Kryeministri Edi Rama priti në një takim ministrat e Brendshëm të Francës dhe të Gjermanisë, përkatësisht Bernard Cazeneuve dhe Thomas de Mazière.
Në takim u theksua rëndësia e forcimit të partneritetit midis vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe korrupsionit, si fenomene që kalojnë përmasat e një vendi.
Kryeministri Rama i njohu ministrat me projektin për reformimin e njësive ligjzbatuese dhe fuqizimit të procedurës së hetimit, përmes ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, projekt i cili u vlerësua nga të dy ministrat.
Ministrat Cazeneuve dhe de Mazière, duke njohur përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nënvizuan se bashkëpunimi dhe një komunikim më i fortë mes vendeve është e rëndësishme në suksesin e kësaj lufte.
Ata siguruan për mbështetjen e vendeve të tyre në përballja e këtyre sfidave që kërkojnë bashkimin e përpjekjeve, të ekspertizave dhe mundësive.
Në takim u vlerësua gjithashtu, suksesi i aksionit të Policisë së Shtetit në Lazarat, si dëshmi e vullnetit të fortë të qeverisë në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Donim te ngrinim nje shqetesim per zotin rama por shikojme qe ka hequr mundesine e kontaktit.
http://www.albnews.al/edi-rama-heq-mundesite-e-kontaktit-me-te.html
Po ja fusni kot sepse ka rruge zyrtare dje ne website.
Saper temen shqiperia po futet ne rrugen europiane. Bravo. Takime tw tilla ndihmojne vendin.
…ej po kto ministrat e permrenshem e dine se osht nji xhinxhoni pri katunit qe nuk e ka harta…
xhinxhonit I rrujn me neren kto…ma I sakti ma I quti ma I bukri nga t’xhith
Ooooo bajraktar Saliu ! Po ti ke takove ne kohen tende ?
Takoi te teme hahaha.
Parole, parole, parole, soltanto parole ….
Vetem lili I sales dhe xhosi I sales mund ta shqepin korrupsjonoin ne shqiperi ato jane te vetmet qe kane flejtur me dhe e dine se ku fle lepuri.
Ju te tjeret jo ministea gjermane e franceze te sillni aty por edhe fazicin ta keni kapur prej bolesh korrupsionit do I rruani bishtin.