Vrasja e Santos/ Lirohen kushërinjtë Gjoza, avokati: Do kërkojmë dëmshpërblim (VIDEO)

15 Korrik 2014, 11:56Sociale TEMA

Gjykata e Tiranës vendosi masën “detyrim paraqitje” për dy kushërinjtë Saimir dhe Klodian Gjozi, që ishin arrestuar menjëherë pas vrasjes së bankierit Artan Santo.

Arrestimi i tyre në zonën e Fushë Krujës solli debat në lidhje me ligjshmërinë e këtij veprimi.

Prokuroria ishte kundër arrestimit, por Gjykata e Tiranës i la ata 15 ditë në burg.

Pas mbarimit të këtij afati, kushërinjtë Gjozi janë liruar.

Avokati i tyre, Sami Dema, tha se ata duhej të ishin liruar më herët.

Ai tha se do të kërkojnë dëmshpërblim për periudhën e kaluar në burg.

Pas arrestimit të kushërinjve Gjozi, u tha se kishin një motorr të ngjashëm me atë me të cilin u krye vrasja.

Më pas, policia tha se kishte gjetur gjurmë baruti në duart e tyre.

Por prokuroria thotë se gjurmët e barutit mund të jenë marrë edhe gjatë punës me saldim.

Disa dëshmitarë thanë se vëllezërit ishin në fshat kur ndodhi krimi i rëndë.

Në këtë mënyrë, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen që tronditi opinionin publik.

17 komente në “Vrasja e Santos/ Lirohen kushërinjtë Gjoza, avokati: Do kërkojmë dëmshpërblim (VIDEO)”

  1. illyrian says:

    Mund dhe duhet te merren edhe masa administrative ndaj prokuroreve qe kerkojne gjithmone burg pa afat per te dyshuarit dhe gjyqtarve qe e japin ate pa teklif. Ne vende te tjera burgu pa afat eshte mase ekstreme qe jepet ne raste te ralla ndersa ktu te ne ta japin edhe per vjedhje celulari.

    1. ALpini says:

      Dje Tahiri festonte 300 diteshin e triumfit imagjinar,sot po i numerohen se prapthi

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Po po kerkoni demshperblim..S’kinin kushtet te shkretet dhe vuajten nen kamzhikun “komunisto-demokratik”..C’fare demshperblimi..?!?! I kapen, i mbajten 24 ore sic e kerkon ligji, dhe gjykata i dha mas arresti brenda afatit ligjor..Nuk ishin ata dhe i lane derisa u verefikua..Ahhh demshperblim qe humben punen ?!?! Jo ?!?! Epo, Hit the Road Jack..

    1. drejtesia says:

      ndenjen 15 dite ne burg o kaqol

  3. Kritiku says:

    Nje gje nuk kuptohet ne kete rast. Prokuroria eshte ajo qe ka ngritur padine ndaj te dyshuarve apo eshte mbrojtes i tyre? Ne te tilla raste eshte Prokuroria ajo qe kerkon dhe ngre padine dhe te dyshuarit duhet qe te mbrohen me ane te avokateve te tyre. Nuk eshte cudi qe Prokuroria e tanishme po ben te kunderten e punes se saj. Jane interesa te medha qe fshihen pas kesaj loje te Prokurorise.

    1. ALpini says:

      Kritiku,
      organi prokurorise nuk ka akuza bindese prandaj nuk mund te kerkoj qe te mbahen ne arest.Ne gjygjin tjeter u vendos 15 dite burgim me qellim qe te mblidheshin provat e kjo gje nuk u arrit ndaj lind si e nevojeshme ne nje shtet ligjor qe nuk mund ta mbash te arrestuar se je i paafte ne detyre.
      Organi qe ka bere arestimn e dy personave duhet ti demshperbleje dhe vendin e ketyre dy fakirave ta zene kush ngriti si akuze ato prova.

  4. nacionalisti says:

    pyesni tahirin se jua thote ai se kush jane vrasesit

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Sa e pyeta..E kishte emrin Sheqere..

      1. jar_qefliu-per-president says:

        …po xhinxhonin…?

  5. megi says:

    Kjo eshte drejtesia jone: http://bit.do/lirohen-vrasesit-e-Santos

    P.S. E din vete ai qe komenton poshte pergjigjes sime, ose ka ndonje gje me linkun

    1. titi kacidhjari says:

      Pirdhu me gjithe linkun tënd

      ps. e di vete po e ke me mua….

  6. Gezimi says:

    Ne se jane te pafajshem, t’i paguajne ata qe i futen brenda! Asnje lek nga buxheti, pasi keshtu u mesuam si mire, nxjerrim ne leke nga xhepi per te paguar lloj lloj sorollopi! Kjo te sanksionohet me ligje standart , rruge tjeter per te vendosur drejtesi dhe nuk ka!

  7. pejgamberi says:

    SHTETI KU KILLERAT-VRASTARE TE PAGUAR KERKOJNE DEMSHPERBILIME

    Kjo o milet dru me pre eshte Shqypnia qe la pas Enver Hoxha dhe qe kauzen e Partise se Punes e vazhdoi Sali Berisha me shume bandite nga pas. Shiko cfare hipotezash justifikuese hedh media amatore shqyptare:

    BARUTI NE DUART E KILLERAVE ESHTE NGA SALDIMI!?

    Po kush e beson nje hipoteze te tille debile per cdo njeri te zakonshem dhe jo me tej per prokurori dhe polici? Ne praktiken investiguese prezenca e barutit ne trup dhe duart e killerave me pagese eshte deshmi e pakundershtueshme ne Gjykate dhe Trupi gjykues ne te gjithe Boten i merr parasysh gjate seancave degjimore pa piken e dyshimit. Kesaj deshmie i bashkohen edhe te tjera qe dalin nga procesi i hetimit, sic eshte rasti i motorit te perdorur dhe shenjat e lena ne te. Ketu media diletante shqyptare na hedh si senzacion deshmine qe kane dhene bashkefashataret e killerave me pagese, qe keta vrastare kane qene ne pune. Po sikur nga LEKAT e paguara nga porositesi keta killerave te kene paguar edhe deshmitaret brekecjere te fshatit te tyre, apo edhe sikur t’u kene hedhur vetem ndonje kocke per ta lepire kjo mjfton per nje thes me deshmi te rema, bile mund te dale qe kane qene gjate vrasjes edhe jashte shtetit, por te paguajne ndonje polic kufitar trim dhe te zgjuar te ministrit Tahiri.

    MEDET ME KETE PROKURORI, POR MEDET ME MEDIAN AMATORE SHQYPTARE!

  8. Toni says:

    Po për motorin e vjedhur në Greqi s’duhet të bëjnë burg apo ska gjë se janë hajduta jashtë Shqipërisë s’na intereson. Rrace e keqe vetëm për të vjedhur dhe për të vrarë kini lindur.

  9. AlfaDE says:

    A e keni pare filmin ”Ceshtja Sabiel” , fundin ku varroset ne shkretiren e Sahares dhe ererat e nates dhe
    dunat e zhdukin varrin ! Idem vrasjet ne Shqiperi qe jane me qindra te pazbuluara si vrasje politike !.

  10. Billy says:

    @ Toni po ti ca rrace je mer k?r

  11. Kerkuti i ZI says:

    Lulzim Hana e njeh mire situaten e ish drejtorit te Credins Bank , eshte po i Lulzim qe vuri ne krye drejtorin e ri nga Kerkutet komuniste Muzaferi ka luftuar patriotet dhe shkencetaret Shqiptare, Eqerem Çabejin e syrgjynosi dora vete drejtori i Akademise qe e vendosi BerishA, Muzaferi i ZI keshtu i thishin atehere!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje