Tahiri pret ministrat e Brendshëm të Gjermanisë e Francës: Nuk ka asnjë rrezik për kthimin e vizave për Shqipërinë (VIDEO)

15 Korrik 2014, 16:28Sociale TEMA

Ministrat e Brendshëm të Gjermanisë dhe Francës vizituan Shqipërinë të ftuar nga ministri shqiptar i Brendshëm Saimir Tahiri dhe konfirmuan se nuk ka asnjë rrezik për kthimin e regjimit të vizave për vendin tonë.

Ministri Tahiri tha se raporti i fundit i Departamentit amerikan ishte një konfirmim se trafikimi i qenieve njerëzore nuk është më një problem për Shqipërinë.

“Ne erdhëm me gëzim edhe për të përcjellë gadishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë, pas marrjes së statusit. Dua të bëj një sygjerim, sigurisht për një qeveri nuk është e këndshme të dëgjojë se ka korrupsion, dhe që ka krim të organizuar dhe banda që trafikojnë njerëz. Qeveria e njeh këtë dhe bën përpjekje. Rezultatet janë të dukshme, dhe unë dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë”, tha ministri gjerman Thomas de Mazière.

Ai shtoi se qytetarët shqiptarë nuk duhet të bëjnë asnjë aplikim për azil, pasi vendi ynë është jashtë zonës së rrezikut.

“Dëshiroj të them 2 fjalë në lidhje me emigrimin e paligjshëm në Gjermani. Në 4 muaj e parë të këtij viti ishin sa dyfishi i kërkesave të vitit të kaluar. Këtu nuk ka arsye objektive, apo arsye për të kërkuar azil. Numri i kërkesave për azil që mund të pranohen, nuk mund të jetë më shumë se 2 %. U apeloj qytetarëve shqiptarë të mos ta ndjekin këtë rrugë, se është ilegale dhe nuk ka asnjë shans që të mund të qëndrojnë në Gjermani”, tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë.

“Së bashku me kolegun tim gjerman iu përgjigjëm pozitivisht ftesës që na bëri ministri shqiptar për të bërë një vizitë në Shqipëri më qëllim që të konsolidojmë marrëdhëniet mes 3 vendeve tona në fushat tona respektive. Gjithashtu dua të nënvizoj se kjo vizitë po zhvillohet në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, atë të marrrjes së statusit të vendit kandidat gjë për të cilën unë ju bëj përgëzimet e mia më të ngrohta. Së bashku me 2 ministrat kemi folur për çështjet që kanë të bëjnë me me drejtësinë dhe luftën kundër kriminalitetit, korrupsionit, migrimit të paligjshëm”, nënvizoi ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve.

Ministri Tahiri tha gjatë konferencës për shtyp se është rënë dakord me 2 homologët për të ngritur një grup të përbashkët, për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

15 komente në “Tahiri pret ministrat e Brendshëm të Gjermanisë e Francës: Nuk ka asnjë rrezik për kthimin e vizave për Shqipërinë (VIDEO)”

  1. Treviso says:

    Jane partner serjoze per te ndihmuar vendin. Mjafton vetem serioziteti i qeverise shqiptare se per te nxjerrrur nga prapambetja vendin eshte e gatshme e gjithe Europa, duke ditur se vendi jone eshte sa nje qytet i vogel europian.

    1. Eltoni says:

      Ja qe me ne fund po na shohin dhe bota seriozisht.. Ku ka vullnet per te luftuar krimin, bota perendimore eshte me te

      1. yllka says:

        Urime te sinqerta minister. Keni vertete te gjithe mbeshtetjen e popu;llit ne pune qe po ben, madje dhe mbeshtetjen nderkombtare

    2. Erekted says:

      Keni per ta pare po erdhen me ne shqiperi keta burra. Per perparimet “marshalla” por per bashpunime “mazalla” edhe na syte kembet se nuk ka shance te behet shteti me hajdute e maskarenje qe perbejne poziten 99% dhe opoziten 101%.

      Le francezi qe do ia mbathi po edhe gjermani do iki e s’do vije me…. vetem mos ikni andej per azill e jemi ne rregull.

  2. iliri says:

    JU urojme pune te mbare zoti minister ne punen tuaj te veshtire

    1. Rezi says:

      Duhet te ndergjegjesohet dhe populli qe ta ndihmoje shtetin ne kete drejtim.. Puna e ministrise eshte shume e mire

      1. Aurora says:

        Me vjen mire qe keni vullnetin e hekurt per ti bere gjerat si duhet, e kete e keni treguar me gjithcka keni bere gjer tani ?

        Ju lumte

  3. elton says:

    Pse nuk paska rrezik? Se po ben Tahiri pune te mire?

  4. Claus says:

    E papare ndonjehere qe dy ministra te brendshem perkatesisht te Gjermanise dhe Frances te “marrin rruget” per te ardhur ne Tirane njekohesisht.
    Si minister qe mbulon edhe sportin Thomas de Maizere i duhej te pakten te priste ne Berlin ekipin gjerman me ardhjen nga Brazili per ti uruar te pakten mirseardhjen kampioneve te botes, por “papritur” u gjend ne Tirane me kolegun e tij francez!

    Me shume m`u duk se Tahiri ishte futur si nje Sandwich ne nje panine ku ndrydhej nga lart dhe nga poshte per disa gjera qe mund te kuptohen lehte.
    Megjithate nuk po hyj me tej.

    Nejse, si cdo here edhe kete radhe perkthyesit “bene politike”. Nuk po zgjatem ne kete pike, se nuk e kam konf. e shtypit ne origjinal para syve, por nga c`ka degjova me beri pershtypje titulli “famoz” i Temes marre nga pergjigja e min. gjerman ndaj pyetjes se nje gazetari, i cili u pergjigj: “Nuk ka asnje rrezik per rikthimin e vizave”!
    Por ne kete pergjigje u “harrua” vetem nje “vogelsire”, nje ndajfolje, lidhese apo cmund te jete, qe perkthyesi e nxorri jashte loje. Dhe ajo ishte “noch” qe shqiperohet “akoma”.

    Pra pergjigjes se sakte te ministrit gjerman de Maizere duhet ti shtohet edhe “akoma” dhe tere kjo fjali merr nje kuptim komplet tjeter, pra tingellon disi me “ndryshe”.

    “Nuk ka (akoma) asnje rrezik per rikthimin e vizave”!
    A nuk tingellon disi tjeter?

    Eshte me te vertete indinjuese kur edhe “perkthimet” i paraqiten mediave dhe nepermjet tyre publikut sipas isove te qeveritareve tane te cdo lloj partie.
    Mes politikaneve kane hyre dhe te “trete”, keta jane “perkthyesit” qe nuk bejne gje tjeter vec devijojne dhe devijojne tere thelbin e bisedes.
    Keta jane ata qe i degjon publiku.
    E c`i duhet me teper publikut?
    Aq me shume dhe saktesi, kaq sa po bejme qyl e kane, atehere thuaji ate qe pelqen pushteti, se si e thote ai i huaji pak rendesi ka.
    Fundja fundit “popull” jane.

  5. . says:

    ================================================

    Urgjen te vendoset Drejtesia e Vertete ….

    te arresohet Sal Bisha qe vodhi, dogji, plackiti Shqiperine.

    ================================================

  6. delfin bregu says:

    Kur isha per vizite ne Shqiperi para disa javesh, leviza me makine ne disa qytete. Policia rrugore me ndali ne tre raste, dhe ishte sjellje korrekte the e qytetruar. U larguam vertet me pershtypje te mira per policin rrugore

  7. er says:

    Bravo Saimir .Me seriozitet,rrespekt,vleresim dhe mirnjohje nga te gjithe ne…..

  8. bravoooooo says:

    eshte shtet tani jo shaka,,me siguri ministrat kane ardhur te marrin experience nga tahir llukubabashtaja se si minohen qytetet ne mes te dites

  9. Gazi says:

    edhe kete gje te na e besh edhe go fuck your self Tahiro: http://pollsdb.com/Kthehen-vizat-per-Shqiperine

  10. Shaba says:

    S’kane fare rendesi fjalet, rendesi kane faktet. Fakt eshte qe dy ministra te brendshem te vendeve qe perbejne boshtin e Bashkimit Europian erdhen dhe krijuan bashkupunim me Ministrin e Brendshem te Shqiperise, per te cuar perpara stabilitetin e Shqiperise nepermjet spastrimit te shtetit nga grupimet ilegale qe kryejne veprime antiligjore.
    Ky eshte hapi i pare qe bene Europa per te terhequr Shqiperine, te pastruar nga pislleqet, ne gjirin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje