FOTOT/ Policia asgjëson 800 bimë narkotike në Salari të Tepelenës (Video)

18 Korrik 2014, 09:16Sociale TEMA
FOTOT/ Policia asgjëson 800 bimë narkotike në Salari të

Policia e Tepelenës shkatërroi 2 parcela të mbjella me kanabis në zonën e Salarisë.

Operacion i koduar “Bambulli” u shtri në shtratin e përroit të Salarisë në afërsi të lumit Vjosë, ku janë zbuluar 500 bimë narkotike.

Disa metra më tej janë gjetur edhe 308 fidanë kanabis të kultivuara në kubikë, gati për t’u mbjellë në tokë.

Bimët dhe fidanët janë asgjësuar në vend me anë të djegies dhe disa bimë dhe fidanë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ka grumbulluar në vendngjarje prova që të çojnë në evidentimin e autorëve.

6 komente në “FOTOT/ Policia asgjëson 800 bimë narkotike në Salari të Tepelenës (Video)”

  1. Bardhyli Vlore says:

    Edhe te fshati I Gramozit?

    1. Prec Ulaj says:

      Ky e ka emrin Shteti Shqiptar!
      I lumte Saimir Tahirit qe po i shkon detyrave deri ne fund me vendosmeri.
      Mos harroni lojerat e fatit te Shkelzen Berishes, futini dhe nje dallge tjeter, sa ti mbysni morrat e Berishes.

  2. cecua nga salaria says:

    na i lini mooo se skemi cu japim kengetareve greke kur te vijne

  3. once more says:

    eh ska fshat ne Shqiperi ku nuk eshte mbjell droge: http://bit.do/vazhdon-lufta-online

  4. Marjuana says:

    Policia asgjeson 800 rrenje bime narkotike ne Salari te Tepelenes, kurse ata qe i mbollen iken ne drejtim te paditur…me siguri kane qen kusherinjt e Saimir Tahirit.

  5. Lisen says:

    Ore kjo albania paska qen e tera e mbiellur me droge jo vetem lazarati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje