Rrugë e shërbime shëndetësore do të jepen me koncesion/ Ahmetaj: Duhen edhe 200 milionë USD për Rrugën e Kombit (VIDEO)

15 Korrik 2014, 12:15Sociale TEMA

Qeveria synon dhënien me koncension të segmenteve rrugore, por edhe disa prej shërbimeve shëndetësore. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ekonomisë nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe ai i Shëndetësisë Ilir Beqja.

Ministri i Shëndetësisë Beqaj ka mbrojtur sot në komision, idenë se “synojmë të japim me koncesion, disa shërbime, si atë të koronografisë, imazherisë, dializës, laboratorët, kontrolle bazë të shëndetit. Kjo do ofrojë shërbim më të mirë dhe nuk do t’i kushtoj buxhetit, pasi do mbulohet nga te ardhurat e buxhetit i shendetësisë.”

Ministri Ahmetaj theksoi se për ndërtimi dhe mirëmbajtjen e rrugëve kanë kosto të lartë për buxhetin e shtetit, duke shtuar se për këtë arsye po shyrtohet mundësia për partneritetin publik-privat në disa segmente rrugore. Duke u ndalur tek rruga Durrës-Kukës, ministri Ahmetaj tha se duhen edhe 200 milionë dollarë që të përfundojë ku segment rrugor.

 “Po shqyrtojmë disa segmente rrugore për partneritet privat publik. Buxheti nuk ka mundësi të bëjë vepra si rruga Durrës-Kukës, për të cilën duhen edhe 200 milionë dollarë që të përfundojë. Do shqyrtojmë mundësinë të japim me koncesion disa rrugë”, tha ministri Ahmetaj, duke shtuar se nuk ka kufizime të akseve që mund të japim me koncesion.

Ministri Ahmetaj ndërkaq u ndal tek investimet në rrugë, duke u shprehur se në disa akse mungon infrastruktura.

“Janë disa akse rrugore në jug ku rrugët mungojnë. Çfarë bën të domosdoshëm ndërhyrjen sepse mungon infrastruktura”, tha ai.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe duke u ndalur tek përgjegjësit e mosrealizimit të plotë të investimit në rrugën Durrës-Kukës u shpreh “a duhet të mbajë njeri përgjegjësi për mosrealizimin e mos investimeve të plota në rrugën Durrës-Kukës? Jemi tamam në kohë, për të mos thënë që ka tejkaluar koha, për të kërkuar përgjegjësi. Pjesa e ndëshkimit të gjithë përgjegjësve të kësaj historie kërkon vetëm vendosmëri”, u shpreh Braçe.

“Personalisht, por edhe si ministër kam shqetësimet e mia për këto koncesione. I kemi analizuar me ditë e muaj. Janë bërë shumë shpesh në kundërshtim me interesin publik. Kanë kaluar në parlament, i shkaktojnë qytetarëve shqiptarë ngarkesë në 20-30 vitet që vijnë.  Nëse të gjitha koncesionet që ne kemi gjykuar, që janë ndërtuar përtej transparencës do të rrëzoheshin, dhe është një alternativë ti rrëzojmë, kostoja është mbi 250 milionë euro”, deklaroi ministri Ahmetaj. 

15 komente në “Rrugë e shërbime shëndetësore do të jepen me koncesion/ Ahmetaj: Duhen edhe 200 milionë USD për Rrugën e Kombit (VIDEO)”

  1. taso kume says:

    Leket e rruges DURES- KUKES merjani atyre qe i kan vjedhur kur e ndertuan po jeni te zote.

    1. pirdh-pirdh says:

      Perderisa Qeverine Shqiptare ja kane dhene me koncesion Tony Balirit, keto thagma prisni.
      Hej, po Policia as do te ishte me mire te kalonte si private? !
      Keshtu Buxheti kursente edhe ca leke te tjera per te bere, psh …. lyerjen e te gjithe fasadave te godinave dhe lyrjen e pemeve anes rrugeve kudo qe jane …

      1. Pirlo Lala says:

        Verifikoni cdo fature ne Durres-Kukes, se atje eshte bere nami, vecanerisht me Makinerite qe rrinin dhe paguheshin me ore pune.
        Po te keni deshire, ju japim te dhena me te plota.

    2. neda says:

      Per opinionin tim me mire te jepen me koncension e te ngrihen standartet e sherbimit e te kultures se sherbimit se sa te vazhdohen keshtu ,sepse keshtu sic eshte nuk zgjidh asgje,vecse largohesh gjithnje e me shume nga vendet me zhvillim ne keto fusha, ne te gjithe jemi deshmitar se si jane sherbimet shendetesore, se si jane rruget e vendit tone,pa kurrfare kulture ne projektin dhe ndertimin e tyre ne menyre funksionale, rruge te ndertuara alla shqiptarce, rruge te pasigurta, te ndertuara e te vena ne shfrytezim nga nje qeveri qe apsolutisht nuk kishte ne qender jeten e qytetarit dhe afrimin e standarteve se paku me ato europiane ,pa me ato amerikane askush nuk duhet ta enderroje, si per rruget dhe sistemin mjeksor, prandaj dhenia me koncension eshte nje zgjidhje dhe sigurisht qe te ngrihet niveli i tyre te gjithe duhet te kontribuojne duke paguar per keto sherbime dhe mua nuk me gezon aspak premtimi i Rames per ta bere mjeksin falas, sepse mund ta besh falas por nuk i afrohesh dote sherbimit mjeksor cilesor qe ka bota dhe nje sherbim falas kuptohet lehte se cfare cilesie mund te kete dhe per nje gje te falur nuk mund te kerkosh pse eshte me cilesi te dobet,prandaj ne nuk duhet te largohemi nga sistemi dhe sistemi eshte i till qe cdo gje duhet te paguhet.

      1. Pirlo Lala says:

        Shteti te punoje me gjoba financiare, pamvaresisht se Prokuroria po saboton.
        Vendosni gjoba kompanive qe len makineri me vend e pa vend, ata qe shkelin afatet e Bilanceve.
        Kontrolloni Licensat, se Kompanite e Berishes punojne pa Licensa, ngrejne pallate vetem me licensa Djathi.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Kush tha qe rruga s’ka mbaruar. Pyet Sali Gerdallen. Per te ishte nje “Miraklle of Frredom”.. Po si ka mundesi qe aq vend i varfer qe jeni hidhni ato 2 leke qe keni dhe s’dini si ti perdorni..

    1. qytetari says:

      Ore optimist. Nuk permendet Saliu ne cdo paragraf.
      Do ti vene traun rruges. E kupton cfare flasim?

  3. zambi says:

    Pra 23 qershorit na lodhet veshet qe po shitet shqiperia me koncesione, tani po beni te njejten gje ne mos me keq.

    Nje rruge nuk si te kete koston e mirembajtjes me te larte se ajo e ndertimit.Vendosni nje tra me puntore shteti dhe leket per kalimin e rruges te shkojne ne buxhetin e shtetit, jo ne ato te privatit. Jepni rruge te pa ndertuar me koncesion jo ato te ndertuara me leket tona.

    Po leket qe ka “buxheti i shendetesise” nuk jane leket e shqiptareve?

    1. Plaku i mocem says:

      Shume drejt Zambi.Koncensionaret po te duan koncensione te marrin e te ndertojne aksin psh.Berat -Korce,apo Korce-Peshkopi apo Tuneli Llogorase etj.A ua mban keshtu koncioniste te radhes?Por jo ato objekte qe ka ndertuar shteti me parate e taksapaguesve te mirmbahen me koncension.Njesoj si te mbahet me koncension Fierza apo Komani.Keto objekte qe kane fitime te sigurta, kur jepen me koncension. eshte njesoj sikur shteti ti thot privatit “na syte e mij se nuk i dua”.Loja e koncensioneve,sic eshte bere ne Shqiperi, eshte nje nje pazar i hapur i shitjes se interesave te qytetareve.Koncensionet nga ana tjeter tregojne paftesine e shtetit per te mbajtur vetveten.Nuk mund te ngrihet nje ndermarrje shtetrore per mirmbajtjen e rruges se kombit?Ngrihet shume mire qe c’ke me te,por kjo kerkon pune e qebveritaret nuk duan telashe.Mirpo Koncensionari privat nga do i nxjerre fitimet e veta?Nga qytetaret,ja pra si i braktis shteti qytetaret e vet.

  4. Safo says:

    Te japesh sherbimet shendetesore me koncesion, kjo eshte nje politike ekstremiste e djathte qe aplikohet nga ata qe medemek quhen “te Majte”

  5. Kritiku says:

    Vazhdimi i dhenieve me koncension te disa akseseve shteterore eshte gabimi i rradhes qe po ben Qeveria. Kostoja e duhur per mbarimin e rruges Milot-Kukes(nuk eshte Durres-Kukes) duhet te merret nga ata qe abuzuan dhe vodhen parate e shpezuara. Le tia marrin familjes Berisha dhe Bashes keto para dhe te vazhdojne investimin.
    Duhet patjeter konfiskim i pakufizuar te tere parase se vene ne menyre te paligjshme nga ana e pushtetareve te meparshem qe te mbushet arka e shtetit. Shqiptaret nuk kane perse te paguajne para te kota vetem se qeveria e tanishme eshte e pafuqishme qe te zbatoje ligjet ndaj krimineleve.
    Sidomos thenia qe sherbimi i shendetesise i dhene me koncension nuk do ti kushtoje Buxhetit te shtetit para, sepse ajo do te mbulohet nga te ardhurat e Shendetesise, eshte nje thenier e gabuar po aq edhe idioteske. Nuk eshte buxheti i Shendetesise pjese e Buxhetit te Shtetit? Ku i kane mbaruar shkollat e ekonomise keta trapa qe flasin si kodra mbas bregut?
    Rruget ne Shqiperi nuk duhet qe te kalojne ne duart e privatit sepse sherbimi do te jete shume i keq dhe kostoja shume e larte do tua kaloje qytetareve qe do te duhet qe te paguajne takse kalimi ne keto rruge. Duke ditur qe infrastruktura e rrugeve ne Shqiperi eshte katastrofale duke mos te te dhene mundesi qe te marresh rruge te alternative, kerkimi i takses se rruges per segmente te caktuara do te rendojne shume xhepat e njerezve. Duke ditur qe ne Shqiperi nuk e gjen asnje konsumator te drejten e tij ne rast se ai demtohet, privatizimi i metejshem i strukturave shteterore do te jete gabim shume i madh dhe me pasoja te renda per njerezit.

  6. Gezimi says:

    Urgjentisht tu merren abuzuesve! Asnje lek nga buxheti, pasi po mbajme e majmim me para delenxhinj dhe zullumqare, te cilet, po te funksiononte drejtesia, do ishin me kohe pas hekurave!

  7. BARDH HAXHIHYSENI says:

    RRUGA ESHTE BERE ME PARAT E TAKSA PAGUESIT SHQIPTAR DHE SMUNDE TE KETE TAKSA PER RRUGEN.HAJDUTEVE MERRNI PARAT DHE MIRMBANI DHE RIPARONI RRUGEN,POR JO TAKSA PER POPULLIN?
    BARDI

  8. Treviso says:

    Duhen edhe 200 miljon euro? Mjafton te shkoni deri tek Shqupi dhe atje i gjeni.
    Lulzim Basha po çirret duke luftuar korrupsionin e qeverise se re dhe kjo e fundit nuk ka guximin tja marre kete shume atije. Lulzim Basha kete shume ja kurseu rruges se Kombit per ta perdorur kur te prishet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje