Takimi mes koalicionit opozitar të përbërë nga LDK-ja, AAK-ja e Nisma dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka përfunduar pa marrëveshje.
Pas bisedimeve të nisura që në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm, Albin Kurti tha se mungesa e paktit ka ardhur pasi krerët e koalicionit kanë lëvizur nga qëndrimet e mëparshme.
Ndërsa, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha pas takimit se negociatat do të vijojnë pasi grupet punuese pritet të shqyrtojnë edhe disa elemente të reja për përpara nënshkrimit të një pakti.
Dy liderët e tjerë, kreut të lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Nismë-s Fatmir Limaj, kanë lënë më herët takimin.
Ata nuk dhanë asnjë koment për mediat.
Mësohet se në tryezën e bisedimeve kanë qenë një draft i Vetëvendosjes me fokus në çështje politike, të cilat kjo parti i ka ngritur gjatë mandatit të kaluar.
Dy pikat kryesore të propozuara nga Albin Kurti janë dërgimi në Komisionin e Venecias për të vlerësuar ligjshmërinë e bisedimeve Kosovë-Serbi dhe ngritja e një komisioni hetimor për koorporatat e privatizuara.
natyrisht qe ka ndryshuar raporti. dje ishte z.nuland per vizite ne Pr.
Ju jeni akoma skllever ne politike. Bashkohuni me praktikat qe rezikojne te miren e Kosoves dhe te shqiptarve. Perse nuk bashkoheni me Kurtin oh te pa mesuar ?
Amerika e njef me mire politike nedrkombetare dhe jep kshilla me te drejta.
Ashtu veproni,per ndyshe amerika dine edh te heshte
Heshtja e amerikes flet shume keq per kosoven ne europe .
Respekte Albin Kurtit! Respekte njerezve me dinjitet kombetar dhe qytetar!