Rama takon Bennett/ BERZH përshëndet kryerjen e Reformës Administrative

16 Korrik 2014, 16:28Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama priti  në takim një delegacion të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga zëvendëspresidenti i saj, Phil Bennett.

Kryeministri, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen që BERZH ka dhënë për realizimin e një sërë projektesh, i njohu bashkëbiseduesit me përpjekjet që po bëhen për  përmirësimin e klimës së marrëdhënieve me biznesin.

Zëvendëspresidenti i BERZH vlerësoi këtë angazhim të ri të qeverisë në marrëdhëniet me biznesin, i dukshëm qartë edhe nga zgjidhjet e dhëna deri më tani, si dhe përforcoi mbështetjen e Këshillit të Investimeve dhe siguroi për vijimësinë e projekteve të deri më tani paraqitura nga institucionet financiare.

Kryeministri i njohu përfaqësuesit e BERZH edhe me ecurinë e reformës administrative-territoriale, si dhe efektet e saj ekonomike.

Kryerja e Reformës Administrative u përshëndet gjerësisht nga delegacioni i BERZH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje