Një sasi prej 5 mijë dollarësh me prerje 100, gati për t’u hedhur në treg u sekuestruan nga policia e Tiranës. Dollarët mendohet se futeshin në Shqipëri nga Zvicra nga një grup kriminal, i cili sipas hetimeve të para, shfrytëzonte përdoruesit e drogës për të nxjerr në treg kartmonedhat.
Dy përdoruesit e drogës përdoreshin për të këmbyer dollarët falsë në një pikë këmbimi valutor, ndërsa dy persona të cilët i shfrytëzonin i prisnin me makinë jashtë.
Policia thotë se operacioni i koduar “Distinktivi” u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Nasufi dhe H. Taka, të cilëve iu sekuestrua edhe shuma prej 5 mijë dollarësh.
Gjithashtu u zbulua si pjesë e këtij grupi edhe shtetasi E. Piraçi, i arrestuar më herët nga policia. Ky i fundit mendohet se ka futur sasinë e dollarëve false në vendin tonë nga Zvicra.
Operacioni është kryer nga drejtoria kundër krimit ekonomik në policinë e Tiranës.
Sa leke fallco ka qe qarkullojne: http://bit.do/claudia-romani-amazing-photos