Rakiç paralajmëron largimin e ‘Adem Jasharit’

10 Korrik 2014, 19:21Rajoni TEMA

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiç, tha të enjten se vendosja e vazos së betonit me emrin Adem Jashari në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës, është bërë pa lejen e organeve komunale.

Sipas tij, aktivitetet jolegale nuk kontribuojnë në stabilizimin e situatës në Mitrovicë.

“Pres të mbizotërojë arsyeja dhe që organet përgjegjëse, para se gjithash policia dhe inspektorati të kryejnë punën e tyre ashtu siç duhet”, ka thënë Rakiç.

Rreth sheshit të ndërtuar mbrëmë nga shqiptarët e veriut ka reaguar edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Ksenija Bozhoviç, e cila ka kërkuar ndërprerjen e të gjitha ndërtimeve, të cilat nuk kanë leje nga Kuvendi Komunal./ZERI

7 komente në “Rakiç paralajmëron largimin e ‘Adem Jasharit’”

  1. ISLAMOFAGOS says:

    SHume mire bejne !!! S’esht heroi i tyre!!!

    1. lemi says:

      edhe na kemi me largu xhorxhin e gordanen.

    2. Agron says:

      Meqe s’eshte heroi i tyre le te shkojne ti gjejne heronjte ne Serbi se dhe Mitrovica nuk eshte vendi dhe toka e tyre.

    3. Epiri enchallon says:

      Herojt edhe Paraardhesit Serbet le ti kerkojn te Karpatet o spiun i infiltruer serb;) , e keni mbushur shqiperin me spiune beogradi edhe neper forume. U siguroi qe po fillpi zjarri , do te digjeni vet ne te!

  2. iliria shqiptare says:

    Mitrovica eshte SHqiperi dhe ku eshte SHqiperi eshte normale te emertohen rruge e sheshe me emra te heronjve shqiptare.Edhe ne Janine e Preveze duhet te perkujtohen heronjte tane.

  3. bugazi says:

    mendoj se ndeshja finale ende nuk u lujt me srbin ose na ose ata na po e jo ata.

  4. Vladimir says:

    Absolutisht Adem Jashari eshte nje figure e ndritur ne hisorine e Kosoves dhe te kombit shqiptar, por jemi nisur per ne Europe, bashke me fqinjet tane. Le te ulen njerzit e urte te te gjitha etnive dhe ne mjedise te perziera te vendosen emra qe bashkojne e te pranueshem nga te gjitha palet. Dialogu dhe logjika duhet te na paraprijne e jo vendime te marra nxitimthi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje