Autobusi i linjës Salzburg- Prishtinë del nga rruga në Rudarë, 32 të plagosur

19 Korrik 2014, 11:46Rajoni TEMA

Të paktën 32 persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor.

Një autobus nga Podujeva, i cili udhëtonte nw drejtimin Salzburg- Prishtinë, ka dalë nga rruga afër Rudarës.

Televizioni publik serb raporton se fatkeqësia ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit.

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur ekipet e ndihmës së shpejtë nga Prokuplja, kurse në ndihmë iu kanë ardhur edhe kolegët nga Kurshumlija dhe Nishi.

Drejtoresha e spitalit në Kurshumli, Uranija Petroviç, i ka thënë agjencisë së lajmeve Beta se 10 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje