Këshilltari i Ramës: Maqedonia të bëjë transparencë për dënimin e shqiptarëve

12 Korrik 2014, 09:04Rajoni TEMA

“Nëse Gruevski e do një Maqedoni stabile, atëherë duhet të bëjë më shumë përpjekje që problemet në Shkup të zgjidhen me dialog”.

Kështu shprehet Shkëlzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit Edi Rama për rajonin, në një intervistë për GSH-në mbi situatën në Maqedoni.

Ndërsa thekson se kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski duhet të tregojë faktet kyçe që gjykata e Shkupit përdori për dënimin e gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”, vëren se për këtë proces ka një lloj mistifikimi.

Ai ndalet në deklaratat e partisë VMRO-DPMNE kundër Ramës, por nuk lë pa kritikuar edhe qëndrimet e BDI-së.

“Partitë politike shqiptare duhet të kenë kujdes. Edhe ato duhet ta monitorojnë protestën. Kjo vlen sidomos për BDI-në, se ka qenë dhe është në pushtet, por edhe PDSH-ja ka përgjegjësinë e vet. Nuk është koha që në Maqedoni të kemi një luftë të re, nuk është koha për një konflikt ndëretnik të shkallës së lartë”, shprehet ai.

Pyetjes se përse Shqipëria qëndron pasive dhe nuk kërcënon, sikundër bëjnë fqinjët kur ju cenohen bashkëkombësit, Maliqi i përgjigjet: “Po ta bënte Shqipëria këtë, nuk do të ishte vetëm Greqia pengesë për integrimin e Maqedonisë”.

5 komente në “Këshilltari i Ramës: Maqedonia të bëjë transparencë për dënimin e shqiptarëve”

  1. tourkofagos says:

    kete kafke paska keshilltar Rama!!!???
    sothikame…………..

    1. Pelasgian says:

      pse e njeh ti aguridhe kte ???”

      PS – Dmth juve ju intereson ” integrimi ” i Monkeydonise ne Evropi prandaj rrini pasive ? Po a e di o ” kafke ” ( mire e ka ai atje lart ) qe vet Shqiptaret atje s’duan asnje mute integrimi se ai shtet i konsideron si qytetare te nivelit te dyte ?

      Merrni shembull pak nga konflikti i Monkeydoni – Gerr-qi !

      Gerrqia s’leshon per per nje lesh emri ( qe edhe sikur ti njihet Fyromit ata kurre sdo kene shancin per te marre veriun e Greqise ) .

      Nga ana tjeter Fyromi do te mbaje ate emer per te treguar se eshte ne kto troje qysh nga lashtesia pavarsisht se flasin Bullgarisht dhe per kte kan vendosur te sakrifikojne gjdo integrim ( kan statusin e vendit kandidat qe nga 2005 ) , edhe ne NATO po e njejta gje ndersa Shqiperia me gati 1 miljon Shqiptar atje qe keqtrajtohen nga ai palo shtet na rri pasive se ka hall se mos i pengon integrimin Monkeydonise ????’?

      Po pse ju perpin dheu mor rraccccqiiiima aaaa ?

  2. klidi says:

    Normalisht do behej transparence nese do kishim nje shtet me te forte se ky qe kemi: http://bit.do/ja-pse-u-denuan-shqiptaret-e-maqedonise

  3. Blerina says:

    Problemi i mos integrimit te maqedonise qendron ne ate se as shqip-folsat e maqedonise as bullgar-folsit e maqedonise nuk jane evropjane ne mendesi – te dyja palet jane orientale!

  4. transparence says:

    Shqiperia ka problemet e saj ndaj do ishte mir qe Maqedonia te mos manipuloj politiken duke na e futur neve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje