Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu e cilëson reformën territoriale si një proces në të mirë të qytetarëve, por vë theksin në kompromisin që duhet arritur për miratimin e saj.
Pas vizitës së kryer në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptarë, ku ka uruar besimtarët me rastin e Fitër Bajramit, diplomati amerikan ka vlerësuar procesin e konsultimeve që zhvilloi Qeveria në lidhje me reformën territoriale, duke shtuar se është bërë një punë e mirë.
Në vijim Arvizu ka këshilluar që të dëgjohen me kujdes dhe të merren parasysh edhe sugjerimet, ndërsa ka vënë theksin në kompromisin mes palëve.
“Kompromisi është rruga më e mirë”, është shprehur Arvizu.
Deklarata e diplomatit amerikan vjen 3 ditë përpara se Kuvendi i Shqipërisë të shprehet me votë në lidhje me miratimin ose jo të ndarjes së re territorial, e cila parashikon 61 njësi vendore.
Opozita, me përjashtim të PDIU-së, e cila iu bashkangjit Komisionit të Reformës Territoriale në ditët e fundit të punës së tij, nuk është bërë pjesë e procesit, madje e ka cilësuar ndarjen e re me qëllime elektorale.
Të zgjedhurit vendorë të PD dhe partive të tjera opozitare në shumë qarqe të vendit kanë organizuar protesta dhe kanë paralajmëruar edhe ndërmarrjen e hapave për referendum apo bojkotim të zgjedhjeve të ardhshme.
Kundër draftit të reformës territorial është edhe PBDNJ, e cila kundërshton bashkimin e Himarës me Vranishtin, madje Vangjel Dule ka paralajmëruar edhe një largim të forcës politike që kryeson nga koalicioni qeveritar.
Pakënaqësi në lidhje me draftin kanë shfaqur edhe disa deputetë të tjerë të mazhorancës, të cilët nëse do të votojnë kundër, mund të bllokojnë miratimin e saj.
Po sjapin interesaxhinjte o jo…matrapazet
O shyqyr qe eshte Arvizu e i jep drejtim gjerave ne kete vend, se perndryshe do na kishte marre dreqi. Eshte qe eshte, te nxjerre dhe nje harte qe te bien dakord te gjithe, mor aman.
Ne jemi transparent me kta.,por SHBA-te s’duan t’ja dine per ne.
O ZOTI AMBASADOR I SHBAse ,,OPOZITA SHQIPETARE KA VRARE DHE KA VJEDHUR MILIARDA EURO ,,,,
DERI TANI ASNJE I DENUAR. ,,, ESHTE PARALIZUAR DREJTESIA ,,,,, DI NDONJE SHTET ZOTI AMBASADOR
TE BEJE KOMPROMIS ME KE ,,,ME KRIMINELE DHE HAJDUTE ,,,,,,, KUR DO DENOHEN KETA ZOTI AMBASADOR NGA DREJTESIA APO DO VAZHDOJE ACOMA. VETEGJYQESIA ,,…..
Dhe cfar pret mer shoku ,qi amerikanet te bejne dicka ne interes te SHQIPERISE ?!
AMERIKA S’MUNDET TI THOTE ASGJE PARTNERIT BERISHA ;
SEPSE FITOJ 100 fishin e berishes me kompani .
Kta jane shejtanet e botes shoku .
asht nji berishqe i kini dhan zanatin vet e tash po u han edhe ju