Të pareformuarit s’mund të reformojnë

12 Korrik 2014, 19:46Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

 

Në Shqipëri të gjithë janë strategë, sidomos ata që janë edhe mëkatarët më të mëdhenj.

Aq shumë janë mbllaçitur në këtë tokë termat drejtësi, korrupsion sa të zë makina kur i dëgjon.

Katandisja e sistemit të drejtësisë në derexhenë që ndodhet sot, nuk ndodhi papritur, as nuk erdhën UFO-t për ta poshtëruar në këtë pikë.

Sistemi i drejtësisë shqiptare është një ndër pjellat e klasës politike shqiptare, e cila “me mund” ditë mbas dite arriti ta trafikojë aq sa ajo ia kaloi në pasurim edhe tutorit të saj, edhe pse herë pas here ia kthen borxhin dhe ia njeh nderin.

Në Shqipëri është utopi dhe demagogji t’iu mësosh studentëve ndarjen e pushteteve, pasi në Shqipëri të tre pushtetet ka kohë, shumë kohë që janë jo vetëm të pandashëm nga njëri- tjetri, por në raste çështjesh personale, jo kombëtare, janë dhe kërcënues ndaj njëri- tjetrit, është si biçim lidhje mazokiste, por që aq  e ka hapin, pasi ai stan atë bulmet ka dhe atë bulmet do të hajë.

Më i korruptuari i drejtësisë shqiptare nuk ka emër dhe mbiemër të saktë, siç po përpiqen të pompojnë opinionin mjeran dhe të lodhur shqiptar, unë nuk mendoj se ai është Gjin Gjoni, lista është e gjatë, është e frikshme, është “elitare”, vertikale, horizontale, gati- gati HD.

Por kurajoja për ta publikuar këtë listë nuk është e tillë, pavarësisht sofizmave, nuk është, pasi vetë politika e pareformuar dhe mëkatare shqiptare nuk ka moral të ketë kurajë, tashmë ajo ka vite që ka hyrë në një cikël pervers, fitimiprurës, të pazëshëm, të riciklueshëm me drejtësinë që është po pjellë e saj.

Ndaj të thuash do reformoj drejtësinë pa reformuar nënën që e polli, është paradoksale, cinike, një nënë me sëmundje të transmetueshme, doemos dhe fëmijën me të njëjtën sëmundje do e ketë.

Një parlament ku me kokrra numërohen dinjitozët dhe shqiptarët e mirë, kur ndërkohë pjesa dërrmuese e 140-es janë ushtarë të kryetarëve të radhës, kryetarë të cilët me dashje dhe për egoizëm antishqiptar, por edhe personal, shndërruan listat dhe sistemin zgjedhor në trampolinën e tyre “të jetës”, një parlament ku shumë syresh kanë paguar me lekët e grabitura po nga shqiptarët votat që iu kanë blerë po shqiptarëve, një parlament ku sundon shou dhe jo shqiptaria, e ka të pamundur të reformojë sistemin e drejtësisë shqiptare, pasi ai s’mund t’ia presë këmbët karriges ku është ulur.

Dihet që për të bërë këtë reformë jetike dhe kombëtare duhet gjithëpërfshirje politike, por kryeministri aktual, pavarësisht vullnetit fluturak, mos’ambicjes që ka realisht për të pasur delfinët e tij në sistemin e drejtësisë, pasojave personale që ka patur nga kjo zh’drejtësi, ai e di shumë mirë që prej 1 prillit 2013 se davanë në këtë ëndërr të tij e ka humbur, mjafton të shohë shokët në krah.

Pasi ambiciet imorale përherë e kanë një çmim, çmim që jo vetëm të bie si tigan në kokë, por dhe kurrë nuk të lë të çosh kokën, pavarësisht fjalëve të bukura që broçkullis.

Shkallmimi i mafies në drejtësinë shqiptare është një hap pas shkallmimit të mafies në politikën shqiptare, ky shkallmim nuk fillon nga Plepat e Durrësit, ku politika e Berishës filloi të prostituonte drejtësinë shqiptare, shkallmimi fillon nga pranimi i të vërtetave, fajeve, bashkëfajësive, heshtjeve dhe pazareve të pista, por këtë shkallmim s’e bën dot mëkatari, as sistemi, politik, ligjor, zgjedhor, që po ai vetë ka ngritur si jetëgjatësi personale antishqiptare, shkallmimin s’e bëjnë dot idhujt pa krena.

25 komente në “Të pareformuarit s’mund të reformojnë”

  1. Sapuni per djath i Rames says:

    Brisida me kujtove vargjet e Fan Nolit per njerez si Rama qe lene betejat rruges pasi kane hallin e tyre, ma shpif kur i jargavitet Metes sikur ska ndodhur asgje dhe sikur ne jemi budallenj, jazek.
    Dhe Feridi faqe ndron,
    Die shante, sot lëvdon
    Fryn bulçit’ e trumbeton,
    Që Katrani zbardhëllon.

    1. reformer says:

      analiza eshte e drejte, por eshte statike dhe pa prespektive, dmth merret me shkaqet dhe arsyet, por jo me nevojen uleritese per ta ndryshuar gjendjen.

      kur fillon te te kalbet krahu, atehere vete njeriu e kupton se duhet ta prese ate krahe, ndryshe do te kalbet i teri. pak rendesi se kush e ka fajin dhe perse arritem deri ketu. tani na duhet nje menyre per te shpetuar…

  2. desari says:

    te thuash eshte I korruptuar sistemi I bie te dhemi sejemi ne rendin e gabuar. Jo ,te kruptuar jane njerez me emer dhe mbiemer, me kostum dhe kollare dhe me raste korrupsioni te identifikueshme. Ata e kane kapur drejtesine dhe nuk e leshojne, por mbeshtesin njeritjetrin. Nje shkundje e forte duhat ta nxjerre drejtesine dhe gjithe vendin nga ky ngerç.

    1. Lleshi says:

      Ha..ha..ha.. O Dasare ! ha…ha..ha… kaq keq te jesh nga logjika , sa me fjlet e tua kundershton veten ? Ha…ha…ha… Si ? Si ? Ka njerez te korruptuar qe kane kapur shtetin dhe nuk e leshojne , por nuk e ka fajin sistemi ?

      Po a nuk duhet “sistemi” t’i pastroje vete gjate funksionimit te tij ? Atehere perse “sistemi” s’paska fuqi ? Atehere pra problemin e ka sistemi sipas teje !

      Ha…ha…ha… ka edhe homoerektus ne qarkullim ! Ha…ha…ha..

  3. fitnete says:

    Te lumte Brisida! Nje shkrim brilant nga permbajtaja dhe e verteta etij Te lexoj gjithmone sepse une me mire se kushdo tjeter e di ndershmerine tende kur ke punuar si specilaliste e profesioneve te lira ne Ministrine e Drejtesise dhe kur ishe Sekretere e LSI .Nga ajo ndershmeri nuk qendrove tek asnjra dhe tjera sepse ne Shqiperi duhet te jesh hajdut , servil i pamoralshem i paafte qe te te vlersojne sepse ka ardhur koha e imoralitetit dhe shkaperdredhjes se shteteit tone te dashur
    Vazhdo te shkruash dhe te denoncosh sepse keshtu i sherben me mire vendit dhe shqiptareve

  4. Pëllumb zaimi says:

    Merita? Edhe unë si ju mendoj? Shkrim kurajoz dhe bisturi që i shkon plagës tamam ku është? Balona Mimi u shfry si tollumbace në çështjen Imami? Sakt ,nuk mund ta bëjnë reformën në drejtesi të pareformuarit, nuk mund ta bëjnë ata qe nuk shkojnë te mitra që i polli? Kur nuk bejne dot ate qe duhet bërë na ngopin me përralla? Këtë bëri dhe Mimi me Imamin!? Hypi në balon dhe baloni u shpua si tollumbace kalamajsh!? Dhe më keq akoma mimi nuk dha doreheqjen për deshtimin e saj? Nderime autores për autopsinë ekzakte!

  5. MARA says:

    Nuk me pelqejne pesimizma te tilla te ekzagjeruara, sepse i deprimon njerezit e pafajshem dhe te ndershem. Drejtesia do te vihet ne vend, e nuk po biem te vdekur ja sot ja s’ka. Cdo gje do kohen e vet. edhe pas 100 vjetesh fajtori arrestohet e shkon ne burg, kete duhet ta dini ju zonja juriste modeste…

    sa per politikanet edhe ata te njejtin fat do te kene madje kemi edhe lajme te mira per bllokimin e ca pasurive te nje pjese te tyre.

    E mbaj mend shume mire zonje kur nuk arritet dot te ngjiteshit ke LSI, me njehere u kthyet nga Edi Rama dhe ndershmerisht me ka ardhur turp, kur kam lexuar shkrimin tuaj, duke ja kerkuar haptas fare Edi Rames, qe te zgjidhte njerez te mire…etj dhe sigurisht, qe e kishit per vete.
    Dhe tani deshtuat edhe me Edi Ramen dhe as qe e ve fare ne dyshi, se ju jeni e mbushur personalisht, pasi keni pretendime te shprehura hapur, por kujdes, sepse pas jush ka te tjere. ka plot njerez qe meritojne shume duke qene vertet altruist, por ne kritikat bejne kujdes sepse njerezit mbushen me helmin e mediave gradualisht dhe keshtu vjen ajo semundje MONSTER qe mer jete njerezish te pafajshe.

    prandaj jini me e kujdesshme sepse ky popull eshte i teri i traumatizuar, ca nga te vertetat e c nga shpifjet, e nuk po di t’i ndaje nga njera tjetra.
    Miqesisht

    1. Genci says:

      Brisi eshte bosse ne cdo kuptim ti qenke koqe kandari. Vetem rrena ke shkrujt. Ato qe thu bien ne kundershtim me nj tj dhe bosllikun e Brisit. Do te kete shkel ne kallo ne ndonje vend

    2. shqiptar says:

      Mara.me mire Gjikondi apo ata 19 halabake qe te perfaqesojne ty ne krahun e majte te parlamentit.militantet po e marin me qafe partine tende dhe jo Brizeidat.

      1. amerikan says:

        Shkurt, bukur, .. Sidomos me ate se ”pas 1 PRILLIT 2013 ” IDEALIZMI I ndonjerit qe perbetohej e sterbetohej para turmave u kthye papritur ne PRAGMATIZEM te skajshem dhe jo vetem kaq por po e kthejne kete ne nje kauze te nevojshme te jetes per gjithe shqiptaret… Brisida eshte ndryshe ajo ka parime do thoja dhe ata e bejne ate te vecante .. suksese BISIDA DHE DUHET TA DISH IDEALISTET NUK KANE VDEKUR TE GJITHE DHE SHQIPERIA KA PLOT NJEREZ ME PARIME TE CILET NJE DITE NDOSHTA DO ZGJOHEN PER TU BERE BASHKE E PER TE BERE DHE SHQIPERINE.. TUNG

        1. Otherwise you wouldn't do it... says:

          Brizida ti je pene e forte me talent dhe kupton prioritetet e problematikave te dites.
          Ti nuk shkruan per vehte ose te shkruash me neveri per turmen e “paditur” Ti shkruan thjesht dhe bukur dhe shkruan per kedo. Kjo eshte detyra e gazetarit qe ti e ben shkelqyer. Ti ke kocke te forte si gazetare dhe kjo te jep autoritet ne profesion.Ti nuk ke arsye ti servilosesh dikujt se ke aleat guximin dhe motivin per te shruar gazetari. Te lumte! Ti nuk shkruan hartime te klases peste me drunj dhe shpende me kafshe dhe zvarranike. Ti je tamam ne pozicionin qe te ka caktuar misioni i gazetarit ; ne opozite me pushtetin dhe me padrejtesite. Te lumte njemije here! Respekte.

  6. tolo says:

    Bravo Briseida.
    Mjafton te shohesh kush na udheheq ne shqiptareve sot dhe e kupton menjehere se keta UDHEHEQES jane qe te gjithe mekatare jane qe te gjithe hajna, kane bere milion e miliona Euro,duke vjedhur e genjyer kete popull. Dy nga UDHEHEQESIT e ketij populli jane edhe vrasesa , jo vetem hajna.
    Po i marrim me radhe duke filluar nga vrasesat Sali Berisha, ka vrare gjate gjithe kohes qe ka qene ne pushtet duke e mbyllur me Grdecin dhe 21 Janarin, pa folur per Sailun hajdut qe nga rruga e kombit perfshirja e te birit ne kontrabanden e armeve dhe Gerdecin.
    Lulzim Basha vrases ne 21 Janar si Minister i brendshem zbatoi urdherin e Berishes dhe vrau 4 qytetare te pafajshem dhe plagosi qindra te tjere.
    Edi Rama, mjaft i perfolur me lejat e ndertimit ne Tirane qe arrinte deri 100.000 mije $ per nje shesh ndertimi.
    Ilir Meta Krye/hajne i gjenden duart kudo ku eshte paraja, e faktuar edhe me video.
    Jane keta qe kane ngritur dhe mbajne ne kembe kete sistem drejtesie.Kur nderohen pushtet nderohen njerzit kryesore ne drejtesi e polici e jo sistemi, mbasi sistemi i sherben katershes se me siperme.

    1. - homeri- says:

      — analiste e shkelqyer …. kjo BRISIDA me duket si nje kirurge me eksperience te madhe qe kur bene autopsin e nje kufome ne morg , i percakton thjesht e shpejt … me nje te pare , te gjitha semundjet qe ka kaluar dhe arsyet pse i jane xhvilluar … eshte fantastike

  7. Skela says:

    Pergezime Brisida! Analize realiste dhe korrekte. Je nga te paktet qe prek te verteten. Suksesi punes se gazetarit eshte 90% vertetesi dhe 10% analize. Eshte e verteta qe te jep rendesi dhe prestigj si gazetar.
    Te uroj suksese te vazhdueshme.

    Respekt nga Skela

    1. mucostepa says:

      Skela si shume e kalon kohenne keto portalet, je ne pension? Ku e pe 90% VERTETESINE TI? Apo ke filluar te behesh megalomane??? Te ka ngelur ora ne kohen e merhumit, por kapitalizmi te flaku si lecke

      1. Skela says:

        Per Mucostepen:
        Brisida nuk i kerkon llogari kujt pse e shajne apo jane kunder. Se si e shikoj une vertetesine e fakteve ti nuk arrin ta kuptosh sepse ke komplekset e tua dhe keto te pengojne te jesh realiste dhe te shkruash pa paragjykuar kend e pa qene ne llogore politike. Kete qe ben Brisida psh ti nuk e ben dot sepse nuk mund te dalesh dot jashte genit. Kur e do puna te jesh e majte ngre lart Ramen dhe kur do te dukesh e persekutuar permend internimin e persekutimin.
        Une nuk jam flakur ndonjehere sidomos nga kapitalizmi i cili me ka shperblyer dhe vleresur aq lart sa ty sta merr mendja. Dhe e ka bere kete sepse kapitalizmi terheq vlera dhe i trajton me dinjitet.
        Mos harxho kohen me mua por meru me vehten tende qe te perdoresh me eficience pasaporten e te persekutuarit.

        1. mucostepa says:

          Skela e ke trurin ne vend? apo je ne jerm. Ik mor psikopat per cfar je tu folgjera te tmershme. Ku di ti per jeten time, fol ca te dush. Mos te shof me kurr komentin tend. na i shpifet psikopata

          1. Skela says:

            Sikur nuk perdora fjale fyese. Je ti qe po bredh pas meje ketu. Ky eshte shkrimi iu Brizides cpune ke ti ketu? Une nuk tu drejtova ty dhe nuk te permenda ty. Ti ske te drejte te me kerkosh mua pse me pelqen shkrimi i Brizides. Une ta dhashe sqarimin dhe me duket se ska ndonje gje te tmerrsme per ty aty.
            Brisida e ka bere shkollen diten dhe jo naten. Nuk ka bere shkolle psh si tek plepat.

            Por une them nje te vertete. Shkrimet e tua jane pa vlere dhe ti je shume e privilegjuar qe boton ketu. Te siguroj qe nuk do te merrem me me ty.

  8. Altin says:

    Kot ziheni Gjikondi esht njish e se vret nga idiotesirat ka koken e vet

  9. Majakovski says:

    Zonja Gjikondi ka guximin dhe i thote gjerat drejte ashtu sic kerkon nje demomraci e vertete.nuki lepihet ndonje lideri. Edhe nqs pretendon te jete dikushi e shikon qe vetem me njerez me karakter te drejte si ajo mund te kontribuoet ne demokraci ne shtetin e se drejtes dhe ketu ka te drejte ne pretendimin e saj.

  10. Agi says:

    Duan te ulin vlerat e shkrmit ndaj shajne Gjikondin. E kane sril tani

  11. pellazg 100% says:

    Thjeshte, drejt dhe sakte.
    Rama nuk duhet te shikoje vetem “shoket” qe ka ne krah, por edhe ata qe ka para, mbrapa dhe per me shume ne dore te kujt ka lene PS!
    Ka disa gjera qe i ka ne dore dhe i ben vetem Zoti, por ka shume shume gjera te tjera qe i ben kryeministri dhe Rama eshte kryeministri i radhes i vendit tone.
    Nderime Brisida dhe me shprese se dicka do te behet ne kete venin tone.

  12. Kela says:

    Shkrim brilant. Bravo Brizida.

  13. ARBER RADOMI says:

    E pa falshme per ju , qe po hezitoni te publikoni komentin tim , mbi shkrimin e mesiperm te Brizida Gjikondi7, ku nuk ka absolutisht asnje fyerje , sharje apo fjale banale !Vazhdoj te kembengul me force , per publikimin e komentit dhe Mero duhet ta beje kete , sikur edhe autore e ketij shkrtmi , te ishte zonja e tij !!!

  14. selman says:

    Shkrimi, per mendimin tim, eshte i ngjashem me shume shkrime kritike qe u behen politikes dhe qeverisjes ne Shqiper. Eshte nje metode universale dhe e provuar e shkuarjes ne rrenje te te problemit, ajo e 5Q apo 5 Pyetjeve ( Pse? ). Zonja eshte munduar ti jape pergjigje vetem nje Pyetjeje, gje qe nuk mund ti jape vlera nje shkrimi kritik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje