbash fjalën është vlerë

10 Korrik 2014, 20:04Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

Kush thyen fjalën e tij, është njeriu më i ulët, më i pisët e më i neveritshëm ndër të gjithë njerzit e tjerë- Prosper Mérimée

 

Sipas Makiavelit, një politikan nuk është i detyruar të mbajë fjalën që ka dhënë më parë në një kontekst tjetër, por ama kjo nuk i jep atij të drejtën për t’u sjellë si i papërgjegjshëm në kontekstin e një shoqërie demokratike, ku supozohet se politikanët punojnë duke u shpërblyer me rrogë, e cila rrjedh nga taksat e takspaguesve dhe të mos shpjegojë arsyen e vërtetë të mosmbajtjes së fjalës.

Përpara disa ditësh pamë një mbledhje të regjistruar të ish- Byrosë Politike të viteve ’80, shumë impresionuese, edhe pse një pjesë e mendjeve të hapura të këtij vendi e kanë ditur, ose e kanë marrë me mend si funksiononte DREJTIMI I CENTRALIZUAR I SHTETIT, pa llogaridhënie përpara popullit, pasi nuk mund të konsiderohej fare mendimi i tij, gjë kjo e rregulluar edhe me ligj, për të cilin disa nostalgjikë kanë qejf ta konsiderojnë si një VIZË, e përveç kësaj, duan të na bëjnë të besojmë se një perëndimor paska thënë: Po ju e dinit ligjin, se po të flisnit atë që e quanit të padrejtë, dënoheshit me ligj, atëhere pse flisnit? Dhe personat, që tregojnë këtë përrallë në fund të saj shkëlqejnë nga gëzimi…

Po sigurisht pas atij transmetimi, pasi pamë ministrat, të cilët jepnin llogari, pa të drejtë sugjerimi, apo për të thënë të vërtetën (përjashto pamjen e sikletshme dhe të turpshme, ku drejtuesi ishte jo në rregull nga koherenca….)

I patë kush na drejtonte?

I patë si merreshin me kapakët e kavanozëve dhe djathin e baxhos e sixhadetë pas mbi 40 vjetësh mbretërim, në saj të ndihmave nga “miqtë” internacionalistë?

Enver Hoxha u pati dhënë fjalën shqiptarëve pas luftës se: “kush ka lyer duart me gjak, do të ketë konsekuenca, ndërsa të tjerët do të bashkëpunojnë për rindërtimin e vendit”, pasi siç dihet nga lufta NAÇL, pati kryesisht dëme materiale dhe më pak në njerëz…

Por nuk e mbajti asfare fjalën e dhënë. Menjëherë pas ekzekutimit të atyre që kishin lyer duart me gjak (një pjesë u arratisën) ai menjëherë krijoi klasën e armiqve, të cilët ishin përballë pushtëtit, të vetëm, të pa përfaqësuar nga asnjë organizatë… dhe pushteti i “popullit” e ekzagjeroi luftën me këtë klasë, duke nxitur kështu përçarjen midis popullit për të sunduar në mënyrë të turpshsme ashtu siç i pamë në atë mbledhje, në atë pamje rrëqethëse, ku ministrat jepnin llogari përpara një njeriu, që fizikisht ishte i paaftë.

Enver Hoxha i pati premtuar popullit, por edhe të vetëve se: “do të hanin me lugë floriri”… por 80% e popullsisë në fshat kishte mungesë të theksuar proteine nga kequshqyerja…

Shumëkush mund të numërojë këtu fabrika, uzina, shkolla etj…

Unë desha të theksoj THYERJEN E FJALËS së vet Enver Hoxhës, që pasi eliminoi gjithë akademikët, të mirëarsimuarit dhe njerëzit me integritet, pasi e vuri TRURIN nën KONTROLLIN E KLASËS PUNËTORE nuk ndjeu kurrë përgjegjësinë.

Ishte ky mentalitet qeverisës, që pasoi këto 23 vjet, madje FJALA është dhënë badihava dhe vetë populli, që në ’90 kërkoi NDRYSHIMIN E MADH nuk qe i aftë të kërkonte llogari, përkundrazi thellimi i përçarjes, bëri që armiqësitë e vjetra, të fshiheshin me kujdes e të reja të lindnin, duke lejuar zotërimin e pushtetit nga të njëjtat duar.

Sot jemi në kushte krejt të reja. Duket se populli është ndërgjegjësuar, pasi e pa me sytë e vetë se në saj të urrejtjes mes vedit, pasuroi një kastë njerëzish, të cilët tani duken edhe më të urryer se ata të viteve’80, sepse jo vetëm e kanë thyer fjalën e dhënë (kujtoj këtu, premtimin për kthimin e parave të PIRAMIDAVE në masën 100%), por ndriçojnë duke na vrarë sytë me pasuritë, të cilat nuk merakosen t’i mbulojnë, përkundrazi i deklamojnë sa herë u jepet rasti.

Tani është e vështirë të vendosësh vlera të tilla si mbajtja e fjalës, ndarja e fatkeqësive dhe gëzimeve me njëri-tjetrin, dashuria, respekti, gëzimi për arritjen e tjetrit, apo zgjimi i dëshirës për të arritur gjëra me djersë, sepse këto 23 vjet u promovuan anti-vlerat dhe PARAJA u bë BESA E FEJA e shqiptarëve.

Sot kjo qeveri po punon nën vëzhgimin  e syve kritik të popullit dhe të ndërkombëtarëve, nëse dikush mendon se mund të luaj me shoë për ta paraqitur atë si punë, qoftë edhe duke mbajtur administratëën nën frikë, nuk do ta hedhë dot dhe nëse një ministër mund ta hedhë personalisht, gjyqit të popullit në zgjedhjet e radhës nuk do t’i shpëtojë.

Por mbi të gjitha njeriu që mer përsipër për të bërë punë publike, lypset të ketë një përgjegjësi personale, për ta realizuar atë dhe nëse nuk e arrin, të shpjegojë përpara popullit pse?

Është vonë tashmë, për të thënë: do të… Njerëzia kërkon të prekë arritjet të shohë punë konkrete!!!

33 komente në “Të mbash fjalën është vlerë”

  1. fidaho says:

    Jeni duke deformuar vleren e fjales zonja artikullshkruese.
    -E.Hoxha e dha fjalen se kush kishte lyer duart me gjak do te jepte llogari dhe e mbajti fjalen,
    -Nuk krijoi E.H klase te armiqve,por ishin ata (armiqte)qe donin te pengonin perparimin,ekonomik,social,kulturor dhe shoqeror te Shqiperise qe moren ate qe meritonin.
    -Nuk matet dhe vleresohet E.H me nje mbledhje byroje, por me Faktin se nen Udhheqjen e tij Shqiptaret hoqen “bishtin” qe u kishin vene Serbet dhe Greket.
    -nuk premtoi luge floriri E.H ai premtoi,pavaresi,dinjitet,arsimin,eliktrifikim,shendetesi, katerfishoi popullsine duke na bere faktore ne ballkan.
    Jeni teper “minore” per te vleresuar fjalen e E.H

    1. Pilo Lala says:

      Per sa kohe qe babai i saj shkruante Tezat e Mbrojtjes, ka qene i mire Enveri, kur e mori perropia Gjeneral Ramohiton, u be i keq Enveri.
      Ne vitin 1977 kjo familje shkoi ne Fier dhe me pas ne Rroskovec, ku u perball me punen e krahut, sic punonin fshataret tane gjithe jeten.
      Qendrimi ndaj Enverit sipas kesaj varej nese do e denonte Enveri Ramohiton apo jo.
      Fabrikat, uzinat, Arsimin, Shendetesine, Artin, Ushtrine nuk ishin premtime te mbajtura sipas Ramohitos. Edhe babai i saj nuk eshte dakord me ato qe shkruan kjo vajze.
      Megjithate une e vleresoj vujatjet e familjes se saj nga Rregjimi Enver Hoxhes.
      Kerkohet shume me teper pune, studim, qe te vihesh perballe me vepren e Enver Hoxhes.

    2. te zhgenjuerit says:

      Hik more hajvan,idiot i papare ,u bere ti te lartesosh figuren
      e diktatorit me te madh te lindjes.
      Gjemat e Hoxhes nuk ka bibliotek qe ti mbaje.Duhet nje det me boje
      per ti shkruajtur.

    3. gashi says:

      Fidaho! Shkunde trurin nga pluhuri i Enverit. Autorja ka shkruar realitetin, sado i trishtuar ishte dhe, fatkeqësisht, ende është ai. A nuk thoshte Enveri se lufta e klasave vjen çdo ditë duke u ashpërsuar? A nuk ishim ne që kishim frikë të pyesnim veten, dhe jo më shitësin, pse nuk ka presh në dyqan? Zotëri! Enveri deklaroi se në “Shqipëri u ndërtua socializmi dhe po kalojmë në fazën e ndërtimit të komunizmit”, për ta vërtetuar këtë shiko “Kushtetutën e Republikës Socialiste të Shqipërisë” të v.1976. Por sipas Marksit, socializëm d.mth. bollëk, kurse ne çoheshim që në mesnatë të merrnim një shishe qumësht. Dikush ka shkruar: Radhë, prapë radhë / Radhë që nuk sos. /Radhë në mesnatë / Për një shishe kos/

  2. sos says:

    Ahhh Njerzia deshiron te shohi pune konkrete ,por veshtire se do te
    Realizohen deshirat e popullit ,i cili din vetem te besoje .Ndersa qeveritaret vetem te mashtrojne .

  3. Shqiptari says:

    Eh moj zonje ja ke fut kot

  4. Shqiptari says:

    Kujtoja se e dija kush ishte Enver Hoxha por sa me shume kohe kalon aq me teper bindem qe ai ka qene nje patriot imadh, burre shteti dhe babai I te gjithe shqiptareve te tjerat jane pallavra

    1. gashi says:

      Ke te drejte Shqiptar. Babai, se u beri nenat te gjitheve.

  5. repusio says:

    Shkrim brilant

    1. Ç'lloj brilantine? says:

      “repusio” alias nick leshi i magdalenës? Cili eshte lloji i brilantinës qe ka përdorur shkrimi “brilant”? Lloji i brilantinës ajo e leshit te jozefinës? Ha ha ha!

      1. mucostepa says:

        Plakushe atye te ka mbetur mendje, se nuk e ke konsumuar o e shkrete. Tani edhe te ka rene leshi . nga e ca nga pleqeria.

        E bere lesh kete pune o spiune e vjeter e sig. te shtetit kriminal dhe vazhdon ta besh.

      2. mucostepa says:

        leshin ke ne mendje se te ka munguar ajo pune. Fshatare e mjere ke ndejt deri 10 vjec pa brek ne fshat dhe ke perdredhur lesh.

        na e bere lesh dynjaja ketu, se dy qime te kane ngelur.

        ma ke bere qejfin se te paskai kur truri fare, shyqyr qe nuk avancova, zotin kam deshmitar.

        Me vjen keq per ty sinqerisht!!!

  6. mirel says:

    Rrekem te mendoj se c’i beri Enveri familjes se Ramohitos, qe prodhuan nje fycke si puna e kesaj.
    Kjo po, eshte tragjedi!

    1. marinela says:

      “Mirel” ti moj zonjushe e plakur nuk impresionon askend. Prej teje vetem te tilla vleresime priten. Ti nuk e ke me ket shkrimin ti e ke me gjithe boten.

  7. Komiti says:

    Nuk i takon kësaj kollofaceje të së majtës të bëhet kundër udheheqësve te majtë, më katolike se papa! Po bindem dita -ditës se kjo është një tollumbace butaforike që në të ardhmen do t’i hapë shumë vetvehtes !? Si ka mundesi moj bibë që ty të del para vetëm enver hoxha dhe nuk te del asnjeherë as ahmet zogji,as saliu,as gjithë gomerët e gomaricat djathtiste që ja kanë nxirë jetën dhe moralin këtij vendi? Mos po të duket vehtja si ndonjë “autokriticiste” e talentuar dhe që, për këtë arsye fluturon pa thënë se ka qënë e djathta dhe klasa e bejlerëve dhe e agallarëve ajo që e ka përdhunuar në cdo kod të tradites shqiptare këtë vënd ? Ti moj ramohito je vetëm një pulë kakarisese dhe që, deri tani s’ke bërë ndonjë gjë për të qënë? Do të shohim sa do t’i mbash premtimet por duket qarté se dielli yt lind në veri dhe perëndon në jug!? Lind e peréndon në kundershtim me vullnetin e popullit te majte? Le që ti nuk je e majtë,-ti je zgjedhje jo e popullit te majtë,ti je ylberiste!? Populli i majtë nuk ka mendjen tënde? Shko te e djathta jote dhe mjaft grive sallatë dokrrash? Dhe,mos shkruaj më lavde per shkrimin tend duke u fshehur pas pseudonimeve që janë të magdalenës? E njeh apo jo znj, Ramohito? Sa për kujtesë,-. Halim. Ramohitoja nuk u shit as djathtas,as majtas! Por bindjeve te tij te majta iu qëndroi deri në fund! Jo si ty?

    1. mucostepa says:

      O “Mirel” o lumemadhe paske dale me 100 emra, po pse ky fjalor i ndyre???

      Halim Ramohito ka shkruar ne librin e tij per Enver Hoxhen e kam nje kopje ne shtepi. E ka bere lecke.

      Keto jane ceshtje kendveshtrimesh.

      Po ti moj zonjushe e plakur, nje dite mu duke si oficere, sepse koken e kishe te stermadhe…po e paske bosh fare.

      Pse i versulesh tastieres me kaq histeri??

      Je nje histerike qe ne veze.

      Nuk e kupton ti se sa me ndyre shkruan aq me shume ja rrit vlerat tjetrit?-madje e “gezon” se pse te sheh te terbuar.

      Ka njerez qe lindin asnjanes, por jane social ne shpirt dhe ne praktike, pra per barazi sociale. Dhe kjo zoonje ka qene koherente ne te gjitha shkrimet. Ti ke te drejten tende ta shohesh ndryshe, por jo ta urresh tjetrin pse nuk eshte si ti vete, sepse ti ne fakt…une nuk fyej

  8. Ç'ja ke bërë mirë says:

    Hakun i ke dhënë “komiti”? Mos ja vër re! Eshtë pulë e trullosur !?

  9. strong says:

    Shpresoj se qeveria do te mbaje fjalen
    dhe vlerat e verteta do te jene veprat

  10. Vunoi says:

    If a nation values anything more than freedom, it will lose its freedom: and the irony of it is that if it is comfort or money that it values more, it will lose that, too

    1. Alb says:

      safo lexo moter e shtriges se ti nuk ke me c’te merresh…ti je shtrige..keshtu ihste fati yt.

      Tani versulju tastieres me terbim edhe po munde shko vizitou.

    2. MARA says:

      Vunoi,

      Pershendetje!!! Ja qe ka Shqiperi dy-tre fisnike dhe ju jeni njeri prje tyre
      faleminderit

  11. Safo says:

    Nje hartim interesant per provimin e matures.

  12. Novacion says:

    Kjo zonja si duket ka nje kontrate me temen dhe duhet te shkruaj
    Patjeter,por duhet te shkruaj tema aktuale dhe jo tema me Enver .
    Zonja ka plot material per te shkruajtur per Rilindjen ,e cila nuk
    po e justifikon akoma kete emer .Duket qarte qe frika e komunizmit i
    paska hyre ne palce.

  13. mucostepa says:

    Plakushe, novacoin

    komunizmi ta futi ty friken en palce se te lane pa martuar thashethemet e punes, sepse ishe spiune. Te tjerat nuk ti them se nukdua te ta zbuloj anonimatin. HISTERIKE!!!I harrova vellezerit e tu te burgosur per vjedhje nga komunizmi?

    me qe ra fja: Kush i spiunoi???

  14. luani says:

    mos e luni o lexuse kaq shume, ajo eshte nje nga puntore e zellshme

  15. Novacion says:

    Ore mucostepa ,dukesh qe sapo ke dale nga pavioni 17
    Shko more i gjore pi ilacet .mos hajde tek tema qe nuk eshte
    Per ty .

    1. mucostepa says:

      jam i miku i Mir(eles.)…

  16. Luku says:

    Mero ketu spo te kuptoj fare….cfare po ben?!

    1. mucostepa says:

      Mero i nderuar nostalgjiket e baba Enverit nuk pranojne “trakte antikomuniste”….cfare po ben?!

      1. Skela says:

        Cfare shikon enveriste apo komuniste ti ne komentin tim. Une mendoj qe kjo zonje qe shkruan katra pese nuk njeh ne radhe te pare gjuhen shqipe dhe drejteshkrimin shqip. Eshte skandaloze qe kjo pretendon se eshte gazetare. Shkruan fjali kilometrike pa kuptim. Nuk ka lidhje logjike ne ato qe shkruan dhe eshte e obsesuar the shkruaj reflektime te crregullimeve te saj personale se sa tema te aktualitetit gazetaresk. Shkrimet e nuk kane as fillim as zhvillim dhe as mbyllje.
        Une jam lexues i Temes dhe e lexoj ate perdite. Me pelqen standarti larte gazetaresk dhe logjika e mprehte dhe realiste e Mero Bazes. Mero shkruan dhe eshte i kuptueshem nga te mencur dhe medioker, nga te pasur dhe te varfer sepse ai eshte i ndershem dhe jo manipulator i fakteve. Po ti shtosh bukurine e gjuhes gazetareske ai behet i pakrahasueshem sot per sot dhe i vetem ka fuqine e nje partie te madhe politike.
        Kurse shkrimet e kesaj zonje jane komplet larg konceptit shkrim per gazete. Prandaj une habitem me Meron si e konsumon ate kuadrat te gazetes me togfjalesh pa kuptim. Kjo vetem shkruan per njerezit, se si njeri e pa shtrember dhe tjetri e pa me vrejtje dhe nje tjeter u pergjigj me shpoti. Kur gazetaret sot po shkruajne se si te ngreme shtetin ligjor , te ngreme nivelin e arsimit shendetsise kjo meret ose me te vdekurit ose me te ikurit.

        E fundit qe dua te them une nuk e njoh fare kete zonje dhe nuk e di se nga eshte dhe e bija e kujt eshte. Ajo ka te drejten te respektohet per aq sa eshte. Perderisa ka mare riskun te dale perpara publikut duhet ti mireprese keto kundershtime madje edhe kur shprehen me gjuhe te vrazhde. Ke pranuar te behesh person publik por nuk mund te rendesh pas njerezve pse njeri tha ashtu e tjetri keshtu. Njerezit kane mendimin e tyre dhe ndonjehere edhe te pakulture sepse ky eshte realiteti jone. Ne nuk jemi Norvegjia apo Zvicra. Une lexoj vetem shkrimin dhe nuk sodit aspak portretin e zonjes Ramohito. Nga fotografia ajo eshte terheqese per mua por shkrimin nuk e ka terheqes. Une e pranoj qe kjo eshte pune e redaksise por mua Tema ma ka dhene mundesine te shprehem dhe per kete e falenderoj.Ky eshte vetem mendimi im. Nje apo dy nga komentuesit, pas shkrimeve te kesaj perseritin te njejtat komente si “shkrim brilant” apo “kjo zonje do beje perpara”. Mjaft se na hapet barkun me keto komente. Sot opinioni shqiptar eshte ngritur ne kembe pikerisht kunder kesaj injorance qe po e gropos shqiperine per se gjalli.

        1. _______________________ says:

          Skela te lexova me vemendje edhe ti flet per personin e jo per c’ka shkruar. mbi te gjitha ti me ke po replikon, se duket sikur replikon me zonjen artikullshkruese, por ne fakt mbi kok ke mucostepen, dhe nu kmund te paargjykosh.

          Komentuesit shqiptare jane tejet te c’ekuilibrua vetem fyejne dhe nuk debatojne.

          me vjen ne mend Faik Konica i shkreti, por kete zonjen e duartrokas per kurajon e vendosmerine.

  17. Familja beqir meta says:

    E kërkon për nuse nje nga familja e farefisi ynë këtë zonjën sepse ashtu si beqirit tone dhe kesaj ,i del enveri dhe atje ku nuk eshtë,i dalin komunistët dhe atje ku janë ballistët,i del magdalena dhe atje ku rri rrena,i del leshi dhe atje ku mbillet preshi,i del sallata atje ku kërcet gallata!? Familja meta e ka xhan, rrenën dhe magdalenën!?

  18. Teto Ollga says:

    E dashur Qefke me ka marre malli shume, se bashke jemi shoqe te vjetra, por tani na ndajne 400 km. Qefke, Qefke, kerkoj nje dhenderr per nje komentuese nevrike dhe te vjeter ne moshe, rreth te 60-ve me rrethin e kokes si kapele oficeri.Te keqen motra qefke, me duket rast i mire Koci se edhe kjo komentuesja eshte pe fshati dhe e do shume fikun, sa here e sheh i turret dhe e puth. te keqen o fik i thote.
    Qefke zeza shpejt nje takim me Kocin ta shpetojme kete fakire se nga meraku i fikut behet nevrik dhe e ha tastieren me dhembe,korbe Qefke nje dite na puthi gomarin ne buze e ivareshin jarget copa copa…c’te te them Qefke eshte urgjente!

    perqafime teto
    ps Qefke, plake eshte shejtanka po pretendon se e njeh sintaksen mire, qefke mos e ngaterro me taksine, eshte fjale e madhe kjo. TA SHPJEGON kOCI se i kane trute njesoj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje