Agjenti i skandalit SHBA- Gjermani ka ndihmuar në ngritjen e AKI në Kosovë

12 Korrik 2014, 10:00Rajoni TEMA

Vështirë të gjesh ndonjë zhvillim me rëndësi ndërkombëtare, ku të mos ketë ndonjë detaj shqiptar.

Kështu ndodh në Siri dhe Irak, kështu ndodhi edhe me rastin e Krimesë, kur rusët përdorën kartën e vetëvendosjes si në Kosovë, kështu po ndodh edhe në skandalin më të fundit në Gjermani, ku janë arrestuar dy persona, që dyshohet se spiunonin për SHBA.

Sipas ZDF, personi i dytë i arrestuar si spiun i amerikanëve është një ekspert për Ballkanin dhe ka punuar në Kosovë.

KD raporton se oficeri K., 37 vjeç, ka qenë këshilltar i lartë i komandantit të KFOR-it në Kosovë dhe ka qenë i përfshirë në krijimin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Zyrtari gjerman dyshohet se u jepte informacion amerikanëve në lidhje me një hetim parlamentar në Gjermani mbi aktivitetin e NSA-së amerikane.

7 komente në “Agjenti i skandalit SHBA- Gjermani ka ndihmuar në ngritjen e AKI në Kosovë”

  1. Kosta says:

    nuk munde te gjente teren me te favorshem per te realizuar aktivitetin e tije te spiunazhit……

  2. vostok says:

    A ka ndonje gazetar me kellqe (po e di qe nuk ka) ta pyes Victoria Nuland qe do vizitoji Tiranen se cfare nenkuptonte me shprehjen “FUCK EU” ne ate telefonaten qe ju pergjua ne Ukraine?

    Ka nevoje te ve linkun ne Youtube apo e gjeni dhe vet?

    Jo per gje po neve si vend qe presim anetarsimin na intereson kur shkon EU per Fuck.

    1. Shqiptari says:

      Gojet e liga flasin se Nulandin e mori malli per ne, dhe si peshqesh do na sjelle 200 muxhahedine te tjere si shenje e miqesise se forte mes nje plehrashkarkueseje (usa) dhe nje koshi plehrash (albanistan)

  3. analist says:

    Lajm koti.
    Dihet se ai zoteria ka punuar diku dhe paska punuar edhe ne Kosove dhe pastaj?

    1. Dardanet says:

      Cfare domethenje ka kjo, nese ai ishte apo jo ne Kosove.Ka me miera te huaj qe sherbejne per shtetet e tyre,ne Kosove dhe shtete tjera,kjo eshte normale dhe asgje e cuditshme.Me e cuditshme eshte psh.rrahja e deputetve ne Kuvendin e Shqiperise,ose kultivimi i kanabisit ne tere Shqiperine kolumbiane.

  4. ndihmuar says:

    çdo shtet ka dhen kontributin e tije ne permirsimin e nivelit te jeteses te ksaj pjese te Evropes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje