Një vajzë e vogël, e cila kishte lindur me HIV, por që mendohej se ishte kuruar pas trajtimit menjëherë pas lindjes, e ka sërish virusin në trup.
Disa muaj më parë ishte raportuar se vajza ishte kuruar, pasi kishte marrë trajtim për thuajse dy vite.
Por lajmi i fundit është një goditje për shpresat e shkencëtarëve se trajtimi i hershëm mund ta kurojë sëmundjen.
Dr. Anthony Fauci i tha mediave amerikane se rezultatet e reja janë zhgënjyese.
Sipas shkencëtarëve, HIV ka disa vende ku mund të fshihet, të njohura edhe si rezervuarë- kryesisht në zorrë dhe tru.
Bebja, që nisi të quhet edhe “Mississippi baby”, nuk pati marrë trajtim para lindjes.
Ndaj saj nisi trajtimi i fuqishëm pak orë pas lindjes.
Pas 18 muajsh, mjekët nuk mund të pikasnin virusin.
Por javën e fundit ata e gjetën sërish atë.
Mjekët nuk e dinë se përse është rishfaqur virusi.
cfare tragjedie: http://link.limo/5z0