Kryetari socialist i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafa u duk shumë i çliruar pasi ligjit me 145 nene për Policinë e Shtetit po i vinte fundi dhe pa kundërshtitë e dy mbledhjeve të fundit, ku deputeti socialist Tom Doshi jo vetëm kundërshtoi ligjin, por akuzoi rëndë ministrin e Brendshëm.
“Faleminderit, dakord kolegët? Miratohet! Ja si jeni sot, kur punoni kështu…”, tha Xhafa.
Këtë herë Tom Doshi nuk ishte, ndërsa ra në sy edhe mungesa e deputetit tjetër socialist, Mark Frroku, si dhe largimi shumë herët i deputetit Armando Prenga.
Ligjit iu bënë disa ndryshime, përfshirë edhe pjesës për Byronë Kombëtare të Hetimit, ndërsa çështjes së Gardës së Republikës nuk iu dha zgjidhje përfundimtare. Këtë do ta bëjë komisioni i sigurisë, i drejtuar nga Spartak Braho, njëri nga deputetët që kundërshton variantin e ministrisë.
Debatet mes deputetëve të mazhorancës kanë vijuar edhe në këtë mbledhje, por këtë herë morën shkak nga ngritja e nje sturkture të veçantë këshillimore pranë byrosë së hetimit.
“Pranë ministrisë së Punëve të Brendshme organizohet dhe funksionon Komiteti Kombëtar Koordinues për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel ekspertësh. Ai kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe ka këtë përbërje: drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, drejtori i Drejtorisë së Hetimeve dhe Kontrolli në Prokurorinë e Përgjithshme, drejtor i Departamentit për hetimin e krerëve dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, drejtor i departamentit operativ hetimor në drejtorinë e përgjithshme doganave, drejtor i drejtorisë së hetimit tatimor në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve”, tha Spartak Braho.
Por për deputeten Ermonela Felaj, e cila shprehu mosdakordësinë me këtë pikë të p/ligjit tha se Byronë e Hetimit e kemi konceptuar si një bërthamë që fokusohet në qendër dhe që do marri një kategori të caktuar veprash për të hetuar.
“Kjo e nxjerrë nga struktura komplet dhe e bën si një organizim të strukturuar nga qendra deri ne bazë. Ne duam të kemi një strukturë efektive që t’i përgjigjet hetimit. Shkon në kundërshtim me konceptin e Byrosë së Hetimit”, tha Felaj
Ndërkohë, një tjetër pikë e nxehtë e projektligjit që lidhet me shkrirjen apo jo të Gardës së Republikës komisioni i ligjeve nuk arriti t’i japë zgjidhje. Do të jetë komisioni i Sigurisë që do të zgjedhë mes dy varianteve. i qartë ishte qëndimi i Ministrisë së Brendshme, pro shkrirjes së Gardës. Ndërkohë që variant tjetër është ai i ndryshimit të emërtimit në Drejtori të Ruajtjes së Personaliteteve.
Ndërkohë Kreu i Komisionit parlamentar të Ligjeve Fatmir Xhafaj theksoi se për të pasur postin e drejtorit të policisë vendore duhen 6 vite pune. Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme ka theksuar se për këtë pozicion nevojiten 16-20 vite eksperiencë.
“Ka vërejtje e sugjerime? Dy rekomandime për komisionin përgjegjës, le t’i shqyrtojë. Dakord? Dakord!”, u shpreh Xhafa.
Situata në komisionin e ligjeve nuk dukej dhe aq qetë, por tensioni në komunikimin mes deputetëve ra, kur ata morën vesh nga gazetarët lindjen e djalit të kryeministrit.
Emri që kryeministri ka zgjedhur për djalin e tij, Zaho, habiti jo pak deputetët, të cilët harruan për pak momente diskutimin e ligjit për Policinë e Shtetit, por edhe kjo situatë në fakt pati efektin e vetë relaksues.
Relaksimi i mazhorancës ka kohë të zgjasë deri të martën në mëngjes, kur komisionit të lgjeve i duhet të mblidhet sërish për të miratuar edhe në tërësi ligjin për Policinë e Shtetit, një akt që mungoi këtë herë për shkak të mungesës së disa deputetëve.
“Faleminderit, miratohet për sot”, shtoi Xhafa./TCH
Emri Zaho eshte gjeresisht i perdorur ne familjet orthodhokse, dhe Rama duhet pergezuar per vazhdimesine e tradites familjare, perkunder emrave te politizuar si JamTiranas apo Marenglen (marks-engels-Lenin)
Edi Rama eshte SHqiptar Patriot 24 Karat. Kjo gje na bene te fleme te qete.
Fazllici, Janulla, Millosi-Berishovic jane strukur si minjte.
bourdhelo/shtet……….
ortgf:te befte dulja mamane se janulla nuk ka takat.
Sot po festojne ditelindjen e qenit te Doshit.
Emri Zaho, dakord eshte ne vazhden e tradites orthodhokse, po emri Edi, cilen tradite ka ndjekur?
Kalon ligji per policine, por mungojne shkerdhatat.Ti perjashtojne sa me shpejt se vetem pune prishin.
Tjeter gje kronika del njeri fut nje llaf qe ska lidhje me kroniken,te gjithe te tjeret pas..hajde pupull hajde.
Si gjithmon ne menyre tradicionale vetem dine te tradhtojne. Edini se per ke behet fjale?
Ato nuk jane Rebele ,por Demokratet e PS .
Jane SEPARATISTET.