Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ishte e ftuar nderi në samitin e Dubrovnikut, ku merrnin pjesë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në një konferencë për shtyp, Merkel tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë anëtarësimi.
“Të gjithë shtetet që janë mbledhur këtu, kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE. Kjo do thtoë që një ditë procesi i anëtarësimit do mbarojë dhe ju do jeni pjesë e BE. Këto nuk janë fjalë, shihni shembullin e Sllovenisë dhe Kroacisë,” tha Merkel, duke shtuar se kjo varet nga aftësia e secilit vend për të bërë reforma.
Kancelarja tha se në këtë takim ka vënë re se ekziston vullneti për të tejkaluar problemet.
Ajo kërkoi bashkëpunim më të madh mes vendeve të rajonit dhe premtoi më shumë ndihmë nga BE për çështjet e energjisë dhe infrastrukturës.
Ajo tha se 11.7 miliardë euro do jenë në dispozicion për tre vitet e ardhshme.
Merkel nuk e la pa theksuar se të gjithë drejtuesit e ish- vendeve jugosllave dhe Shqipëria do jenë të ftuar në një samit në Berlin më 28 gusht.
Sipas saj, qëllimi është që të diskutohet si të kapërcehen pengesat dhe projektet të bëhen realitet.
Kancelarja gjermane vlerësoi edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo tha se janë bërë hapa të rëndësishëm, por ky nuk është fundi i procesit.
Sipas saj, negociatat me Serbinë do varen edhe nga procesi mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas saj, ajo ka folur për një proces ku të gjitha palët janë të fituara, nëse bëjnë kompromise.
Nje dite do te jeni atje ku jua ka kokrra e qejfit, POR deri atehere mbajeni me shkume!
nje dite do jeni ne BE, atehere kur te keni arritur mireqenien e sdo keni nevoje me jo dhone lek……..me i fjale kurreeee…..
Keshtu tha dhe Berkeli para 30 vjetesh.Viva Sali Zapata!
Po shume e drejt nje dite do jemi ne BE, njesoj si ne kohen e otomanizmit ,kurre te gjithe kombet kerkonin pavarsi neve deshem te
qendronim nen peradorin otomane,Neve na duhet te jemi shtet protectoriat te gjermanis qe te jemi ne Evrope ,dhe kjo arrihet me referendum, kurse patriotet e medhenje le te shkojn en kosove.Vetem protektoriatizmi I shqiperis per nje periudhe 100vjecare do ishte nje zgjidhje ideale per ne, dhe do te sjell te mira per popullin shqiptare.
pasi te arrijm aty do do te shohim sesi te dalim.
Nje site prej suresh do jeni ne evrope ku haet e piet dhe nuk punoet.
Dhe tani kthehuni me kurriz dhe prisni sa te vije ajo dite dhe te vine evropianet e t’u gudulisin tek barku…
Ah! Se desh harrova… mos u ngrini te shkoni ne banje per te dhjere po beeni atje ku flini se u pastrojne evropianet kur te vini ne evrope.
Jukner deklaroi sot se sa te jem une ju do te tundni deren
Shqiperia vetem ne 2025 do futet ne BE: http://pollsdb.com/ja-kur-mund-te-futet-Shqiperia-ne-BE
Une jam plotesisht dakort me,kopi.