Kuvendi rrëzoi të enjten me 80 votat e deputetëve të mazhorancës dhe 2 abstenime dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura”, i miratuar pak javë më parë në seancë plenare.
Para votimit të dekretit, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, njëkohësisht kryetar i komisionit parlamentar të Sigurisë, i cilësoi të pabazuara arësyetimet e përdorura nga Kreu i Shtetit.
“Ligji nuk uzurpon asnjë kompetencë kushtetuese të Presidentit në cilësinë e tij si komandant i FA-së”, u shpreh Braho.
Kur PD mori SHQUP-in, apo kur emeruan ne krye te Forcave Detare nje kolonel, (kjo ne kundershtim me ligjin per gradat, duhej vetem gjeneral),,, nuk foli ky calamani per uzurpim kompetencash,,, tani na flet brockulla.