Tregtarët e ish- Uzinës Dinamo protestojnë sërish, tentojnë të hyjnë me forcë në prefekturë (VIDEO)

17 Korrik 2014, 10:34Sociale TEMA

Tregtarët e ish- Uzinës Dinamo kanë vazhduar protestat e tyre, këtë herë duke u zhvendosur përpara prefekturës, e cila miratoi vendimin për mbylljen e tregut të tyre.

Dhjetëra tregtarë kërkuan takim me prefektin, ndërsa tentuan që të hyjnë me forcë në prefekturë.

Ata nuk janë lejuar nga policia.

Tregtarët i kërkojnë prefektit Vorpsi të anulojë vendimin për mbylljen e tregut.

Edhe dje për gati 2 orë tregtarët e ish- Uzinës Dinamo bllokuan qarkullimin para tregut.

Ata vendosën kontejnerë në rrugë si revoltë ndaj vendimit të Task Forcës në prefekturë për të mbyllur këtë treg.

Tregtarët thanë se kanë investuar dhe kjo ndëryje është e qëllimtë vetëm për t’i spostuar jashtë qëndrës së kryeqytetit.

Ata kërkojnë vëmendjen e kryeministrit Rama për ta ndjekur shqetësimin e tyre.

Ka raportime se në atë zonë ku ishte tregu, pritet të ngrihen dy pallate.

Ndërkohë tregtarët thonë se kërkojnë t’i zhvendosin në dalje të Tiranës, në një treg të ndërtuar nga njerëz pranë PD.

13 komente në “Tregtarët e ish- Uzinës Dinamo protestojnë sërish, tentojnë të hyjnë me forcë në prefekturë (VIDEO)”

  1. Kritiku says:

    Po Lulushin nuk do ta “shqetesoni” qe ti kerkoni anullimin e vendimit? Cfare i kerkoni Rames kur kjo eshte nje ceshtje e pushtetit vendor? Njerez rrumpalle qe nuk dini se si te kerkoni te drejtat e juaja.

    1. Leo says:

      Po ja kerkojne Sadi Vorps Rrumpalles kushos se Lindes qe mbushi xhepat nga njerezit e Lulushit dhe u be pale me Lulushin ,Tani ja vlen tamam ajo shprehja si per Edin ashtu dhe per Lulin Mut Njeri Kake tjetri prandaj thone bota: “:shqiptare gjelle qensh'” ju dhjefsha mu ne Rilindje se per rrupallen e lulit e dinim

    2. AL-PAZAR says:

      Nuk eshte ceshtje e pushtetit vendor te verbuar partiake. Eshte ceshtje e Autoritetit Kombetar te Ushqimit, qe eshte organ kompetent i qeverise.

  2. ELBASANI says:

    Protesta te vazhdoje. Thirrje gjith tiranes para bashkise per te anulluar vendimin ne perkrahje te ketyre familjarve qe flaken ne rruge per afera korruptive.QYTETARE TE TIRANES FATKEQSIA E TYRE MUNDE TE JETE FATKEQSIA JONE NESER

  3. leshkocari says:

    Eshte vendimi i prefektit Sahdi Bin Sayed El Beduin o mavi,per te veshtiresuar jeten e qytetareve dhe per ti rritur coston jetes se tyre ne kohe krize te pa fete Ps+Pd e gjejne konsensusin.Ptu fare e keqe.

  4. ÇIMI says:

    Ne Shqiperi komandon akoma klani Berisha. Ai komandon qe nga Presidenti i Republikes e Kryeministri e deri ne sferat me te uleta. KLete e trgojne keto 300 ditet e qeverisjes Rama qe familjes Berisha dhe familjes se tij si ka hyre asnje gjemb ne kembe. Kjo eshte rilindja e z.Rama per te cilen votuam ne dhe ne pune jane gjithe njerezit e Berishes dhe ne rrim e presim me shprese nga zoti Rama.

  5. Gezimi says:

    Basha ka kohe qe i ka kthyer shpinen Bashkise. Ky “Dandy”, nuk ka kellqe te mbaje asnje nga keto poste, por, meqe eshte kryetar i PD, i ben te gjitha (kuptohet lemsh)!

  6. arben says:

    Shteti eshte ai qe vendos se ku do jene tregjet dhe jo tregtaret, prandaj duhet te shkojne atje ku ju thuhet. Nuk ngelen pa pune, por duan te rrijne aty ku jane mesuar. Rrumpalla ka marre fund.

  7. rrnoft Pi Di,ja says:

    Po mor arben koqja,sigurisht qe shtetieshte ai qe vendos,por a nuk ishte shteti qe i coj atje+ dhe i detyroi te paguajne per punimet qe jane bere dhe secili ka paguar deri me nje te gjitha.Perse duhet te largohen prej aty,kur ajo eshte nje ndertese shume e sigurte dhe eshte pershtatur shume mire per ate pune.Apo pse duhet te mbeshtese Bashkia njerezit e vet qe kane ndertuar shume larg qytetit dhe fare te pa pershtateshme per ate pune.

  8. Arber1468 says:

    Flisni o popull per politike. Beni debate pa fund se ne terezi e keni. Akoma nuk e keni kuptuar qe ju jeni dele ku PD LSI dhe PS bejne gallate dhe kur kane interes bashkohen. Ne kete rast unanimiteti i ketyre tre forcave tregoi per cfare debatoni. Per Le… e Currit.
    Zihuni popull zihuni

  9. goni says:

    Koncesionet vetem muajin e fundit hidrocentralet minierat aq sa kishin ngelur cop cop qe nga koha enverit asnje investim miniera kromit bakrit cop cop por fitime miliarda pasuri kombetare dhen privatit miqve te familjes berisha dhe sot asnje koncesikn doli ministri sdo anullohet se ka kosto pra ti merr pasurin kkmbetare t tgjithve dhe e ben pronen tende rama eshte si gjith te tjeret politikanet mbaj.e fort njeri tjetrin dhe vazhdon historia e vjedhjes 23 vjecare meta ja fut per qejf me leket tona ne izrael me paloken e pd me vete xhiro ne qytet me bicikleta kulmi rama per 3 muaj i ngeli kemba ne avion .
    Keta tallen me kete popull te dy krahet
    Do mbylll ATSH qe institucion pa asnje rol su mbyll do kalonte me vetfinancim jo me leket e buxhetit TVSH ose abonim asgje su be dhe iken ca parazit dhe erdhen parazitet e tjere kta thjesht ndryshojne njerzit miqte
    Do shkurtohej administra se gjysma rrine kot ska vend ne bote me 3 milione qe mban kaq shume administrate parazit
    kush e paguan ne kete mes emigrantet qe lan kockat andej u haruan pensionistet me pensione qesharake sepse leket e tyre i marrin politikanet miniistrat bodigardet dieta karburanti. Deputet drejtora keshilltare
    Psh ne nje instiitucion gjen me shume drejtora e shefa
    Drejtor dhe me tre veta ka kudo turp. Dhe rrogat mujore mbi nje milion hane nga taksat tona
    Konflikti eshte i hershem luli bashkia pasi nisi florencin hoxha t fortin por ate e shporen dhe pas deshtimeve te lulit u gjet zgjidhja asi spathi sad vorpsi kal troje duke njohur kete njeri si cop mishi me dy sy qe as vwet se di si u be prefekt fal rames zoti i tij por ky ne fakt tradheton lehte ska bes e bindje dhe ky i ka then lulit i nxjerr une se kam shtetin u shit te berisha e luli ata kan interesa ne kte histori pallate e tregu rie ka gjoja turku por nefakt jane berisha e luli

  10. turi says:

    POPULLI I tiranes duhet te ngrihet ne proteste per te mbrojtur tregun e dinamos dhe po qe se nuk degjohet nga bashkia dhe qeveria te mblidhen dhe te sulmojne bashkine dhe prefekturen me gure, tulla, sepse keto organe nuk po pyesin per vullnetin e popullit por duan te bejne para me varferine e shqiptareve ku ata vete jane protagonist.

  11. elton says:

    Shteti rrugac. Shyqyr qe jane keto 2-3 tregjr qe njerezit te gjejne ndonje cmim me te lire. Jo po te shkoj ti blej mallrat te Carrefouri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje