Forumi i Kroacisë/ Fule: Është koha që BE të pranojë Ballkanin Perëndimor

13 Korrik 2014, 13:11Rajoni TEMA

Është koha që Bashkimi Europian ta pranojë Ballkanin Perëndimor. Kështu u shpreh Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule në Forumin e Kroacisë, ku vuri theksin në vazhdimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Procesi i zgjerimit të BE-së është mekanizmi më i suksesshëm transformues. Është koha ta pranojmë Ballkanin Perëndimor”, tha Fule gjatë fjalës së mbajtur në panelin me temë “BE- Integrimi i Ballkanit Perëndimor – Ngjashmëritë dhe dallimet” në kuadër të Forumit të Kroacisë.

Eurokomisioneri Fule theksoi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet parë si “pjesë e vendimit dhe jo si pjesë e problemit”.

Ai pranoi se në BE gjithnjë e më shpesh flitet për lodhje nga procesi i zgjerimit, për të cilën, sipas tij, një prej shkaqeve është edhe ajo se BE-ja prej disa vitesh po ballafaqohet me krizë ekonomike dhe financiare.

“Për këtë shkak procesi i zgjerimit të politikave ra në plan të dytë”,  theksoi Fyle.

Ndërkohë, më 15 korrik, në Dubrovnik (Kroaci) do të zhvillohet samiti vjetor i shefave të shteteve nga Evropa Juglindore ku do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi zyra e shtypit e presidentit kroat, Ivo Josipoviç. Takimi do të jetë vazhdim i dialogut strategjik mes liderëve të rajonit të Ballkanit.

Në takimin në Dubrovnik do të marrin pjesë presidentët e Kroacisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Sllovenisë, Serbisë dhe Malit të Zi si dhe tre anëtarë të presidencës së Bosnje-Hercegovinës. Temë e samitit do të jenë edhe gjendja politike dhe marrëdhëniet në rajon, vazhdimi i politikës për zgjerimin e BE-së, projekte kyçe infrastrukturore në këtë pjesë të Evopës, përfshirë përfundimin e autostradës së ashtuquajtur Jon-Adriatik dhe të korridorit hekurudhor si dhe politika energjetike.

2 komente në “Forumi i Kroacisë/ Fule: Është koha që BE të pranojë Ballkanin Perëndimor”

  1. LUANI Tema says:

    Eh more Fule nuk na duhet Ballkani neve, por kur do futemi ne shqiptaret: http://bit.do/Ne-cfare-viti-mund-te-jete-Shqiperia-anetare-e-BE

  2. Fyell mbete ter jeten edhe ti pfffffffffff

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje