Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar të ndërmarrë dhe të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për të forcuar procesin legjislativ, sistemin zgjedhor, qeverinë qendrore dhe lokale, administratën publike, si dhe sistemin e drejtësisë. Përveç kësaj, Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë janë të angazhuar për marrjen e masave të veçanta për të siguruar funksionimin e duhur të Parlamentit. Këto masa do të bazohen në dialogun politik konstruktiv mes të gjitha partive dhe ndërveprimin me institucionet e pavarura me synimin për të përmirësuar funksionet rregullatore dhe për të siguruar transparencën e procesit legjislativ si dhe forcimin e kapaciteteve administrative të Parlamentit në mënyrë që të rritet roli i tij mbikëqyrës, për të zbatuar detyrimet që rrjedhin nga MSA-ja gjatë periudhës para anëtarësimit në BE.
Kjo theksohet në Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, 2014 -2020, dokument i miratuar nga Qeveria shqiptare . Sipas dokumentit, Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar për të adresuar 5 prioritetet e tjera kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian për të marrë statusin e kandidatit dhe të hapë negociatat e pranimit me BE. Udhërrëfyesi, që do të përmirësojë reformat në fushat e mësipërme kyçe të kriterit politik, u miratua nga Qeveria më 28 maj 2014.
Reforma e Administratës Publike
Qeveria shqiptare është e angazhuar për një reformë të vërtetë të administratës publike, për trajtimin dhe vlerësimin bazuar në merita, në krijimin e një rrjeti institucional efektiv dhe efiçient për punonjësit e saj, në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. Qeveria shqiptare ndjek objektivin përfundimtar të krijimit të një administrate publike efiçente, të aftë për zbatimin e plotë të angazhimeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Reforma e administratës publike është përparësi e lartë për Qeverinë shqiptare, duke përbërë një prioritet kyç për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave të pranimit në BE.
Në vitet e fundit, administrata publike në Shqipëri ka pësuar reforma të rëndësishme, sidomos nga pikëpamja e bazës institucionale dhe ligjore. Ligji i ri i Shërbimit Civil i miratuar në vitin 2013 hyri në fuqi më 26 shkurt 2014. Ky ligj përbën një hap të madh përpara për të rritur profesionalizmin dhe meritokracinë dhe për të luftuar politizimin, paaftësinë dhe korrupsionin në një gamë të gjerë të organeve të sektorit publik. Përveç kësaj, që nga shtator 2013, Qeveria shqiptare ka marrë të gjitha hapat e nevojshme për të hartuar aktet nënligjore të identifikuara si të nevojshme për zbatimin e ligjit të ri të shërbimit civil. Pas një pune intensive dhe procesit konsultativ (me ndihmën e SIGMA-s dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë), janë miratuar dhe kanë hyrë në fuqi dhjetë akte nënligjore, pas botimit në gazetën zyrtare. Administrata publike ka pësuar reforma institucionale.
Një ministri me të drejta të plota për Inovacionin dhe Administratën Publike është themeluar. Ajo është duke punuar për të unifikuar burimet dhe për të ndjekur prioritetet dhe masat kyçe, të tilla si rishikimi dhe miratimi i Strategjisë Ndër-sektoriale për Reformën e Administratës Publike. Gjithashtu, është vendimtar zbatimi i ligjit “Për Shërbimin Civil”, që do të mundësohet me miratimin e legjislacionit dytësor.
Masat e tjera, në lidhje me kuadrin ligjor, përfshijnë gjithashtu miratimin e ligjit për procedurat e përgjithshme administrative dhe aktet nënligjore për zbatimin e ligjit “Mbi organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Do të ndërmerren hapa për përmirësimin e procedurës së rekrutimit në bazë të meritës, emërimit, ngritjes në detyrë në shërbimin civil, dhe shtrirjen e Sistemit informatik të menaxhimit të burimeve njerëzore/HRIMS. Funksionimi i duhur i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) dhe pajisja e saj me burimet e nevojshme financiare dhe njerëzore, si dhe planifikimi i duhur do të jenë gjithashtu në fokusin e reformës.
Në kontekstin e reformës funksionale – strukturore dhe me synimin për të rritur efektivitetin, reduktimin e kostove të shërbimit, rritjen e besimit dhe stabilitetit të institucioneve publike, dhe me krijimin e strukturave të ministrive të reja, janë paraqitur disa risi/inovacione në mënyrë që të sigurohet një qeveri e qëndrueshme me një mentalitet përparimtar, veçanërisht:
Forcimi i dimensionit të integrimit në BE dhe thithja e kapaciteteve për çdo ministri dhe mbi të gjitha, forcimi i Ministrisë për Integrimin Evropian me një rritje 20% të numrit të stafit.
Planifikimi/menaxhimi strategjik është përcaktuar si një funksion bazë i çdo ministrie, duke përfshirë edhe qasjen bazuar në rezultat e financimit.
Pavarësia e administratës publike do të forcohet nga: sigurimi i pavarësisë dhe forcimi i kapaciteteve të institucioneve të tilla si Avokati i Popullit, Komisioneri i Shërbimit Civil, Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpërmjet miratimit të ligjit të ri “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, që rrit auditimin e jashtëm; duke siguruar pavarësi ekonomike për Kontrollin e Lartë të Shtetit, nëpërmjet miratimit të buxhetit vjetor të propozuar nga ky institucion; krijimi i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil (KSHC), i cili do të zëvendësojë Komisionin përkatës, me cilësinë për mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.
Reforma në drejtësi
Çdo veprim që duhet të ndërmerret nga Qeveria shqiptare në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, ka për qëllim final krijimin e një sistemi të drejtësisë të pavarur, të përgjegjshëm dhe efiçent në Shqipëri, i cili është në gjendje të japë drejtësi në mënyrë të drejtë dhe transparente, si dhe të zbatojë legjislacionin e përafruar me acquis të BE-së.
Lufta kundër korrupsionit është prioritet kyç për qeverinë e Shqipërisë. Drejtimet kryesore të politikës anti-korrupsion përfshijnë një seri veprimesh për parandalimin e fenomenit, forcimin e institucioneve, monitorimin e përgjithshëm edhe nga organizatat e shoqërisë civile dhe dënimin administrativ dhe penal të zyrtarëve të korruptuar. Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar për të zbatuar reformat në sistemin e drejtësisë, të sugjeruara dhe të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë, në bashkëpunim me të gjitha institucionet e përfshira dhe në përputhje me angazhimet dhe detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit (nenet 1, 2, 13 , 70 dhe 78 i MSA).
Në vitet e fundit, reforma gjyqësore është udhëhequr nga një Strategji Sektoriale e Drejtësisë i cila do të rishikohet dhe përmirësohet gjatë këtij viti (strategjia e re ndërsektoriale 2014-2020). Një grup-pune është ngritur dhe ka filluar puna për rishikimin e strategjisë sektoriale të drejtësisë. Për të adresuar çështjet kushtetuese të reformës në drejtësi, Ministria e Drejtësisë ka angazhuar Komisionin e Venecias dhe është rënë dakord për një sërë masash që kanë për synim rritjen e pavarësisë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e sistemit gjyqësor.
Një nga objektivat në këtë reformë është përmirësimi i sistemit për emërimin, vlerësimin, ngritjen në detyrë dhe transferimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Do të hartohet dhe miratohet një ligj i ri për vlerësimin e gjyqtarëve. Do të bëhen përpjekje për të zvogëluar ngarkesën e çështjeve me anë të ndryshimeve ligjore (rishikimi i procedurës civile dhe kodeve të procedurës penale), si dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe burimeve njerëzore të të gjitha gjykatave në Shqipëri.
Do të merren masa për të rritur efikasitetin e gjykatës nëpërmjet riorganizimit të brendshëm dhe emërimit në mënyrë transparente të një stafi gjyqësor të trajnuar më mirë, si dhe vendosja e rregullave të qarta për kryerjen e procedurës së përzgjedhjes të stafit gjyqësor, duke marrë parasysh dispozitat përkatëse të Ligjit të Shërbimit Civil. Bërja e Gjykatave Administrative plotësisht funksionale është një nga prioritetet afat-shkurtër, që do të adresohet nga një numër masash të parashikuara për këtë qëllim (kryesisht investim në mjediset e punës së gjykatave administrative të sapo-themeluara, së bashku me masat për rritjen e luftës kundër korrupsionit në gjyqësor.
Lufta Kundër Krimit të Organizuar
Sfera e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme është një nga fushat prioritare të qeverisë shqiptare, si dhe një element shumë i rëndësishëm në përmbushjen e standardeve në kuadër të integrimit të Shqipërisë dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat. Lufta kundër krimit të organizuar ka qenë pjesë e 5 prioriteteve kyçe të adresuara nga Udhërrëfyesi dhe Raporti i Progresit të Komisionit Evropian të qershorit 2014.
Dispozitat MSA-së e detyrojnë Shqipërinë të angazhohet në promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, për zhvillimin e projekteve me interes të përbashkët për çështjet që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, emigrimit të paligjshëm dhe trafikimit, duke përfshirë në veçanti atë të qenieve njerëzore, kontrabandës, trafikimit të paligjshëm të armëve dhe automjeteve, e të tjera si stabiliteti. Shqipëria është e angazhuar për të çuar përpara rezultatet pozitive të arritura dhe për të adresuar rekomandimet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian të vitit 2013.
Rezultatet e arritura në vitet e fundit demonstrojnë përparimin e bërë në bashkëpunim me policinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ngritja e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit për të siguruar zbatimin e rreptë të ligjit është prioritet i adresuar në planin e veprimit në vijim. Bashkëpunimi ndër- institucional, si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar i policisë ka vazhduar të japë rezultate të mira në aspektin e operacioneve, arrestimeve dhe hetimeve të përbashkëta, përfshi edhe hetimin e pasurive kriminale.
Koordinimi i përpjekjeve anti-trafik në nivel kombëtar është adresuar në një qasje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe institucionet e pavarura shtetërore, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë. Strukturat shtetërore shqiptare janë plotësisht të angazhuara në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, duke synuar arritjen e standardeve të kërkuara.
Ndryshimet strukturore dhe ligjore në policinë e shtetit dhe në prokurori kanë ndodhur në kuadër të intensifikimit të luftës kundër krimit të organizuar. Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe protokolle me Europol-in, me Italinë dhe Greqinë. Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik (ZKKA) e ka rigjallëruar këtë mekanizëm kombëtar referimi, për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore me një intensifikim të aktiviteteve në fushën e parandalimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit të publikut, dhe është duke finalizuar strategjinë e re kombëtare dhe planin e veprimit për 2014-2016.
Tre njësi të lëvizshme janë krijuar në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan, që ka çuar në rritjen e identifikimeve të viktimave dhe viktimave të mundshme. Janë intensifikuar hetimet për veprat penale kundër pastrimit të parave dhe krimit ekonomik. Qeveria shqiptare po zbaton me sukses planin kombëtar kundër lëndëve narkotike dhe, bashkëpunimi me vendet e tjera ka çuar në rezultate të suksesshme edhe në këtë fushë. Megjithatë, qeverisë shqiptare do t‟i duhet të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të rritur rezultatet në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, të tilla si rritja e hetimeve proaktive, duke përdorur teknika të veçanta të hetimit, rritjen e ndërgjegjësimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, intensifikimin e bashkëpunimit me vendet fqinje dhe vendet e tjera të BE-së për këto çështje.
Reforma Territoriale
Qeveria shqiptare aktualisht është duke kryer një reformë administrative dhe territoriale që ka për synim konsolidimin e administrativ dhe territorial të njësieve të qeverisjes vendore, më pak të kushtueshëm dhe më demokratik. Qëllimi është përmirësimi dhe rritja e eficencës së shërbimeve publike në nivel vendor, duke ua ofruar ato qytetarëve sa më afër që të jetë e mundur, si dhe forcimi i qeverisjes demokratike vendore.
Gjithashtu, për të forcuar njësitë e qeverisjes vendore, qeveria shqiptare është e angazhuar të ndjekë objektivat dhe masat e mëposhtme: të plotësojë dhe të miratojë reformën administrativo- territoriale brenda vitit 2014; të përmirësojë koordinimin ndërmjet qeverisë qendrore dhe asaj vendore, duke krijuar një këshill konsultativ që do të trajtojë në veçanti edhe fushat që lidhen me politikat e BE-së; të thellojë decentralizimin fiskal dhe të miratojë mbështetje buxhetore të synuara për nevoja të zonave të veçanta të vendit; të rrisë performancën dhe transparencën e njësive të qeverisjes vendore dhe të inkurajojë angazhimin në monitorimin dhe raportimin qytetar; të nxisë masat për të luftuar politizimin dhe korrupsionin; të forcojë kapacitetet e stafit të NJQV-ve për politikat dhe legjislacionin që kanë të bëjnë me BE-në në mënyrë që të përmbushin standardet.
Çështjet Rajonale dhe Obligimet Ndërkombëtare
Shqipëria luan një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në rajon. Interesi i saj kryesor është një rajon i qëndrueshëm ku paqja, marrëdhëniet social-ekonomike dhe kulturore, si dhe marrëdhëniet e qëndrueshme të përfitimit të ndërsjellë me fqinjët të mbizotërojnë. Marrëdhëniet e mira të fqinjësisë dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit dhe, në veçanti, me vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë një nga prioritetet e politikës së jashtme shqiptare, sidomos, pasi është edhe një nga kërkesat kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në. Pas marrjes së detyrës në vitin 2013, qeveria shqiptare theksoi të ketë zero probleme me fqinjët. Qeveria shqiptare do të angazhohet plotësisht në bashkëpunimin me institucionet e specializuara ndërkombëtare dhe vendet e tjera të rajonit, duke qenë shumë aktive në zbatimin e angazhimeve në kuadër të këtij bashkëpunimi.
Gjithashtu, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare, qeveria shqiptare do të angazhohet plotësisht për të rritur bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, duke iu përgjigjur programeve të partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë në këtë fushë, në përputhje dhe detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (nenet 1, 2, 4, 13 dhe 81 i MSA-së). Veç kësaj, ajo do të marrë të gjitha hapat e nevojshëm, si në kuadrin ligjor dhe institucional për ta bërë bashkëpunimin më efektiv dhe të plotë në këtë fushë.
Objektivi strategjik i Shqipërisë është që nëpërmjet angazhimit aktiv në të gjitha forumet dhe nismat rajonale të kontribuojë me qëndrime parimore dhe të balancuara për çështje të ndryshme. Nëpërmjet aktivitetit të saj në këto forume rajonale, Shqipëria synon promovimin e zhvillimit ekonomik rajonal përmes projekteve të përbashkëta në fusha të tilla si energjia dhe transporti. Shqipëria vazhdon të lobojë për përfaqësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe nismat që kontribuojnë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Sa i përket bashkëpunimit rajonal, Shqipëria kontribuon në mënyrë aktive për bashkëpunimin rajonal dhe luan një rol të rëndësishëm drejt procesit të pajtimit në rajon. Shqipëria ka marrë pjesë në takimet e të gjitha niveleve në kuadër të nismave rajonale, dmth: SEECP – Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, CEI – Iniciativa e Evropës Qendrore, AII – Iniciativa Adriatik dhe Jon, KBR – Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, BEDZ – Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi, MARRI – Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë, dhe më tej, duke qenë e përfshirë në mënyrë aktive në procesin e bashkëpunimit rajonal.
Plotësisht e angazhuar në procesin e bashkëpunimit rajonal, me 1 qershor 2013, Shqipëria mori kryesimin njëvjeçar të Iniciativës Adriatik dhe Jon (AII), e cila përkon me një periudhë vendimtare të procesit të finalizimit dhe shpresojmë miratimin e Strategjisë së re të BE-së për rajonin makro Adriatikut dhe Jon, deri në vitin 2014. Gjatë presidencës prej një viti të IAJ, janë organizuar disa takime dhe tryeza të rrumbullakëta në Shqipëri, me qëllim prodhimin e sinergjive midis IAJ dhe EUSAIR.
Që nga 1 qershor 2014, Shqipëria ka marrë kryesimin një vjeçar të SEECP. Në kryesimin e ardhshëm, së bashku me Rumaninë dhe Maqedoninë, Shqipëria faktikisht përmbush anëtarësimin e Trojkës të SEECP.
Shqipëria do të marrë përgjegjësi më tepër në aspektin e bashkëpunimit rajonal dhe do të rrisë praninë e saj aktive dhe kontributin në iniciativat rajonale.
Qeveria shqiptare do të vazhdojë të marrë pjesë aktive në të gjitha ngjarjet që lidhen me zbatimin e suksesshëm të projekteve (TAP) Gazsjellësit Trans Adriatik – dhe (IAP) Ionian Adriatic Pipeline.
Kur është fjala për marrëdhëniet dypalëshe, Shqipëria do të vazhdojë të marrë në konsideratë marrëdhëniet me Republikën e Kosovës si një prioritet dhe një partneritet strategjik me synimin e rritjes ekonomike, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. Do të jetë në fokus zbatimi i efektshëm i marrëveshjeve në shumë aspekte si kulturore, integrimin ekonomik në BE dhe në fusha të tjera midis dy vendeve. Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë plotësisht dialogun e vazhdueshëm të nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe promovimin e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së Kosovës në të gjitha nismat rajonale dhe ndërkombëtare.
Marrëdhëniet me Maqedoninë karakterizohen nga një nivel shumë i mirë i dialogut politik dhe me kontaktet e shpeshta të nivelit të lartë politik, i cili do të forcohet edhe më tej në frymën e dialogut konstruktiv politik.
Marrëdhëniet me Malin e Zi do të vazhdojnë të përbëjnë një bazë solide për marrëdhënie të mira fqinjësore, të zhvilluara përmes një dialogu intensiv politik dhe të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Progresi pozitiv i marrëdhënieve me Republikën e Kroacisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në drejtim të dialogut politik në rritje dhe një bashkëpunimi shumë të mirë dypalësh, veçanërisht në çështje të integrimit evropian.
Shqipëria mbetet e angazhuar për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me Bosnjë – Hercegovinën, intensifikimi i dialogut politik dhe kontakte në çdo nivel në të ardhmen është prioritet i politikës rajonale të Shqipërisë.
Përfundimisht, Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë intensifikimin e marrëdhënieve me partnerë të tjerë në rajon. Përmirësimi i mëtejshëm dhe zgjidhja e çështjeve të hapura me Greqinë do të jetë prioritet për të ardhmen. Intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve me Italinë dhe Turqinë mbeten gjithashtu vendimtare për zhvillimin e Shqipërisë.
gjykatesit do te hiqen te gjithe se nuk jane njerez te mire, jane nje tuf hajdutesh
gjykatat ne shqiperi duhet te pastrohen nga gjyqtaret e paafte dhe te korruptuar, ndryshe Rilindja do te kete gjithmone nje “ferre” te madhe perpara gjithmone ne rrugen e saj per relaizimin e reformave dhe Plotesimit e premtimeve dhe te Programit te saj afgatgjate.
gjyqtaret ne shqiperi jane bere miliardere .
Por nuk duhet harruar dhe bashkepunetorja tjeter ne korrupsion prokuroria dhe ajo duhet reformuar dhe pastruar nga prokuroret e paafte dhe te korruptuar.
O shtet leshi, jo reforma te behen po edhe revolucion te behet atje po ata njerez jane. Eshte problem njerezish dhe jo reformash, ska si te te beje reforme Like floriri me bllok ne dore. Ligjet jane, plasni brenda keta plehra e shihni se si do te rrijne urte te tjeret pastaj. Mjere ai popull kujt i jep voten, Like floririt, ose me mire kujt ja shet. Saliu do te kishte bere 1 te mire sikur te kishte arrestuar kete ndyresire po edhe kete se beri. Prandaj Likja thote se ka shume respekt per Salen. Ky koalicion qeverises eshte i bazuar mbi shantazhin qe i ben Likja Rames se mund te kaloje ne çdo moment me Saliun. Te keqijat qe i ka bere Saliu atij vendi skane fund po te pakten Saliu nuk u kap ne flagrance duke vjedhur ndersa kokelopa po tall bolet me nje popull matuf e idiot. S’ka si te beje reforma Likja se ai e di qe duhet te arrestohet i pari. Perfundimisht ne paskemi qene popull i trashe e dele.
Shqiperia ka nevoje vetem per nje ligj:Cfardo lloj korrupsioni dhe krimi denohet me vdekje.Vetem ky ligj e shpeton kombin.