Tahiri: Nuk duhet ngritur vetëm Byroja e Hetimit, por edhe reformim i Prokurorisë (VIDEO)

15 Korrik 2014, 14:01Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë se është e nevojshme reformimi i hetimeve penale, përkatësisht sistemit të oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurorisë në mënyrë që policia e Shtetit të ketë më shumë akses në hetimet penale, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Byroja e Hetimit është një hap për t’ju përgjigjur sfidave të korrupsionit elitar. Por duhet një reformë shoqëruese pas miratimit të këtij ligji, reform që prek Policinë Gjyqësore dhe Prokurorinë. E gjithë kjo për të mos penguar hetimet” , nënvizoi ministri para deputetëve të Komisionit Parlamentar.

Ministri Tahiri, ka paraqitur para deputetëve projektligjin e ri për Policinë e Shtetit, i cili është përshtatur sipas standardeve ndërkombëtare. Tahiri theksoi se projektligji i ri “depolitizon përfundimisht Policinë e Shtetit dhe Ministrine e Punëve të Brendshme”.

Ai ka theksuar se aktualisht Policia e Shtetit dhe strukturat e saj hasin probleme në hetimet proaktive, pasi nuk kanë akses në informacionet e nevojshme për ti bërë hetimet më eficente.

“Sot për të marrë përgjigje për një hetim të caktuar, shpenzohet shumë energji dhe kohë e paimagjinueshme, që cënon hetimin në tërësi. Ligji i Policisë nuk është një reformë tërësore në Drejtësinë Penale, por një hap në këtë drejtim. Me ligjin që parashikon ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, krijohet mundësia edhe për të marrë ekspertë të huaj për të hetuar ccështje të ndërlikuara. Aktualisht pengojmë edhe parnerët ndërkombëtarë, sepse nuk përgjigjen në kohë institucionet tona. E për këtë arsye, është e pamundur të nisësh hetime proaktive”, u shpreh Tahiri.

Ndërkaq, duke ilustruar projektligjin e ri, ministri i Brendshëm u shpreh se “në 23 vjet Policia e Shtetit është keqtrajtuar nga pikëpamja e burimeve njerëzore. Në projektligjin e ri, meritokracia rezultatet në punë, përkushtimi dhe konceptimi i policisë si shërbim ndaj qytetarëve është sanksionuar që në parimet e veta themelore”.

Sipas Tahirit,“në këtë ligj është sanksionuar kontrolle periodike ndaj punonjësve të policisë së shtetit. Nuk duhet të ketë punonjës policie që e konsiderojnë detyrën si e dhënë falas e dhënë njëherë e përgjithmonë”.

Me këtë draft të ri bëhet e ditur se tashmë Policia e Shtetit, do të merret edhe me çështje penale që kanë të bëjnë me probleme shoqërore si ndërtimet pa leje apo edhe krimet mjedisore.

Sipas ministrit, në Polici duhen ofruar edhe ekspertë të fushave specifike për të luftuar krimin kibernetik, por duke i qëndruar parimit që ata të mos kalojnë 1% të numrit të Policisë.

4 komente në “Tahiri: Nuk duhet ngritur vetëm Byroja e Hetimit, por edhe reformim i Prokurorisë (VIDEO)”

  1. lini says:

    E drejte Saimir se ktu po ngel e gjithe puna e policise, kapen n jerez arrestohen e ne fund pastaj lirohen kriminelet se ska fakte e paguajne lek e dalin.

    1. herta says:

      Kjo duhet patjeter se nuk ka me kuptim qe e gjithe lufta kunder krimit dhe korrupsionit te ngele per ca palo njerez te korruptuar qe mbrohen politikisht nga kta te PD e nuk i prek dot presidenti te caloje e gjitha.

  2. muzapopullore says:

    Zoti Tahiri, ja vlen cdo qindarke e taksave tona per cfare po beni. Seshte i lehte cmontimi i germadhes vicidolase me korit te grave ” Llalla” dhe dylbereve ” Gjin Gjoni” por siç thone kampionet e botes – Aller Anfang ist schwer-
    Respekt

  3. petrit zela says:

    Ne qoftese duam nje shtet te ndertuar mbi themelet e demokracise,eshte
    me se e domosdoshme ngritja e Byros Hetimit,dhe reformimin me themel te
    Prokurorise,atehere krimi do te jete, nen thundrren e drejtesise..Dhe
    demokracia e vertete do te lulzoi,si gjith shtetet e botes se zhvilluar.. Dhe mafija me [miliardat] e saj nuk do te jete ne gjendje
    te ballafaqohet me drejtesine,natyrisht me xhepa te zbrazura…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje