300 ditët e para të qeverisë Rama/Basha: Dështime me sigurinë publike, paniku ka mbërthyer qytetarët (VIDEO)

17 Korrik 2014, 12:28Sociale TEMA

Qeveria ka dështuar në 300 ditët e para të saj përsa i takon sigurisë publike. Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një tryezë të organizuar nga partia më e madhe e opozitës me ekspertë të sigurisë dhe kriminalistikës në lidhje me situatën e rendit në vend.

Sipas Bashës, kjo tryezë ka për qëllim të demaskojë gënjeshtrat që thuhen për sigurinë publike, bazuar në të dhënat zyrtare.

“Janë shembur strukturat e sigurisë. Shifrat dhe faktet janë kokëforte, situata nuk le hapësirë për interpretime. Njerëzit sot janë të frikësuar nga statusi që ka fituar krimi dhe kriminelët. Kjo gjendje na dhemb, na thërret për aksion qytetar dhe politik”, theksoi kreu demokrat.

Basha deklaroi se “Qeveria Rama-Meta ka dështuar me sigurinë publike, ndërsa paralajmëroi se ky përkeqësim do thellohet për sa kohë amatorizmi është ulur në qeveri”. 

 “Dështimin e qartë të qeverisë Rama-Meta në fushën e sigurisë publike e tregon gjendja alarmante për jetën, pronën, paniku që ka mbërthyer qytetarët”, theksoi ai.

Basha u shpreh se Policia e Shtetit nuk është kthyer në detyrë por është kthyer në polici të partisë.

Në tryezë referuan ekspertët Veli Haklaj dhe Ivi Kasaj, sipas të cilëve në këtë periudhë të qeverisjes ka një riorganizim të krimit. Sipas Bashës,  në këtë tryezë u fol me fakte për përkeqësimin e sigurisë në vend, për rritjen e kriminalitetit, vrasjeve dhe aksidenteve. Duke e quajtur situatën alarmante, Basha nënvizoi se është koha për aksion qytetar dhe politik.

Sipas ekspertit Haklaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është konstatuar rritja e numrit të vrasjeve dhe viktimave në aksidente, janë rritur po ashtu vjedhjet dhe njerëzit janë më të pasigurt.

“Kriminaliteti, rendi dhe siguria publike janë faktorë kritike që influencojnë në cilësinë e jetesës. Kemi rritje të numri të vrasjeve dhe viktimave, vjedhjeve dhe dëmtimeve të pronës, rritje të numrit të aksidenteve, ulje të zbulueshmërisë së veprave penale, duke cenuar sigurinë në vend. krimi në vend ka pasur trend rritje krahasuar me 6 mujorin e parë të 2013. vrasjet dhe vetëvrasjet janë rritur në këto 300 ditë”, tha Haklaj.

Ndërsa Kasaj tha se, është rritur sasia e lëndës narotike të kapur në vendet fqinje, në bazë të krahasimit mes periudhes qershor-janar 2013 dhe qershor-janar 2014. Në vendin tonë sipas tij, krimi është riorganizuar.

Pas paraqitjes së situatës së rendit dhe sigurisë në vend nga ekspertët e pranishëm në tryezë, kreu demokrat Basha Basha tha se faktet e paraqitura gjatë kësaj tryeze janë marrë nga vetë buletinet e Ministrisë së Brendshme, duke shtuar se ato faktojnë sipas tij prishjen e rendit në vend brenda 300 ditëve.

3 komente në “300 ditët e para të qeverisë Rama/Basha: Dështime me sigurinë publike, paniku ka mbërthyer qytetarët (VIDEO)”

  1. yllson says:

    eshte e vertete.keta i ka zene panuku.prandaj ciren keshtu

  2. Kola i Druve says:

    Paniku te ka mberthyer ty, o Luuuuulaaaaash e sojin tend, me SRB-in ne krye?! Mos na mundoni me, kerkoni nje prokuror tjeter dhe jepuni (ju dhe jo pjese-pjese tuajat trupore)drejtesise.

  3. kozi says:

    Megjithese pasigurua rritet ne vend ,por Statusin e morem .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje