Rama inspekton tregun bujqësor në Elbasan/Perspektivë e re për fermerët shqiptarë (VIDEO)

19 Korrik 2014, 13:06Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama vizitoi tregun bujqësor të Elbasanit, para inaugurimit i cili pritet të nisë punë në shtator.

Vizita e Kryeministrit Rama është në kuadër të inspektimit të punimeve të bëra gjatë kësaj kohe në këtë treg, i cili është cilësuar nga Qeveria shqiptare si tregu i parë modern bujqësor i standardeve të Bashkimit Europian.

Rama theksoi se ky treg është një shembull suksesi, ndërsa shtoi se të tilla nisma duhen promovuar edhe në zona të tjera të Shqipërisë, për t’i dhënë sipas tij një perspektivë të re fermerëve.

“Ky treg, shembull suksesi. Ta promovojmë edhe për zona të tjera; t’i japim fermerit perspektivë të re me këto tregje bujqësorë”, u shpreh Rama

Në tregun e ri bujqësor janë parashikuar të hapen 300 vende të reja pune, ndërsa do të mbledhë të gjitha produktet bujqësore të Elbasanit, Lushnjes dhe Beratit. Risia e këtij tregu sipas planit mësohet se nuk do të ketë dhoma të posaçme frigoriferike.

3 komente në “Rama inspekton tregun bujqësor në Elbasan/Perspektivë e re për fermerët shqiptarë (VIDEO)”

  1. eri says:

    Bujqesia duhet te kete jo vetem nje vemendje te madhe por duhet te jete prioriteti i prioriteteve. pa bujqesi te zhvilluar ky vend do te rri ne vend numero. keshtu qe keep going with the work

  2. jiimi says:

    JU I BETE PORE NJERZIJA DUAN TE PUNOJNE RRUGEVE KAFSHET ZBEHEN NJEREZ

  3. Zigur Qarri says:

    Edhe nje hap perpara.Eshte per tu pergezuar.
    Nuk me pelqen LSI,por Minister Bujqesie te afte si Edmond Panariti,nuk ka pasur deri tani.Shpresoj te rri sa me gjate ne ate pozicion,edhe sikur te ndryshojn konjukturat politike ne disfavor te LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje