Partia Demokratike vazhdon të akuzojë Kryeministrin Edi Rama për heshtjen ndaj incidentit mes deputetëve Gent Strazimiri dhe Arben Ndoka rreth 20 ditë më parë. Në një deklaratë për mediat deputeti Luçiano Boçi theksoi se heshtja e kryeministrit Rama është e papranueshme.
“17 ditë më parë Edi Rama vuri në skenë aktin banditesk të dhunimit fizik dhe kërcënimit me jetë të deputetit të opozitës, vetëm e vetëm se denoncimi për lidhjet e tij kriminale prishi humorin e Kryeministrit. Mbarë opinioni publik u shqetësua për degjenerimin e parlamentarizmit nga Edi Rama, por ai vetëm hesht. Opinioni publik dhe qytetarët u tronditën pas publikimeve që bëri Partia Demokratike, kur mësuan për të kaluarën kriminale të instrumentave të dhunës që përdor Edi Rama në parlament. Skandal dhe e papranueshme për gjithë shqiptarët që një deputet i dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi, siç është Arben Ndoka, të jetë i preferuari i Kryeministrit dhe të vihet në rreshtin e parë në sallën e matjeve të sukseseve imagjinare në 300 ditët e rendit. Por edhe më skandaloze dhe e papranueshme është heshtja e Edi Ramës pasi të vërtetat e implikimit të tij me botën e krimit dolën në dritën e diellit”, u shpreh Boçi.
Më tej ai shtoi “Edi Rama mund ti rrahë shpatullat deputetëve të tij të inkriminuar për aktet banditeske që ata bëjnë, por ai e ka humbur tashmë betejën morale, dhe është e do të jetë përgjegjës për secilën dhunë dhe kërcënim jete ndaj përfaqësuesve të opozitës. Partia Demokratike është më e angazhuar se asnjëherë më parë, bashkë me qytetarët e vendit, do të vazhdojë çdo ditë misionin e ruajtjes së demokracisë dhe endrrës europiane të shqiptarëve, duke denoncuar e bërë transparencë për aleancën kriminale të Edi Ramës”.
o boci iku kjo dit me shoqet o boci na rruaf kqot
O baci keni ngel staku o baci, bashkpunoni per ndonje te mire ndaj shqipetareve o baci se na nxit jeten vetem duke bllokuar, me 4 deputet qe keni e na cat trapin jo me te kishit nja 50 ju.
O mjerane te PD po vijne drejt jush te gjithe kriminelet trafikantet e tutoret, nga Tom Doshi tek kryekurva Parid Cara, nga Pjerin Ndreu tek Mark Frroku e Armando Prenga.
Kujdes o Luciano se do te te trafikoje ty ne Itali Arben Ndoka pastaj.