LDK: Ilir Meta uroi Mustafën për zgjedhjen në krye të Kuvendit

17 Korrik 2014, 17:39Rajoni TEMA

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një njoftimi, bëri të ditur se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Isa Mustafën për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.

“Kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, sot pranoi një telefonatë urimi nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Kryetari i i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, uroi Kryetarin Mustafa me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari Mustafa dhe Kryetari Meta, u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë parlamentar dhe shkëmbimin e përvojave më të mira parlamentare,” thuhet në njoftim zyrtar.

5 komente në “LDK: Ilir Meta uroi Mustafën për zgjedhjen në krye të Kuvendit”

  1. Analist Komentatoro Politolog-Llafollog Qim Nurellar says:

    Hajde krylope hajde. Kjo eshte diplomacia e Rilindjes. Peshku ne det, tigani ne zjarr.

  2. LAKU says:

    Telefonin ngreja po mos e tako kte hajdut se e mer virusin menjehere or ISE.

  3. DRENICA E KUQE says:

    Mos e uro t’zezen o Ilir Meta, se tuj e uru t’zezen kemi arrdhur deri ketu ku jemi. Ne piken m me M t’madh!Isa eshte shkolla me e keqe “shqiptare” e Beogradit ne Prishtine.
    Edhe mos harro se e dine fort mire shkiet ke e kane shkollue, si e kane shkollue dhe ke kane mbajtur ne pushtet per 100 vjet dhe atij ia dhane voten, e Isa eshte nje nder ta!… Me grushtshtet behet edhe “Kryekuvendar”!… Medet, e medet, Shqiperia e ime, ç’te ka gjetur!…

    DRENICA E KUQE

  4. shpetimi says:

    Nuk eshte pak sa i nxituar ky urim?!!!!

  5. malo says:

    + Qe Ilir Meta eshte nje koqe gomari, kjo dihet. Por qe te uroje ne emer te Parlamentit shqiptar nje veprim atiligjor qe kryen nje grup pro serb ne Kosove, eshte e pa pranueshme. Por ske çi bene, kur popul;li zgjedh per ta udhehequr njerez te shitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje