Basha: Rama po bllokon investimet në Tiranë për shkak të komplekseve të tij

25 Korrik 2014, 12:28Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama se për shkak të komplekseve të tij ka bllokuar investimet e reja në Tiranë. i pyetur për bllokimin e bulevardit të ri, z. Basha tha se kjo ka vetëm një arsye: – “Bulevardi dëmtohet nga papërgjegjshmëria dhe nga cmira e kryeministrit” – deklaroi kryebashkiaku Basha. Këto komente Basha i bëri në përfundimin e rikualifikimit urban të bllokut “Sadik Petrela” në Njësinë Bashkiake nr 3 në Tiranë.

“Kam kënaqësi të madhe të bashkohem sot me qytetarët e bllokut “Sadik Petrela”, këtu në Tiranë. Mbi 5 mijë banorë të kryeqytetit, sot gëzojnë një investim të përfunduar të Bashkisë së Tiranës, i cili ka bërë të mundur urbanizimin e plotë të kësaj zone të lënë në harresë dhe pas dore prej më shumë se një dekade e gjysmë. Urbanizimi i bllokut “Sadri Petrela” ka përfshirë të gjithë punimet e nevojshme për sistemin e ujërave të bardha, të zeza, të kanalizimeve, asfaltimin, trotuaret, ndriçimin dhe siç shikoni edhe profilin urban të rrugëve dhe rrugicave ku është ndërhyrë përmes modelit tashmë të njohur të Bashkisë së Tiranës, zëvendësimit të avllive të vjetra me kangjella qytetare”, theksoi Basha.

Në vijim ai shtoi se sot ofrojmë një cilësi më të mirë jete për mijëra bashkëqytetarët tanë, për këta vogëlushë, për prindërit e tyre, për më të moshuarit,  dhe dua të them se jo vetëm ata që jetojnë në këtë bllok, por të gjithë qytetarët e Tiranës që e duan qytetin e tyre dhe që e kuptojnë se bashkëjetesë qytetare do të thotë të ndash cilësinë e jetës kudo që jeton dhe jo vetëm në qendër të qytetit, i vlerësojnë angazhimet e marra dhe angazhimet e përmbushura nga Bashkia e tyre, angazhime të cilat  natyrisht i shërbejnë qytetarëve pa dallim, pa dallim zone ku jetojnë, pa dallim bindjesh politike, duke pasur një vëmendje më të shtuar, natyrisht  për zonat e lënë pas  dore për një kohë të gjatë.

Ndërsa paraqiti disa nga projektet e realizuara në Bashkinë e Tiranës, Basha tha se ky bilanc ka kompleksuar ish – kryebashkiakun Rama i cili në krye të axhendës së tij ka vënë bllokimin e investimeve të kryeqytetit”.

“Me sa duket, jo çdokush është i lumtur dhe i gëzuar me këto punime. Një trashëgimi e vjetër na ndjek nga pas, e cila nuk matet me cilësinë më të lartë por matet me bllokimin, me mentalitetin e luftës politike, edhe aty ku nuk ka vend për luftë politike, ku është e qartë se interesi qytetar është që puna të ecë përpara. Ata që janë mbartës të këtij mentaliteti të vjetër dhe të vjetëruar për shqiptarët e shohin këtë si një sfidë dhe në fakt është një sfidë për mosperformancën, është një sfidë për fjalët e shumta pa bukë, është një sfidë për paradat imagjinare të sukseseve por pa asnjë prodhim, pa asnjë vend pune, pa asnjë vepër. Në këtë kuptim është dhe duhet të jetë sfidë por një sfidë për t’u konkurruar me vepra dhe jo me fjalë e jo një sfidë për t’u kthyer në luftë politike të paprinciptë, në bllokim si ai që ka përjetuar Bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës, për shkak të komplekseve personale të ish – kryetarit të Bashkisë i cili ia doli që për më shumë se 7 muaj të bllokonte buxhetin e bashkë me të varrezat, shkollat, kopshtet, çerdhet, projektet strategjike të qytetit të Tiranës dhe mijëra e mijëra vende pune që do ishin krijuar, nëse Edi Rama nuk do ta kishte bërë këtë bllokim. Qytetarët e Tiranës, Bashkia e Tiranës dhe unë jemi optimistë dhe të vendosur. Kemi ecur e do të vijojmë të ecim në realizimin e projekteve tona, u ofrojmë një cilësi të re jete qytetarëve të Tiranës, veçanërisht vogëlushëve të Tiranës të cilët janë vogëlushë me standarde dhe kërkesa europiane, rinisë së Tiranës dhe gjithë qytetarëve të kryeqytetit”,  u shpreh kreu i Bashkisë, Lulzim Basha.

9 komente në “Basha: Rama po bllokon investimet në Tiranë për shkak të komplekseve të tij”

  1. er says:

    Ik or legen….legeeeeen….

    1. Pilo Lala says:

      Edi Rama e ka gati Projektin per Bulevardin e Tiranes, dhe ne kemi besim qe do beje gjera madheshtore dhe funksionale, jo si ato kioskat e Sali Kelmnedit me shoke qe e kthyen Tiranen ne nje lagje Bombei.
      Shporru sa me shpejt, te shpetojme nga demi qe i ke bere Tiranes.

  2. eri says:

    hahahaha nma shkrive o luli, ke 2 vjet nuk po shkon ne bashkli o idiot dhe pret te te besopj populli per kte qe sa po the, eshte bo kryetar ai pijaneci tani. Uroje nje here nqs je njeri.

    1. bledi says:

      Po ky eshte skandal mo lulke ca flet ti, ktej ke nja 1 vit a me shum pa shkuar fare ne bashki vetem con makinen atje po rri nga shqupi duke i fshire kepucet saliut dhe sot del e flet per te, turp i madh per ty.

      1. lenci says:

        Po cinvestime po te bllokon ne tirane o ditzi ai po i shtrin ne te gjithe shqiperine e jo me ti bllokoje ne tirane, ca flisni mor burr i dheut se sjemi aq idiot ne shqiptaret.

  3. kuvendi i llafazaneve says:

    Rama po vepron gabim me keto kokforcira dhe shume difekte te tjera
    te cilat populli ja njeh shume mire .Qytetaret e Tiranes presin gjitheshka
    Nga Kryeministri ,keto bllokada nuk i sherbejne askujt.
    Rama eshte dehur shume nga fitorja ,por keshtu nuk mund te shkoje
    nga fitorja ne fitore.
    Zgjedhjet do te vine perseri z.Rama .Populli po ju ndjek me kalem ne dore.

  4. Jace says:

    E mban mend ‘Zogun e Zi’, o zoti Basha? Hodhet ne ere 1.2 million dollare vetem per t’ja dhjere Rames. Kur fare mire mund te merreshit vesh per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme. Por doni te tregoni muskujt ndaj njeri tjetrit. Tani e ka radhen shalgjati per te marre hak…
    Sidoqofte mire ja beni ketij populli, se hurin ne bythe meriton dhe asgje tjeter…

  5. Njishi says:

    Ç’a po thu mo Bashe K…, juve ne gjithe keto e kishit privatizuar c’do institucion shteteror ku eshte vjedhur pa mase! Ku ke fytyr ti more bajge te flasesh. PD-ja deri tani ka treguar se eshte partia me keqe dhe e qelbur qe Shqiperia ka pare ndonjehere. Juve qe vetem per Shqiperine qe nuk doni t’ja dini, keshtu qe mbyllini shpellat-gojat dhe rrini urt derisa t’ju kapin per veshi nje per nje per gjithe qelbesireqet qe keni bere dhe demet qe i kini shkaktuar popullit Shqiptar!!! Juve jeni te mallkuarit e ketij vendi, jeni te mallkuar nga nenat Shqipetare dhe nga Perendia per gjithe keto vrasje qe po ndodhin ne familjet Shqipetare dhe rrugeve te mergimit nga fukaralleku qe ju keni shkaktuar popullit Shqipetar!!! Juve duheni te digjeni te gjalle per krimet dhe dhimbjet qe u jane shkaktuar Shqipetareve si shkak i vjedhjeve tuaja dhe keq-qeverisjen nder vite qe e ka cuar Shqiperine ne nivel nen-zero!

  6. qytetar says:

    Lul Basha është i vetmi kryetar i bashkis së Tiranës i betuar para një flamuri të huaj.
    Ai eshte “Betuar se nuk rrespekton asnjë flamur dhe kushtetutë tjetër veç asaj Holandeze”.
    Tironcit e njohin si kryetari periferik, pasi kontributet e Tironës i çon në periferi, ku pretendon të kap ndonjë votë.
    Tani që nuk ka më ristanizstan për zgjedhje e vjedhje.
    Propaganda e tije perpiqet te na mbush mëndjen se pa-aftësia e tijë e ka emrin “Edi Rama”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje