Mungojnë kushtet higjeno-sanitare/Prefekti Vorpsi vendos mbylljen e dy tregjeve

15 Korrik 2014, 13:12Sociale TEMA

Prefekti i Tiranës, në mbledhjen e sotme të Task Forcës për kontrollin e Tregjeve Ushqimorë, vendosi mbylljen e dy tregjeve në kryeqytet, të Ish-Uzinës Dinamo, por edhe në tregun e rrugës “Hamdi Pepa”.

Prefekti Sadi Vorpsi tha se nga kontrolli i ushtruar pranë tregjeve, gjendja është e papranueshme duke sjellë një sërë problematikash për cilësinë e shëndetit të qytetarëve.

Sipas tij, shitja në dyqane realizohet me mangësi të theksuara në struktura, shitja bëhet në ambiente të hapura, ka mungesë të theksuar shoqëruese të produkteve ushqimore, mungesë totale të kushteve higjieno-sanitare.

“Në tregun Hamdi Pepa shumica e objekteve janë kioska shitjeje të cilat nuk realizojnë kushtet minimale për tregtim të produkteve ushqimore, të cilat mund të sjellin ndotje dhe epidemi të ndryshme për qytetarët, por edhe paralizojnë segmente kryesore të qarkullimit të transportit publik dhe urgjencave të Kryeqytetit”, deklaroi Vorpsi.

Shumë shpesh në këto tregje lulëzon edhe shkelja e ligjshmërisë fiskale të cilat janë një sfidë e hapur e punës së Institucioneve të administratës shtetërore.

Prefekti, falënderoi dhe vlerësoi  maksimalisht mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës, në grupin e kësaj Task – Force si shembullin më të mirë të bashkëpunimit të nivelit vendor me atë qendror si dhe mbështetjen e policisë së Qarkut të Tiranës dhe atë Bashkiake.

5 komente në “Mungojnë kushtet higjeno-sanitare/Prefekti Vorpsi vendos mbylljen e dy tregjeve”

  1. mushkonja dhe ngjala says:

    po te ishte keshtu duhet edhe kryeministria te mbyllet-qelbesira dhe coftira numer nje qelbet sa gjith tregjet e tiranes.ani kur ti shtone edhe kalbesirat,frroku,ndoka,ndreu,prenga,balla,e ssterrka edhe Maja e dajtit qelbet e jo tregu.e dyta keni degjuar per hapje APO ndertim te nji tregu.jo ka vetem tritol,droge,vrasje,perdghunues e lesh negjmije,.

  2. Tapa13 says:

    BRAVO !!!!!!!!!

    Rilindje per zamiret, bashet, e kompani

    Ja keshtu e imagjinoja “RINGJALLJEN”

  3. herta says:

    U prefekti, shoku xenit, fillun duke mos i pagujt gjobat xenit ato, per mbyllje tani direkt e. Mir mir.

  4. arben says:

    Shume mire zoti Prefekt! Por kjo duhet te behet me te gjithe tregjet ne Tirane pasi jane ne gjendje mesjetare!Mbyllni tregun e fruta-perimeve perballe Shkolles se Bashkuar, pas kopshtit 39, ngjitur me pallatin 021, tek rruga Metush LULI. Pervecse ka zene rrugen e hyrjes per ne pallat, ne kundershtim me ligjin e urbanistikes, i ndertuar ne toke shteterore, qe shfrytezohet per fitime te nje te ashtuquajturi pronar, ne kete treg nuk ka asnje lloj pastertie, 2 meter ngjitur me tregun dhe pallatin eshte nje WC publike, prane se ciles shiten fruta-perime, rreth 2 meter larg nga WC nje lokal pjek mish dhe hane ata qe frekuentojne kete lokal dhe 1-2 meter me tutje firma gabi shet rroba te perdorura. Mendoni nje pamje te tille, ku ne nje siperfaqe rreth 10-12 meter katror zhvillohen gjithe keto “aktivitete”, dhe ku kercet zhurma e radiove, tv dhe “tregtareve” 24 ore gjate 24 oreve. Tregu duhet te mbyllet menjehere dhe siperfaqja e zene ti kthehet komunitetit i cili nuk ka rruge per te hyre ne pallat. Koha e te fortit qe mbledh leket bashke me ata qe e mbeshtesnin per te bere si te doje ka mbaruar! Shqiperia duhet te behet euripiane edhe me tregjet!

  5. iliri says:

    Po si mendon zoti Prefekt?!!!
    A mund ta ler Ai Tiranen pa treg?A ka ne Europen ku ne duam te shkojm ndonje kryeqytet pa treg?
    Ky Prefekti e mbyll tregun per ti ber favor ndonje privati apo perton te bej detyren dhe te mari masa per te regulluar tregun aty ku esht?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje