Policia kallëzon përsëri Dasho Alikon dhe 2 kryepleq për hashashin e Lazaratit (Video)

20 Korrik 2014, 15:06Sociale TEMA

Dashnor Aliko, kryetari i Komunës Lazarat, kallëzohet serish penalisht në prokurori edhe për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, bashkë me dy kryepleq të zonës.

Kallëzimi për kryetarin e Komunës Lazarat, vjen vetëm pak kohë pasi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Sstetit e denoncoi atë në Prokurori për Krime të Rënda, si njërin nga “kapot” që drejtonte organizatën kriminale në fshat.

Mësohet se denoncimi është bërë nga Policia e Gjirokastrës, e cila ka bere te njejtin akt edhe ndaj dy kryepleqve të zonës, duke i akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Prokurorët thane se po verifikojne, nëse me veprimet dhe mos veprimet e tyre, të akuzuarit kanë ndikuar në mbjelljen dhe kultivimin e parcelave të mëdha me lëndë narkotike.

ABC News ka mesuar se hetuesit janë përqendruar edhe në zbardhjen e emrave të personave që shfrytëzonin tokat e komunës në kultivimin e hashashit. Prokurorët thane se po kryhen të gjitha verifikimet e mundshme, për të parë nëse tokat e komunës janë shfrytëzuar me miratimin e kryetarit Aliko apo pa dijenine e tij.

Zyrtarisht, prokuroria ka regjistruar 160 procedime penale për rastin e Lazaratit, me 32 persona të arrestuar, 43 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë ndërsa 85 procedime të tjera nuk kanë emra konkrete të autorëve.

Burimet thane, se 7 prej të arrestuarve po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për akuzën e krijimit te organizatës kriminale dhe vrasjes së mbetur në tentative, ndaj forcave të policisë. 25 personat e tjerë janë proceduar nga prokuroria e Gjirokastrës për hashashin dhe armët e gjetura në shtëpite dhe orborret e tyre. Ndërsa pjesa e tjetër e personave, që po hetohen në gjendje të lirë, ka të bëje me armët dhe lëndën narkotike, të gjetur në tokat e tyre apo edhe pranë shtëpive të banimit.

 

Grupi hetimor i prokurorisë tha për “Abc neës”, se deri më tani nuk ka ndonjë kallëzim nga banorët e fshatit ndaj policisë apo personave konkrete. Edhe pse në fshat, janë plagosur disa persona nga të shtënat e armëve, disa familje të tjera, kanë pretenduar në deklarimet ne media, se janë dhunuar dhe grabitur nga policia. Për momentin, për këto pretendime ka nisur hetimet vetëm Shërbimi I Kontrollit të Brendshëm pranë Policisë së Shtetit.

Sipas policisë, gjatë operacionit që ende vazhdon në Lazarat, janë kapur dhe asgjesuar rreth 65 tonë hashash, rreth 140 mijë rrënjë cannabis sativa, 5 kg heroinë, rreth 15 kg lëndë narkotike çokollatë dhe rreth 9 litër vaj hashashi. Po ashtu janë shkatërruar 5 laboratore të përpunimit të drogës, si dhe një arsenal I madh armësh të ndryshme, që nga fishekët e deri te armët e rënda, kundër-ajror apo mjete të tjera motorike.

 

10 komente në “Policia kallëzon përsëri Dasho Alikon dhe 2 kryepleq për hashashin e Lazaratit (Video)”

  1. tourkofagos says:

    keta jane muslimon brodhers,vrases,drogaxhinje,batakcinje,mashtrues,korrake,te pabese etj……..pune korrakesh!

    1. Zigur Qarri says:

      Pabesia flet per pabesi!Flet per pabesi kapterri qe peshtyu,shkeli dhe theu kryqin per ti treguar”besnikerine”Partise,dhe me pas u justifikua se nuk ishe kryq ortodoks,por katolik!Flet per pabesi ai qe i vidhte fqinjeve pulat!Flet per pabesi ai qe shet familjen per nje gote raki!
      Flet per pabesi ai qe ka shitur nderin e familjes neper rruget e Greqise!
      Flet per pabesi ai qe ka shitur indetitetin me Leke!Flet per pabesi ai qe peshtyn mbi buken dhe vendin qe e rriti dhe mbi njerezit qe ka bashkjetuar!Flet per pabesi ai,per te cilin Besa esht nje lecke,shtupe.
      Rrenja e fjales se shenjte shqipe Bese,eshte ajo qe zevendeson fjalet e huaja,fe dhe religion me fjalen Besim,fjale qe ti e perdhos sa hap gojen e qelbur,si militant dhe antikrisht qe je.Sa per drogen mor jashtqitje,
      Greqia esht vendi i droges me shkatrruese,SISA-S.Si e ke pasur nicknamen
      me pare ti?-“i pashprese” dhe tani mutofagos,qe eshte po e njejta gje.
      Kjo tregon edhe situaten tende.Prandaj,merr nje gure,lidhe ne qafe dhe bulldum ne hale,bej xing(jo ne uje se qelb).Yshsht jashtqitje.

      Sisa: Cocaine of the Poor (Part 1/2)
      http://www.youtube.com/watch?v=Uo37vW2SW-U

      1. tourkofagos says:

        ja foli dhe Zike kulaku……….hahahahaha

    2. Zikja says:

      Dhe keta pothuajse nxijne sa vellezerit PeDe-grekofage

  2. vlora.aj says:

    O drejtesi e shkerdhyer, do verifikojm thote oata ropt e cte keshe prokuror gjykatesa e mustaqe miu. Na bete turpi i europes na shikojne te gjithe si Ufo.

  3. Gora says:

    Po po turkofacos. Edhe grekofagoset shquhen njelloj edhe me shum se muslimanet qe thua ti . Po tani evropa ja u ka hedhur litarin ne gryke dhe grekofagoset kercejne danc gjerman ska me bozuqja.dhe ti aty ben pjes.

  4. Zigur Qarri says:

    Mazhoranca qeverisëse nuk do të ndryshojë qëndrim për shtrirjen e Bashkisë së re të Himarës, pavarësisht kundërshtimeve të forta ditët e fundit nga PBDNJ-ja e Vangjel Dules.

    Burime qeveritare pranë reformës territoriale i thanë se: “qeveria është e vendosur t’i qëndrojë besnike variantit përfundimtar të përzgjedhur nga komisioni i posaçëm i reformës administrative, duke mos marrë parasysh kërkesat e Dules”(Evangelos Doulos alias Vangjel Duleviç)
    Ky qëndrim i qeverisë, sipas po të njëjtit burim, argumentohet me faktin se “propozimet e qeverisë kanë rikthyer kufijtë 400-vjeçarë të krahinës autonome të Himarës”.
    “Duke propozuar bashkimin e qytetit bregdetar me lumin e Vlorës, qeveria praktikisht tenton të mbyllë përgjithmonë rrugën e një konflikti të shoqëruar në heshtje, apo me përplasje të herëpashershme, gjatë dy dekadave të tranzicionit”,ka theksuar burimi qeveritar.

  5. rrnoft Pi Di,ja says:

    Akoma mereni me kete qelbesire,aliko? po ky eshte zagari i sali berishes qe i hapi rruge kriminelave dhe shkaterroj nje fshat te tere,ku i kthey fshateret e ndershem te Lazaratit ne bujkrober te vetes se tije dhe te sali bishes.

  6. Picarioti says:

    E po kur u bene dhe keta ballistat e Lazaratit, mos ngelte me njeri ne kembe. Xhomboli I m..it.

  7. DIBRANI says:

    Edi Rama e zgjidhi Gardecin dhe 21 janarin !!!!!!!!!……

    I kishte mbetur pa zgjidhur Dasho Aliko me hashashin nga qe ka ber nje sy qorr ,…..ajde qeveri ajde

    Po normale c’do kush do vepronte si Dashoja,ashtu ishte jeta atehere,tani ndryshoj futi nje fasule.

    O Ramo je bere si telefon I prishur ,…populli te kerkon drejtesi aty ku duhet te besh drejtesi ,….keshtu si e nisur nuk do kesh koh te pendondohesh ne zgjedhjet e ardhshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje