89 të vdekur në Afganistan, bomba ishte vendosur afër një marketi (VIDEO)

15 Korrik 2014, 19:31Sociale TEMA

89 të vdekur ka qenë bilanci i një sulmi me bombë në Afganistan.

Bomba ishte vendosur në një makinë, pikërisht afër një marketi, në një kohë zona ishte përplot me njerëz për shkak të blerjeve për Ramazan.

”Forcat e sigurisë kishin dyshuar për makinën, të cilët sulmuesit e kishin lënë në parking para se të largoheshin”, deklaroi Malim Raza, një zyrtar i administartës së qarkut.

Ndërkohë zyrtarë të shërbimeve lokale thanë se shpërthimi ishte aq i madh saqë një market dykatësh u shemb mbi dyqanet dhe klientët. Veç atyre që mbetën të vdekur, kryesisht gra dhe fëmijë, një numër i lartë njerëzish u plagos nga sulmi me bombë.

Urguni, vendi ku u krye sulmi, konsiderohet si një zonë relativisht e qetë në provincën Paktika në Afganistan, që është nën kontrollin dhe ndikimin e talebanëve. Autoritet kanë fajësuar militantët talebanë për sulme të tilla, edhe pse askush nuk e ka marrë përsipër deri tani këtë atentat kundër civilëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje