Topi: Ky parlament, më i dobëti i historisë. Është mbushur me kriminelë e të korruptuar (VIDEO)

14 Korrik 2014, 15:44Sociale TEMA

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi e ka quajtur të pashpresë situatën në parlamentin shqiptar, që sipas tij është, me i dobëti i parë ndonjëherë në historinë e Shqiperisë. Sipas Topit, në parlament gjenden kriminele e vrasës, por nuk mungojne as te korruptuarit.

Ata që kanë 20 e ca vjet në politik vetëm degjenerojnë psiqikisht. Në rast se është drama e tyre personale nuk kanë pse ta transmetojnë nëprmjet medias në familjet shqiptare. Cfarë modeli japin për të rinjtë, fëmijët dhe nga krahu tjetër ka vetëm njerëz që zgërdhehen dhe prakitikisht nuk japin asnjë shans. Në rast se ne do vazhdojmë me këta njerës që i njohim shumë mirë se kush janë se është vendi I vogël, unë shoh një të ardhme shumë pesimiste të institucioneve”, tha Topi.

Topi ka komentuar edhe konfliktin mes KLD-se dhe Ministrisë se Drejtesise, që e ka cilësuar pasojë, pasi institucionet, sipas tij, janë të marra peng. Kjo drejtesi, the kreu i FRD, nuk bën drejtësi përderisa asnjë nga këta politikanë të inkriminuar nuk ka dalë përpara drejtësisë.

Mos kujtoni se njerëzit po flasin për çështje parimore , jo, dikush kërkon të kontrollojë drejtësinë, dikush tjetër kërkon të ketë edhe kontrollin e vet, përderisa kjo është një drejtësi që nuk jep drejtësi”, u shpreh Topi nga Cërriku, ku ka mbajtur një takim me strukturat e partisë së tij.

21 komente në “Topi: Ky parlament, më i dobëti i historisë. Është mbushur me kriminelë e të korruptuar (VIDEO)”

  1. Nastradini says:

    Po ky sikur i pati vendosur tarifat per emerimet e gjykatesve dhe prokurorve…palo burre

  2. Longari says:

    Kjo qe thote Topi ka logjike derisa synimi i vetem i votimeve te shkuara ishte permbysja nga pushteti i dhjeramaneve qe e kthyen atdheun ne ciflik. Me kete mision, sado te duket antidemokratik, ai duhet ta coje deri ne fund misionin e tij, ne diskreditimin e gjithe dhjeramaneve qe na e qelben dhe ndyne atdheun. Ne votimet e tjera sigurisht qe duhet me teper kujdes ne zgjedhjet e kandidaturave te te dy kraheve politik

  3. Treviso says:

    Zoti Bamir, koha po punon per ju. Po ju a po punoni per kohen? Duhet te levizni me shume kur shikoni vendin qe ka ngelur pa opozite. Ndoshta ju po levizni,por ne nuk po shikojme shenja.

  4. toni says:

    20 vjet i hengre edhe ti me keta te korruptuarit, po shyqyr qe nderrove kurs, se me mire vone se kurre. Po ke aftesi mendore dhe intelektuale zur vendin e PD dhe lere ate pas nga vendi i 3-4-te ne zgjedhjet e ardheshme.Sa per drejtesine nje vrime ne uje bere edhe ti kur e pate ne dore.Puno per te marre vota nga te dy krahet dhe nga te lekundurit, por duhet ti gjesh dhe ti binesh ata qe ti je per shtet dhe jo vetem per llafe.

  5. Tomorr says:

    Drejt Mr Topi!

  6. Hysni Dajaku says:

    Ju “cunat”e Tirones kur skeni gje ne dore te jepni mendje me quintal ndersa kur jeni ne pushtet silleni sikur jeni ne opozite!!!kujt ja kerkoni zgjidhjen tani popullit qe eshte bere Lesh e li apo neve qe komentojme neper forume!!!Po ja e zeme se te cojme Ty neser President perseri!!cfare do besh!!!!!Ti ishe i pari vendit e haje tasqebap,tani qe je nga fundi del e jep mend!!!

    1. denisi says:

      o trapi hysni dajaku ju conat e dibres o trap topi eshte nga dibra nga 3000 vjet plus gjyshi e gjyshja atje i ka rrenjet diber o trap se lidh asigjo me tironen thjesht i jabanxi por nga ata para jush ju jeni te dytet ai i pari.

      1. Martin says:

        O Denis mos u fut kaq thelle ne origjine.Familja Topi asnjehere nuk e ka mohuar origjinen dibrane te cilen ato kane per nder dhe per te cilen edhe jane respektuar me krushqira nga familjet me me emer te tironsve.Por Bamiri eshte cun Tirone lindur rritur aty prej tre brezash paraardhesish.Persa i perket politikes mund te them qe nuk eshte shquar sidomos kur ishte president zgjodhi politiken e HESHTJES??? te pakten ky i tanishme me cene kendon kengen e Salushit.

      2. Hysni Dajaku says:

        Po cfare thu,o trap,po paske qen trap o trap,po pse kishte Tirane para 300 vjeteve o trap,e perdora si shprehje qe jeni qef ju Tironcit o trap qe na rrofsh trapin!!!

  7. Petro says:

    O Longari! Po pse dhjeramane paska pasur vetem e djathta ne pushtet.Po e majta zoti Langari per tete vjete me Nanon, Meten e kompani nuk ishin dhjeramane?Shkeputu nga politika dhe veshtro nga larg dhe nga lart.Te gjithe krimba te komunizmit i ke.Me nje pangopesi te papare.Kush i ka vilat ne bregdet?Pa shprese, zoti Longari, pa shprese.Bijte e shqipes jane kthyer ne vemje qe po i hane shpirtin ketij populli, se trupin tashme ia kane mbaruar.

  8. loni says:

    Nese fiton ndonje ose disa bashki ne zgjedhjet e ardheshme beji model si i beri Rama dhe do te shikosh sa do te marresh ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare. Po ke hajdute ne perberje te FRD hiqi dhe mos i vur kandidate dhe rezultatet do te vine. Vepra ke pak qe te numerohen keshtu qe puno shume qe te jesh perfaqeues dinjitoz i popullit. kerko dhe ndryshimin e ligjit te zgjedhjeve qe te evitohen njerzit e korruptuar nga populli nepermjet votimit se Shqipetaret i njohin me gisht, por partia i ve ne list per deputet. lufto korrupsionin konkretisht jo ne pergjithesi.

    1. LORA says:

      A mund te me thuash vetem nje nga “veprat e pakta te zotit Topi,o loni?????Une vetem nje dua.
      Nese do te me thuash qendrimine tij per 21 Janarin,dua te te kujtoj se ky fare burri i terhiqte vemendjen te ndjerit Olldashi qe “te benin kujdes me letrat”,,,,,,dmth te fshinin serverin e kulles kryeministrore e cdo tjeter gjurme te krimit.Sa per inskenimin me “horr dhe lavire bulevardi” ishte loja per ta paraqitur dhjaksat Topi dhe ina rama ne anen e popullit te rrahur dhe pushkatur.
      Kjo derexhe ,loni,e drejtesise se korporates kriminale “gjin gjoni” eshte produkt edhe i Topit dhe i zgjedhjeve e prezgjedhjeve qe ai bente.Ka cka rrota e jarit,le te mbaje vetem te vetat,,,,te mos e interferojme me dhjakslleqet e Top-efendiut.TUNG.

  9. general Von Klinkenhoffen says:

    kjo eshte e djathta e vertete

  10. Xhixh Saraçi says:

    Me ka thene djali qe nuk je burre aq i ndershem sa mbahesh. Bile ma more ne qafe kur punonte ne Presidence. E kam thene dhe ne nje interviste ne TV Klan.

    Mos harroni te blini Vital, ilacin qe sheron kancerin !
    Eshte shpikja ime dhe e djalit tim qe e kam shkencetar.

  11. ana says:

    Fut edhe kryetarin e qarkut Vlore mikun e Kocos, Sadrit Danaj si grabites ne Itali e hajdut ne Vlore dhe prefekten e Vlores, Etiona Hoxha si gruan e vellezerve Erion e Pepo qe jane me dosje ne itali e ne vlore per drogaxhinj e xhepista. Rama ka dobesi per lloj te tille mesa duket.

  12. Niko says:

    Ky shoku Topi ka shume qejf pacet e mengjesit. Kur ishte president ishin ushqimi i tij i preferuar, nuk e di tani.
    Ndersa meqe ka votuar per Ramen pret ndonje cope nga ai. Por nuk e kupton qe Rama eshte tallur me te.
    Shko tani futi nje pace plenci, cike hudhra dhe nje dopio raki si tirans i vertete.

  13. petrit zela says:

    Z Topi; Ne po i jetojme keto situate dramatike,qe u cfaqen ne horizont
    qe me krijimin e pluarizmit politik,te drejtuar dhe udhehequr,nga krye krimineli,apo poliagjenti me I rrezikshem I gadishullit ballkanik,dhe me gjere Ramiz Alija..Se ai mafioz dhe antishqiptar i paturpshem,
    hodhi ne betejen e vertete te luftes per liri dhe demokraci,dy anti
    shqiptaret Nanon dhe Berishen…Me gjithate qeverija e zotit Rama,po
    punon per te cliruar ligjet,nga uzurpimi i krimit politik..
    Shpresojm ne zgjedhjet e ardhshme,partija qe ju drejtoni,duhet te zere vendin qe ju takon ne tempullin e shenjte ligjvenes..Te jeni I sigurt
    Z Topi,se shqiptaret ju vlersojn maksimalisht…

  14. besi says:

    Prej kesaj Maxhorance qe ka te gjithe kapitalistet e korruptuar,prej kesaj
    Rilindje qe nuk arrij akoma ta kuptoj se cfare eshte kjo Rilindje me
    Meten ne krye dhe shume te tjere qe jane llumi i parlamentit.
    Sa per opoziten nuk ja vlen te flasesh ,se ata te gjithe e kane rrjepur
    kete vend .
    Ky shtet nuk behet kurre me keta mafioze qe vrasjn njeri tjetrin.

  15. lini says:

    Eshte fruti i punes tende dhe shembullit tend personal ne keto vite e vite te mbushur me te korruptuar – tani beheni fitimtare e te lare…..

  16. Fadil says:

    Asgjë të re nuk na tregove, po na erdhe ti mor z, Topi, e tash kah shkove?!!!

    Të gjithë nga një hulli e zezë “demon-kracie” feudal kapitalsite keni dalë si “arashkat e bardha” !!!

  17. Fadil says:

    Asgjë të re nuk na tregove, po na erdhe mor z, Topi , e tash kah shkove?!!!
    Të gjithë nga një hulli e zezë “demon-kracie”, feudal kapitaliste keni dalë si “arashkat e bardha” !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje