P/ligji për barnat/ Farmacistët dhe distributorët kundër draftit të qeverisë: Nuk garanton siguri

18 Korrik 2014, 12:51Sociale TEMA

Urdhëri i Farmacistit dhe përfaqësues të distributorëve farmaceutikë u shprehën kundër p/ligjit të barnave që po shqyrtohet në komisionet parlamentare. Të thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë, distributorët janë shprehur se ky draft ka shumë problem, përfshi këtu edhe mungesën e garancive për sigurinë e barnave.

Distributorët farmaceutikë kanë theksuar se projektligji nuk krijon transparencë dhe nuk tregon afatet për regjistrimin e barnave, gjë kjo që rrezikon futjen e barnave të paregjistruara të falsifikuara.

“Projektligji për barnat nuk krijon transparencë, nuk tregon afatet për regjistrimin e barnave që mund të shkojë edhe 3 vjet. Në emër të nevojave madhore rrezikohet që në Shqipëri të hyjnë barna të paregjistruara, të falsifikuara. Kërkojmë që çmimi i referencës së barnave të importit, të jetë mesatarja e 5 shteteve të rajonit dhe të realizohet automatikisht me sistem kompjuterik”, ishin disa nga shqetësimet e shprehura nga distributorët.

Një tjetër pikë ku çalon projektligji sipas përfaqësuesit të distributorëve farmaceutikë Gramoz Dudushi është mungesa e transparencës.
 
“Ligji nuk ka transparencë, ka probleme konceptuale, dhe nuk i përmbahet direktivave që japin siguri. Më kryesorja nuk tregon afatet e regjistrimit të barnave, gjë që rrezikon futjen e barnave të paregjistruara dhe falsifikuara në vendin tonë”, u shpreh Dudushi. 

Ndërsa Shoqata e Farmacistëve bën me dije se me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj janë takuar vetëm një herë.

“Me ministrin e Shëndetësisë jemi takuar vetëm një herë dhe 90 % e propozimeve tona nuk janë marrë parasysh”, ka deklaruar përfaqësuesi i Shoqatës së Farmacistëve Roland Xhafaj.

Ai i cilësoi kërkesat e tyre në përputhje me direktivat evropiane.

“Projektligji është i përgjithshëm dhe sipërfaqësor, nuk i përmbahet kritereve objektive, atyre jo diskriminuese dhe nuk përmban as detyrat e autoriteteve”, theksoi Xhafaj. 

Presidentja e Urdhrit të Farmacistit Diana Toma, u shpreh se ministria duhet të ishte konsultuar me grupet e interesit gjatë hartimit të projektligjit.

“Me ligj ministria duhej te konsultohej me ne gjatë hartimit të projektligjit të barnave. Nuk jemi thirrur fare në tryezat e organizuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa ligji e kërkon që të ishim pjesë e grupeve të punës. Projektligji është i pasakte si për pjesën kur flet për barnat dhe për pjesën që rregullon farmacitë. Duhet ripunuar si pjesa që flet për farmacinë dhe farmacistin. Ligji i konsideron farmacitë si subjekte tregtare, por farmacitë nuk janë të tilla”, është shprehur Toma.

Ndërsa deputetja e PS-së Klodiana Spahiu, ka deklaruar se nuk ndodhen në këtë komision për ta kthyer projektligjin, por për të dëgjuar sugjerimet dhe propozimet e tyre.

 

7 komente në “P/ligji për barnat/ Farmacistët dhe distributorët kundër draftit të qeverisë: Nuk garanton siguri”

  1. Ladi says:

    Eshte shume e qarte: lufte lobesh politike per kontrollin e pareve te ketij biznesi perrallor. Keta qe nuk duan te ndryshoje, jane ata te djeshmit ne pushtet…

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Diana Toma, ato grupet e interesit jane bere me stomak dhe zverk pak te trashe..Hollohuni pak..Ligji nuk kerkon ju te jeni pjese e pune..Ligji kerkon qe ju tu bindeni ligjeve qe shtron Kuvendi i Shqiperise..Jo ju nuk jeni subjekte tregetare, por keni regjister te ktheni kusur..

    Nje antibjotik italjan qe bleva kur isha semur andej tek Rruga Elbasanit kushtoj 50 mije leke (kjo ishte 4 vjet te shkuara)..E bleva sepse ja kisha fuqine..Po ai qe merr pensjon e blen dot aq ?!?! 50mije leke = 45 dollare..Shko ne farmaci ne Amerike, dhe i merr me 2 dollare me insurence ose 20 dollare pa insurence..Ja ajo puna e tregetise..

  3. Çimi, shoku i Melaminit Beratit! says:

    Une nuk di arithmetike, o Shoqata e Farmacistve.
    Por a mund te me shpjegoni qe Fosamax 500mg qe me duhet per kockat, ne Shqiperi e marr 7000 lek te reja, ndersa ne Itali 17 Euro te njejtat tableta?
    A ma shpjegoni dot a te keqen????

  4. arjan says:

    u bej thirrje shqiptareve qe te marrin mundimin tek komshinjte ne greqi,itali apo maqedoni e te blejne ilace se ne shqiperi nuk e imagjinoni dot se si vijn e nga vijne ilacet. Nuk ka lidhje patriotizmi por patriotizmit i sherben kur ruan veten dhe shendetin per ty sgerbyer vendit tend. une kam provuar thjesht nje paracetamol nga jashte dhe nje nga vendi yne. ndryshim 100%. jemi ne nje situate katastrofike.ne shqiperi kush vjedh dhe kush shkaterron.turp

  5. shekulli says:

    Rilindja eshte pa taban !!!!

  6. . says:

    =============================================================

    Keshtu funksionon gjithe Bota.

    Iku koha e rregjimit kanunor-verior “Rrumpalles”.

    Boll u pasuruat dhe Ju …. iku koha e Korrupsionit,
    Droges, Parate te pista.

    ==============================================================

  7. ministri says:

    Shqiptaret qe sot e tutje do u shitet allci me lek, e do u thone kete meritoni ndac vdisni ndac rroni pune per ju.
    Rrofte Rilindja me Ilir Beqjen qe nuk di as nga lidhet gomari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje