Braçe: Të zbardhen transaksionet e paligjshme të Fazlliçit dhe Argita Berishës (VIDEO)

17 Korrik 2014, 12:44Sociale TEMA

Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë kërkon zbardhjen e çështjes së serverit të tatimeve, pasi në këtë mënyrë sipas ligjvënësit socialist, do të mund të zbardhen edhe transaksionet e paligjshme të bëra gjatë qeverisë “Berisha” nga vajza e tij Argita Berisha dhe biznesmeni serb Damir Fazlliç.

Në seancën parlamentare, Braçe duke marrë fjalën theksoi se historia e serverit të tatimeve u krijua për të fshehur pikërisht këto transaksione të paligjshme. Ai tha se duhet zbuluar se kush është Elton Ropi i “IKUB”, i regjistruar në serverin e tatimeve, pasi sipas Braçes vetëm në këtë mënyrë mund të zbulohen autorët dhe përgjegjësit për këto transaksione të paligjshme, dhe të vihen para drejtësisë.

Në vijim deputeti socialist tha se këto transaksione i janë shmangur detyrimeve fiskale të shtetit shqiptar duke shtuar se këto janë shuma të mëdha që i mungojnë buxhetit të shtetit, dhe sipas tij kjo është bërë me vetëdije të plotë nga qeveria paraardhëse.

 “Nga biznesi i vogël janë arkëtuar më shumë para, dhe kjo do të thotë se edhe pushtetit vendor i janë transferuar më shumë para. Kjo nuk do të thotë se duhet të heshtim përballë transaksioneve të paligjshme. Ka kohë në media që publikohen fakte për transaksione me miliona euro të oligarkëve të Serbisë të mbështetur nga Qeveria e Berishës. Ai nuk ka dashur kurrë të marrë detyrimet ligjore për këto transaksione. Sot kam një pyetje, kur do të vihen nën kontroll transaksionet e Fazlliç dhe Argita Berishës, dhe për të llogaritur nëse nuk ka ndodhur të gjitha detyrimet ligjore të tyre. Kanë kaluar 300 ditë të mjaftueshme për të vënë nën kontroll këto transaksione. Duhet të kuptoni se historia e serverit të tatimeve u shpik për të mbajtur nën kontroll këto transaksione të paligjshme. Unë ende edhe pse kanë kaluar 10 ditë, të gjithë qytetarët e Shqipërisë duan të dinë kush është Eltoni, që u regjistrua në serverin e tatimeve. A ka të bëjë ky veprim me transaksione që kanë qenë jashtë kontrolli dhe me vetëdije të plotë?”, theksoi Braçe.

Deputeti socialist tha ndër të tjera se hetimet ndaj transaksioneve duhet të bëhen edhe më mbrapa në kohë për të zbuluar plotësisht abuzimet e kryera pasi sipas tij në rast të kundërt do të thotë se puna e qeverisë ka dështuar.

“Nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes edhe transaksionet e kryera edhe më herët, të cilat janë para të munguara të detyrimeve fiskale. Nëse nuk kontrollojmë këto transaksione do të thotë se kemi dështuar”, u shpreh deputeti Braçe.

29 komente në “Braçe: Të zbardhen transaksionet e paligjshme të Fazlliçit dhe Argita Berishës (VIDEO)”

  1. Çimi, shoku i Melaminit Beratit! says:

    Fajin e ka Saliu…….
    Na cate trapin me llafe.
    Voten njerzit ja u dhane per pune, e jo per pyetje & justifikime.

    1. devi says:

      Bravo Erion! Te kishte ky parlament edhe 3-4 si puna jote dhe e Taulantit do te ishte ndryshe Shqiperia. Jeni te vetmit qe godisni ne thelb problemin. Ministrat e drejtoret flene gjum… Po pse ore qe te vegjetojne ju dhame voten ne, apo sa u bene ministra na harruan? Duke filluar qe nga ai b.q. erion veliaj. Z Brace ti duhet te ishe minister i financave dhe jo Cani qe i ben zbor edhe analfabeti funksional Arben Ahmetaj.

      1. Viktor says:

        Erion ti nga e di qe transaksionet jane te palgjishme apo qe nuk jane paguar taksat ? Kush ta ka thene dicka te tille apo cili institucion i qeverisjes tende ta ka konfirmuar ne fshehtesi kete gje ? Sigurisht qe askush sepse te tjereve nuk u flet menderja para mendjes si te ndodh rendom e vecanerisht atehere kur na the se me sarina mund te lash duart.

        1. Prec Ulaj says:

          Victor, Viktori tu befte nena dhe moj.
          Prandaj e mori demontimin e armeve Italia, se eshte vend “injorantesh”. Sa veta u semuren nga Sirina e “rrezikshme”?
          Ju jeni kokrra e hajdutit dhe dembelit, kur ju ngacmojne Saliun, beheni sikur po ju ngacmojne mamane, jo babane.

          1. Viktor says:

            Ulu prec edhe lexo ne internet qe sarina eshte gazi me i fuqishem helmues sot per sot. 100 here me helmues se cianuri. Pasi ta kesh lexuar mos u cudit kur te degjosh ne you tube erion sarinen teksa i shpjegon qytetarit se me te mund te lashe duart pa problem.

    2. Pit bull says:

      Konosh ishte konosh ngeli bracja
      Ka vite thote do bejme kete do bejme ate
      Nje ver te madhe ka bere tek byth e vet, sben burri kshu llafe plot e pune hic
      Ske faj shqiptaret ngopen me lug bosh , here tjeter beji punet para se te dalesh ne parlament se le koqen e namit me 85 deputet dhe 1000 000 vota

      1. Prec Ulaj says:

        Nqse ty te duket aq pa efekt keto akuza, dil me emrin tend, por je fshehur, ndersa Erjon Brace i ka dale perballe Shpellarit kur kishte bodyguardet Tropojane qe jane kokepalare dhe trushpelare, dhe te rrembenin femijen pa ju dhene urdher dy here.
        Juve ju duket e kollajte nje akuze ne Parlament.
        E pate si e hengri drurin Strazimiri per nje akuze?
        Bravo Erjon Brace, ti ke ngelur i paster dhe vazhdo te luftosh kupolen e krimit, familjen Berisha.

  2. vlora.aj says:

    Bla bla bla , keni nje vit ne pushtet .Sate vinit duhet te benit nje aksion te madh fshese.

  3. Trimi i Xha Jahos says:

    Bjeri, Erion!

  4. ÇIMI says:

    Boll bere zhurme o z. Braçe. Ke nje jete ne parlament dhe vetem bene ham ham. Po mire e ke ti se gjerat e tua i ke ne rregull ne te tjeret le te vdesim. Hajt se dhe ti vegle Berishes je ashtu si kryetari PS dhe ai i LSI.

  5. akrepi says:

    Kujt ja kerkon ta beje kete o Z.Brace? Bejeni cfare prisni nuk i duhen kujt llafet por veprimet konkrete,apo prisni te zhduken gjurmet.

  6. jiimi says:

    ikmi lavire e futet ne borxhe ate vende do ta beni me keqe se greqia

  7. tani97 says:

    Elton Ropi eshte aksioner i vogel tek Ikub. Thjesht 15% ka. Nderkohe Romeo Sherko ka 41.5% (dhe ky eshte pronari i pare i kesaj firme) dhe fuqine e mbetur e ka Grigor Joti (Infosoft) nen emrin e Armando Sharres (punetor i Infosoft deri para ca kohe, tani gdhihet pronar i madh qofte ne Infosoft e qofte ne Ikub).

    Tani, Brace mos te beje budallin sikur nuk kupton se e tere bota (dmth bota qe ka peshe) e di rolin e Infosoftit dhe Ikub ne te tere sistemet informatike shqiptare te bere ne 8 vitet e fundit.

    A kane dore keta ne zhdukjen e te dhenave tek tatimet? Pse jo, ne dore e kane sistemin. Por Brace duhet te shohe dhe rolin e Ministres Harito, aq shume e perfolur per lidhje te forta me Ikub.

    Premtuan transparence? Ne nuk shohim transparence!

    1. LORA says:

      Kam bindje qe Brace i di keto,qe ju shkruani,prandaj u bertet fort dhe publikisht te veteve.
      Per mua,ai eshte teresisht ne funksionin e vet,si kryetar i grupit parlamentar te ekonomise.

  8. Taku says:

    O z Braçe kur ti merr fjalen ne parlamentin shqiptar dhe macja me iken ne dhom tjeter o i uruar.. Rri rehat se sa do te flasesh o derman ne qe te njohim nga afer e dim se cfar ordineri dhe hajduti.. Do vish tek tiku ha ndonje barbun falas , se sa me morri ne tel me tha mbeturinat i ruajta per Erjonin

    1. Prec Ulaj says:

      Qenke kryelegen ti qe e pergojon, shume i ulet.
      Erjoni mund te haje ndonje barbu , edhe falas, sepse ai Restoranti e ka per nder, por ti me duket se te kishte vene Saliu te pergjoje Erionin cfare hante dhe fliste.

  9. moisiu says:

    Edi Rama nuk gjurmon milionat e familjes Berisha ,por do me nxjere dhjam nga pleshti me taksat qe i vendos popullit per telefon,per mos regjistrimet e banesave qe shkon taksa shume e madhe ,per cdo familje duhet te kemi nga nje jurist te dime cfare taksash kemi,le te shpallen te gjithe taksat dhe te orjentohemi per ti paguar.

  10. Meri says:

    Shume mire e ke ti Brace. Por ka kaq kohe qe thuhet ky e ai ka shkaktuar dem (sic eshte dhe demi i borxheve ndaj biznesit sidomos atij te ndertimit), por ende nuk thuhet si do behet c’demtimi. Ne kohen e diktatures demin e shlyente ai qe e shkaktonte. Madje edhe nese pushohej nga puna padrejtesisht nje punonjes, nese gjykanta vendoste keshtu, atehere rroga i mbahej drejtorit. Kjo ben qe tjeter here ai qe merr vendime te mendoje mire para se te marre nje vendim.
    Keshtu: demin ne rrugen e kombit, qe eshte turp ta quash ashtu, ta shlyeje Luli me gjithe Saliun. Tere ata qe hoqen nga puna dhe fituan gjyqet duhet te marrin pagat e caktuara nga gjykata, nga ata qe i pushuan nga puna. Psh ata qe u hoqen nga bashkia e Tiranes ti shperbleje Luli tani. Vetem keshtu vihet ne dine shteti. Se kur keto dalin nga buxheti i shtetit dmth ti paguajme ne prape.

    1. Ciniku says:

      Ke thene nje te vertete te madhe. Po e bukura nuk mbaron ketu. Jo vetem qe askush nuk kujtohet tju kerkoje pergjegjesi financiare e penale atyre qe i shkaktuan miliona euro humbje buxhetit te shtetit, por sot shumicen e tyre i ke ende ne postet qe kane pasur sepse edhe ata kane rilindur. Dhe shembujt konkrete jane aq shume sa duhet nje nate dimri per tu shkruar.

  11. ريال ريال ريال ريال says:

    Mero djali !Mbas lajmit te censurimit te adresave ,Temes po i lej
    Shendene .

  12. mushkonja dhe ngjala says:

    PATJETER -POR TE ZBARDHEN EDHE SA KUSHTOI NGJALA QE HENGRI RAMA TEK META:PO ASHTU PALLATET E KOQOS;RAMES E LINDES GJAFAJ E ABAZIT:DOSHIT E FIDEL YLLIT;:DO TE SHIFNI SE QELBESIRAT E RAMES QELBEN NE PARATE E DROGES:

  13. Gezimi says:

    Shume fjale, asnje veprim konkret! Keshtu nuk vendoset drejtesi! Zbatoni ligjin te shohim konkretisht qe u vu drejtesia ne vend, perndryshe thjeshte bejme lloqe Kavaje! Kemi kaq kohe qe e ngreme zerin, pasi gjerat bejne muu…, tani mendojme se kemi te bejme thjeshte me mashtrime….

  14. wwww says:

    Gjithmon ka pasur shteti nga nje sherbyes qe nxirrte tellalet.
    Ne kohet tona kete pune e ben ky drogmeni i vogel .
    Para kane boll keta te PS ,tani bejne sikur po nxjerrin kush jane
    Parallinjte e vertete ,por boja do ti dali shume shpejt,sic i doli
    Paraardhesve te tyre .

  15. Ciniku says:

    Dikush duhet ta zgjoje Bracen nga gjumi i opozitarit dhe ti thote se prej nje viti partia e vet eshte ne pushtet.

  16. Eduart says:

    O Erion, po si nuk u lodhe duke masturbuar???

  17. beci says:

    Ore nga kush presin keta legenat qe te veproje? Akoma kujtojne se jane ne opozite. Zgjohuni o legena jeni maxhorance. Boll na shitet dengla

  18. nori says:

    Ishalla i lexon o Brace keto dhe te gjithe qe te shkruajne,je djale dhe trim dhe kurajoz, ti flet dhe ben mire qe flet, po cfare do te behet, se dilni dhe na i rrjeshtoni keto nje e per nje, populli i di keto dhe shume gjera, juve qe ju kemi aty qe te zbatoni ligjin cfare do te beni, nuk kemi nevoje me per llafe, dijeni qe jemi akoma aty ku kemi qene, u cimentos cdo gje perpara dhe ju e kini te veshtire, po si, nuk duam llafe por vepra, ky popull nuk ka me nerva, kur mendojme qe ata kane siguruar 10 breza.Atehere?

  19. shqipetaret e vertete says:

    Erion.Ti je shqiptar i denje per ne Kuvend.Shqiperia dhe kombi shqipetar mund te shpetoje vetem ne qofte se digjen te gjalle hajduteria e fashizmit te sali berishes.Te vjen keq qe ky fashizem(vjedhje,vrasje,trafikant) nga me te ndyret ne bote nuk denancohet hapur nga shqipetaret sot.fashizmi i hajduterise te familjes te sali berishes na ndyne kombin,na ndyne simbolin e vecante ne bote te mirasise dhe bujarise te Nene Terezes.per kete duhet te digjen te gjalle dhe bashke me nipin e hajdutit ,nexhmije hoxhen dhe hiri i tyre te flaket ne det.Vetem keshtu shpeton Kombi shqipetar dhe brezat qe do vine.

  20. shqipetaret e vertete says:

    PD eshte parti fashiste e trsheguar nga fashizmi zogut,te fashizmit te enver hoxhes,te fashizmit te fatos nanos,kastriot islamit,rexhep meidanit, dhe ta fashizmit tradicional ne shqiperi qysh prej 100 vjetesh.SHBA,BE,NATO te pastroje kombin shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje