Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, iu kundërvu Avokatit të Popullit në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga ky i fundit përsa i takon projektligjit për personat me aftësi të kufizuar.
Gjatë diskutimeve për projektligjin “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, ministri Veliaj i është kundërvënë Totozanit duke deklaruar që mos të marrë në mbrojtje vetëm një Kryetar shoqate, por 99.9 % të qytetarëve të ndershëm.
“Avokati i Popullit këtë herë nuk është vetëm monitorues, por është anëtar i Këshillit Kombëtar. Ndaj apeli im për gjithë strukturat dhe për Avokatin e Popullit është që të pranojnë se po u rriten të drejtat e monitorimit, madje janë në një rang ministri kur vjen puna në Këshillin Kombëtar të PAK. Por është e rëndësishme që të kuptojnë se nuk është qëllimi i tyre të mbrojnë 1 apo 2 kryetarë shoqatash, por të mbrojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, sidomos ata që paguajnë taksat, ata që janë të ndershëm. Unë e kuptoj që edhe të burgosurit duhet të mbrohen nga Avokati i Popullit. Unë e kuptoj që edhe ish-të përndjekurit që nuk kanë bërë asnjë ditë burg duhet të mbrohen. Por mbi të gjitha Avokati duhet të mbrojë 99.9% të popullit që paguan taksa dhe është i ndershëm dhe nuk abuzon me fatkeqësinë e të tjerëve. Ndaj më vjen mirë që kemi akomoduar në një strukturë vendimmarëse edhe Avokatin e Popullit”, theksoi Veliaj.
Duke folur për hapjen e Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, Veliaj se kjo do të jetë një strukturë qeverisëse ku një rol të rëndësishëm ka edhe Avokati i Popullit.
“Një gjë ndryshon me këtë ligji është se krijojmë një strukturë qeverisëse për personat me aftësi të kufizuar, atë që quhet Këshilli i Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar, ku do të ketë 7 ministra, 7 përfaqësues sa ka qeveria, aq do të kenë edhe personat me aftësi të kufizuar. Dhe për herë të parë në këtë këshill kombëtar kemi vendosur edhe Avokatin e Popullit”, u shpreh Veliaj.
Në vijim ai shprehu vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund pastrimit të skemës nga personat abuzues. Veliaj tha se e njëjta forcë ndëshkueshmërie do të jetë edhe për ata persona që në mënyrë të padrejtë janë shpallur si “persona me aftësi të kufizuar”, duke deklaruar se do të hiqen nga skema e përfitimit.
Ndërsa kritikeve , ministri Veliaj ju përgjigj me një krahasim të thjeshtë të situatës me këtë kategori të shoqërisë, jo më larg se 300 ditë më parë, kur kishin 6 muaj pa marrë pagesën.
“Atyre që kanë kritikuar, ju kujtoj ku ishim 300 ditë më parë. Personat me aftësi të kufizuar kishin 6 muaj pa marrë pagesën, sot kemi luksin të merremi me gërma të ligjit, 300 ditë ishte ku do gjejmë 6 muaj pagesa të prapambetura. Sot themi si do shtojmë grupin e tyre. Ky është viti i parë pa këto vonesa. E hapim ligjin edhe për kategori të tjera. Që nga 1992 kemi një ligj të vjetëruar, që i njihte të drejtat vetëm për pak kategori. Ndërsa sot njohim të sëmurët me sindromën “Down”, autik, ata që s’dëgjojnë, që s’flasin dhe kjo fut shërbimet e interpretimin. PAK do të kenë strukturë qeverisës, Këshillin Kombëtar për Personat me aftësi të Kufizuar, 7 ministra”, tha Veliaj.
“Ne sapo përfunduam gjithë procesin legjislativ në këtë drejtim dhe jemi në prag të miratimit në seancë të reformës së pensioneve, për të cilën është punuar natë e ditë, me orar e pa orar, nga komisioni i Ekonomisë, i Çështjeve Sociale dhe ai i Ligjeve, ndërkohë, që gjysma e këtij parlamenti, siç i keni parë në foto këto ditë, nuk bojkotonte parlamentin, por ishte në plazh. Gjysma e parlamentit, që për tetë vite drejtoi Shqipërinë, ishte në plazh, kur diskutohej ligji i pensioneve. Ka më shumë foto të tyre në plazh se sa komente për pensionet. Megjithatë, pashë sot se pasi u kthyen nga plazhi, të nxirë, ishin të shqetësuar për skemën e pensioneve”, tha ministri Veliaj në seancë.
Ai e cilësoi ‘komike’ këtë situatë, ndërsa akuzoi opozitën e sotme se kur drejtonte vendin nuk pati kurajon të displinonte skemën e pensioneve.
Duke u ndalur tek ligji “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, që po diskutohet sot në parlament, ministri Veliaj akuzoi qeverinë e mëparshme se është tallur me këtë shtresë, ndërsa mazhoranca e sotme, tha ai, e ktheu këtë çështje ‘në një situatë serioze, ku vjen era shtet’.
“Në total, personat që përfitojnë nga ky ligj që janë ish-të dënuar, të gjallë, janë: ish-të dënuar burra mbi 75 vjeç, 1284 bashkëqytetarë; ish- të dënuara femra mbi 75 vjeç, 65 bashkëqytetare; ish- të dënuar burra nën 75 vjeç, 1470 bashkëqytetarë; ish- të dënuara femra nën 75 vjeç, 49 bashkëqytetarë. Përfitues gjithsej 2754 qytetarë të Republikës sonë, të cilëve për herë të parë mund t’u themi: ‘PO’, Partia Socialiste, një parti e majtë është krenare që më në fund arriti të miratojë një ligj të tillë”, nënvizoi ministri Veliaj.
Totozani ka deshire vetem me qene ne qender te vemendjes. Me shume mbron Pederastet se sa familjet e varfera. Ididoti
Po si nuk u bo njehere rob ky Totozani. Ngeli duke fol idiotesi
Shko bej nej pune per njerezit qe kane vertet nevoje more Totozan. Mos u merr vetem me kryetaret qe ndajne fondet me gruan tende.
Bravo Veliaj, thyeja hunden ketyre hajduteve. Paret e taksapaguesve duhet te shkojne tek personat qe kane vertet nevoje dhe jo ne xhepat e kryetareve dhe bashkeshortes se Avokatit te popullit.
bravo veliaj, abuzuesit ne burg. kurse ate totozanin lere te merret me homot, se nuk i intereson pjesa tjeter e shoqerise qe i shkelen te drejtat nga keta mamuthet si sinan tafaj
E kuptojme zoti minister qe ai ishte nje lexim i njeanshem i te gjithe raportit prandaj vazhdo punen e mos e vrit mendjen dhe vazhdo kto reforma se e kuptuam qe me te perndjekurit se ne cfare krahu jeni Bravo.