Analiza e Ministrisë së Drejtësisë/Naço: Lufta ndaj korrupsionit nis nga gjyqtarët. Reforma në drejtësi, me gjuhën e Brukselit (VIDEO)

25 Korrik 2014, 12:49Sociale TEMA

Ministri i Drejtësisë Naisp Naço shprehu vendosmërinë për vazhdimin e reformës në drejtësi, duke theksuar se ajo do të vazhdojë me ritëm dhe do të flasë me gjuhën e Brukselit. Në fjalën e mbajtur në analizën e Ministrisë së Drejtësisë për 300 ditët e para të qeverisjes, Naço tha se lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pakompromis dhe do të fillojë nga gjyqtarët.

“Kemi kërkuar shkarkimin për 20 gjyqtarëve aq sa për 20 vite. Ne duam pavarësi, por edhe transparencë.  Ne jemi të vendosur në luftën ndaj korrupsionit dhe do e fillojmë nga gjyqtarët. Dekurajim pakompromis ndaj fenomenit të korrupsionit. Duhet një drejtësi që të mos blihet, por të jepet. Do të ketë integritet në çdo anë të sistemit të drejtësisë. Gjyqtarët duhet ta përdorin çekiçin për të dhënë drejtësi dhe jo për të future duart në xhepat e qytetarëve”, tha ministri i Drejtësisë. Ai theksoi se sfida më e madhe është drejtësia e barabartë për çdo njeri.

“Jam i bindur se pasuria me e madhe e nje kombi është drejtësia. Duke synuar akses të plotë dhe të barabartë për çdo qytetar”, tha ai.

Duke përmendur disa nga arritjet në 300 ditët e para të qeverisë Rama, Naço tha se dixhitalizuam sistemin dhe epoka e abuzimit me pronat mori fund.

“U zotuam se do realizonin skanim të plotë për çështjen e pronave. Hartuam një plan veprimi të qartë për të gjithë shtetasit që kanë një titull pronësie. Sot nuk ka për të ndodhur siç ndodhte dje ku me vendime antiligjore janë kthyer në natyrë pasuri të publike”, u shpreh Naço.

Zëvendësministri i Drejtësisë Arben Isaraj theksoi disa nga arritjet e këtij institucioni. Sipas tij, në këto 300 ditë u rrit numri i gjyqtarëve të proceduar, ndërsa shtoi se tashmë duhet të rritet besimi i qytetarëve tek drejtësia.

 “Reforma që ne po promovojnë nënkupton ndryshimin e asaj që është e gabuar, e kalbur dhe e pakënaqur për publikun. Reforma jonë mbështetet as më shumë e as më pak në ushtrimin e ligjit, dhe ndëshkim kushtetues dhe ligjor për ata që shkelin kushtetutën dhe ligjin. Vetëm kështu do rindërtojmë çdo sistem të drejtësisë”, u shpreh Isaraj.

Ndërkohë, këto 300 ditë për zëvendësministrin e Drejtësisë, Idlir Peci kanë qenë tepër intensive

. “300 ditët e para, sfidë për ministrinë e Drejtësisë dhe një sfidë”, tha ai.

2 komente në “Analiza e Ministrisë së Drejtësisë/Naço: Lufta ndaj korrupsionit nis nga gjyqtarët. Reforma në drejtësi, me gjuhën e Brukselit (VIDEO)”

  1. zambi says:

    Vetem ne kohen e alibeaj jane dergua 39 kerkesa per procedim disiplinor. bejini pak me mire llogarite.
    Gjithsesi urime ne punen tuaj per spastrimin e gjyqesorit.

  2. vasil bitri says:

    se bashku me 90/00 te gjykatesve qe do te shkarkohen eshte edhe Enkeleda doda gjykatesja me e korruptuar ne sarande.sa me shpejt te zhduken keto fytyra majmuni qe ja pine gjakun popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje