Rama: Brenda këtij mandati dëmshpërblejmë ish-të përndjekurit (VIDEO)

17 Korrik 2014, 14:04Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka bërë një panoramë të gjerë të arritjeve të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në 300 ditët e para të punës, duke e quajtur raportin e prezantuar nga ministri Erjon Veliaj të veçantë dhe të përkushtuar.

Sipas Ramës në këto 300 ditë është zgjidhur problemi me familjet rome, ai i ndihmës sociale, është bërë reforma në pensione është zgjidhur problemi i dëmshpërblim të ish-të përndjekurve dhe PAK, probleme këto që prej vitesh mbeteshin pezull, siç u shpreh ai.

“Zgjodha të vij këtu se në të gjitha ministritë po bëhet raportimi i 300 ditëve, për një arsye të veçantë se puna e kësaj ministrie ka qenë më e vështirë. Rezultatet flasin fort për punë të bërë me shumë përkushtim dhe shumë dobishmëri dhe efektivitet. U zgjidh një krizë e trashëguar, ajo e familjeve rome. U zgjidh çështja e pagesave për PAK. Në 300 ditë 20 mijë abuzues dolën nga skema e ndihmës sociale. Në këtë vend është ngrenë shumë në kurriz të të tjerëve. Janë paguar si të verbër njerëz që i kanë sytë në ballë, si saktë ata që vrapojnë e marrin atë që s’ju takon, janë paguar me ndihmë ekonomike njerëz që dergjen pijetoreve pastaj të dehur rrahin gratë nëpër shtëpi. 20 mijë të tillë dolën jashtë skemës së pagesave. Është paguar për njerëzit e gabuar prej korrupsionit, klientelizmit e zgjedhjeve të radhës”, shtoi Rama.

Duke vijuar më tej, Kryeministri ndërsa vlerësoi punën e bërë nga Ministria e Mirëqënies Sociale, tha se në 300 ditët e para janë hequr nga lista e pagesave të personave në nevojë 20 mijë raste abuzimesh që siç theksoi kryeministri ndodheshin aty për shkak të klientelizmave. Rama tha se dëmi i shkaktuar nga këto abuzime kap vlerën 100 milionë dollarë, që do të thotë sipas tij pagesë për dy vitet e ardhshme për personat e duhur.

“Në këtë vend është ngrënë shumë në kurriz të tjerëve. Në këtë vend janë paguar si ish-të përndjekur persona që  nuk kanë bërë asnjë ditë burg. Janë paguar të verbër me sy në ballë. Dhe në 300 ditë dolën jashtë skemës së pagesave 20 mijë njerëz që ishin paguar me klientelizëm, në vlerën 100 milionë dollarë, aq sa duhej për të paguar 2 vjet rresht njerëzit e duhur. Dhe këtu jemi në kushtet ku shohim qartësisht se mund të bëhet më shumë se kaq, ku njerëzit e duhur të marrin atë që u takon”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se shuma e vënë në dispozicion për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve është 18 milionë dollarë, duke nënvizuar se kjo është shuma më e madhe e caktuar ndonjëherë nga shteti shqiptar për këtë shtresë.  Sipas tij, kjo punë ka nisur dhe në vetëm 300 ditë rreth 1200 ish-të përndjekur kanë marrë këstin e parë pas 24 vitesh, ndërsa shtoi se kjo do të bëhet për t’i dhënë fund kësaj historie që sipas tij shkel identitetin e shoqërisë sonë.

 “Si mund ne të mos jemi krenarë që 1200 ish-të përndjekur morën këstin e parë pas 24 vitesh. Nuk do të ketë asnjë ish-të përndjekur të gjallë që ka vuajtur vetë dënimin, që nuk do të marrë të gjithë shumën që i takon, dhe kjo do të ndodhë brenda mandatit të parë. Ne në vitin e parë, ku trashëguam 720 milionë dollarë borxh të fshehura për arsye nga më skandalozet, përsëri kemi dedikuar për të burgosurit e Enver Hoxhës shumën më të madhe, 18 milionë dollarë. Këtë nuk do ta bëjmë për vota, por për ne ky është momenti i mbylljes së një historie të shoqërisë sonë që nuk mundet më të jetë shkleje e identitetit tonë”, theksoi Kryeministri.

Një tjetër arritje sipas Kreut të Qeverisë është zgjidhja e problemit të toponimeve.

“Zgjidhëm problemin e toponimeve brenda 300 ditëve të para, i dhamë fund historisë se dhunës psikologjike që ushtroheshe ndaj fëmijëve në kufi. Një problem për të cilin qeveria shqiptare duhet të merrte pjesën e përgjegjësisë. Sot nuk ka më asnjë pengesë në kufi”, u shpreh në vijim Rama.

Ndërsa sa i përket pensioneve të emigrantëve, Rama u shpreh se ka nisur puna për këtë problem dhe shumë shpejt do të zgjidhet. Ai u bëri thirrje emigrantëve se tashmë ata nuk duhet të ndihen vetëm pasi qeveria ka menduar edhe për ta.

“Sa i përket pensioneve kemi filluar bisedimet me të gjitha vendet. Ministri mbylli marrëveshjen e parë atë me Belgjikë. Gjithashtu jemi në rrugë të mbarë edhe me Austrinë për t’ju thënë se këtu nuk është vetëm familja juaj këtu por ka edhe një qeveri që është pjesë e juaja”, tha Kryeministri.

Kryeministri u ndal edhe tek punësimet e bëra gjatë  300 ditëve të para, ku theksoi se 43 879 njerëz janë punësuar, duke shtuar se kushdo që kërkon punë duhet ta kërkojë atë dhe jo të presë. Sipas Ramës, sot Shqipëria është në një gjendje që mund të ofrojë një vend pune për këdo që do të punojë, dhe sipas tij këtë tendencë e kanë emigrantët e rikthyer në Shqipëri më shumë se sa të rinjtë shqiptarë që jetojnë këtu.

“Sot kemi 43 879 më shumë njerëz në punë dhe kjo është shenjë për ata që presin një punë nga qielli që është e mundur të gjendet një punë, por duhet kërkuar. Sot është koha që Shqipëria një punë është e gatshme t’i japë punë kujtdo që do të punojë. Flas këtu për pensionistët 25 vjeçarë, njerëz që kërkojnë punë dhe sapo i krijohet mundësia rrudhin buzët dhe nuk pranojnë. Puna nuk do vijë si plaku i Vitit të ri, punën duhet ta gjesh përmes zyrave të punës. Në pjesën më të madhe janë punësuar persona të kthyer nga emigracioni se nuk kanë paragjykime dhe trokasin në zyrat e punës. Unë takoj zonja 60 vjeç që kërkojnë punë për djemtë e tyre 40 vjeç që luajnë lojra fati dhe presin që të humbasë Gjermania”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, meritë dhe mundësi për punësim kanë edhe Zyrat e Punës të hapura në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ai tha se deri dje këto zyra ishin pjesa më e paaftë e qeverisë, ndërsa sot kjo gjë ka ndryshuar duke shtuar se vetëm nga fondi i punësimit janë 3000 persona më shumë në punë.

“Zyrat e punës deri dje ishin pjesa më e paaftë e partisë. Ata në zyrat e punës rrinin me muhabet me njëri tjetrin dhe linin pa punë të gjithë të tjerët. Vjet punësoheshin 200 persona, dhe po ato persona punësoheshin cdo vit, ndërsa këtë vit përmes fondit të punësimit janë punësuar 3000 persona”,  tha Kryeministri.

6 komente në “Rama: Brenda këtij mandati dëmshpërblejmë ish-të përndjekurit (VIDEO)”

  1. Prefekti says:

    u premtove PAk se do rikyheje brenda 100 diteve 20% e dritave dhe telefonise! E mbajte gje premtimin?

    1. herta says:

      Po si ka mundesi more si pak, ne ket 1 vit qe eshte bere eshte bere puna e 8 viteve te PD qe me thene te drejten nuk eshte ndonje arritje se ato vetem per negativisht kane avancuar po kane filluar te gjitha rreformat te zbatohen dhe ngaqe nuk jane per qellime elektorale e nuk behen per vota efektet jane me afatgjate ndaj kini durim popull.

      1. poli says:

        qeveria me e suksesshme e ketyre 24 viteve demokraci kjo eshte, qeveri qe nuk mendon per fushaten tjeter po qe mendon per rilindjen e vendit dhe per permirsimin e kushteve reale te shqipetareve.

  2. klodi says:

    Mese e qart kjo qe po thoni zoti kryeminister, eshte e qart.

  3. feniks says:

    Po ne ushtarakeve ,qe ju kemi dhene votat per 24 vjet, A DO BENI GJE SE PO VDESim neper gjyqe?

  4. Orni says:

    O EDVIN, PER RENDIN CFARE KE BERE??? ASGJE!!!

    TI QE DO VENDOSJE REND 300 DITET E PARA, DITEN E 300 U VRA KRYEBANKIERI I SHQIPERISE NE BLLOK TE TIRANES!

    HALLALL I KE 1 MILION EURO NE DITE QE I VJEDH POPULLIT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje