U filmua nga pasagjerët duke folur në telefon, gjobë shoferit të autobusit (VIDEO)

24 Korrik 2014, 10:25Sociale TEMA

Pas publikimit të videos, ku dukej shoferi i autobusit të linjës Tiranë– Sarandë po fliste në telefon gjatë drejtimit të mjetit në Qafën e Llogarasë, policia i vendos gjobë dhe i propozon Ministrisë së Transporteve heqjen e licencës.

Shoferi Astrit Meçe u gjobit me masën maksimale që lejon Kodi, 1.500 lekë për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit të transportit publik si dhe 30 mijë lekë të reja për mungesë të siguracionit të mjetit.

Ndërkohë pas propozimit për heqjen e licences, është Ministria e Transporteve dhe pushteti lokal që vendos.

Burime nga Policia Rrugore thonë se reagimi i menjëhershëm erdhi si pasojë e rrezikshmërisë së lartë për udhëtarët që paraqet përdorimi i telefonit nga shoferi, sidomos në një rrugë të vështirë.

Shoferi u filmua me celular nga pasagjerët dhe video u publikua në rrjetet sociale.

Një nga projektet e policisë për rritjen e denoncimit të shkeljeve kudo ndodhin, është polici virtual, duke përdorur rrjetet sociale Twitter dhe FB.

15 komente në “U filmua nga pasagjerët duke folur në telefon, gjobë shoferit të autobusit (VIDEO)”

  1. Nga nje qytetar says:

    Shume mire ja ka bere, bravo edhe ai qe e ka filmuar!

    1. Qerimi i gjate says:

      Shume mire. Keshtu duhet te veprohet. Jo vetem telefoni por as duhani dhe as ato kenget e shpifura nuk duhen te lejohet kur udheton me autobus.

    2. HHGFUagfJAGFjaf says:

      ta fusin ne burg nja 1 vit te zej mend…

  2. adi says:

    Ja kane bere shume mire dhe eshte sensibilizim per te gjithe, qe ta bejne kete per cdo problem qe del,sepse eshte ndihme per komunitetin.

  3. Altin says:

    Bravo policia !

  4. ladi gilan says:

    Keti tipit e te tjerve si ky, duhet ti heqet licenca e ngasjes se autobusit.

  5. Vizioner says:

    Nuk e kuptoj se cdo te thote atje ne shqiperi: heqie Licence?
    Ishte Pronar dhe shofer ky personi apo vetem shofer “i thjeshte”?

    Po te jete thjeshte shofer Autobusi, ska cfare Licence i hiqet!!!
    Merr gjoben dhe kaq.

    Ketu ku jetoj une pershembull, ne te tille rast, shoferi (por jo vetem ai i Autobusit por dhe makinat private), marrin gjobe ne Euro dhe Pike ne nje kartele.

    Por as Patenta nuk hiqet dhe as “Licenca”!!!

    Patenta i hiqet VETEM per gjashte muaj, kur ploteson numrin e Pikeve 8 (tete), per shkelje te ndryshme.

  6. themi says:

    falenderoj personin qe publikoj foton i cili me veprimin e bere i sjelle sherbim gjithe pasagjereve te tjere.
    falenderoj policine qe vleresoj publikimin dhe reagoj.
    ky eshte nje mesazh per per te gjithe qe te reagojme ndaj cdo rasti qe na ve ne veshtiresi jeten, dhe ndaj cdo veprimi jo ligjor.

  7. neki says:

    jam i sigurt qe policia i shikon keta shofer.por policia preferon te gjobis gjahun e lehte emigrantet.mua donte te me gjobiste tamam para nje viti pse skishte drita targa perpara.sa per informacion asnje mjet ska targ me drita perpara.kam shume raste te tilla per te treguar si une dhe plot emigrat te tjere.sidomos per policin e gjirokastres dhe tepelenes.po te doje m.b te vertetoj te dergoj nje polic Civil me nje makine me targa greke nga kakavija per fier te shikoj sa polic marrin para nen dore.neqofte se do qarkullonin ne gjithe shqiperin makina te tilla [kurth]do minimizohej ky fenomen.

  8. Julian says:

    A ore Tit vllai, kujt mutin ja mbajte vendin e pare qe te beri gropen????
    Te gjithe e dine qe Titi eshte nga shoferat me te mire.
    E kalofsh sa me leht

    1. injorantet ne krye says:

      shoferi i mire i perdor te dyja duart,nuk ka pula ne autobus,por ka femije,nena,gra,burra,ka njerez qe udhetojne.po nuk ka gje se ti aq ke dhe aq shkruan.

  9. Toni says:

    Ky është një analfabet nga një fshat i Delvinës që ka blerë një autobus dhe bën vet dhe shoferin.Tipik katundar Shqipërie që i duket vetja sikur është zoti. Me pak fjalë injorant i pa formuar, cprisni të kuptojë se sa e rëndësishme është jeta e njerëzve që ka në autobus.

  10. pjeter musta kuqi says:

    Julian.
    Ti duhet te jesh ndonje legen si puna e ketij shoferit legen. Ai qe e filmoi shpetoi jete njerezish, shpetoi jete shqiptaresh.

  11. Une Jam says:

    Nje shoferi me nje eksperienc 20vjecare nuk i hiqet kaq kollaj e drejta e te punuarit e te mbajturit te familjes. Perse nuk filmuan njerzit kur ky shofer e ka zbrit llogaran te mbytur nga debora duke bezeqeshur pa asnje lloj problemi nderkoh qe mjetet e tjera kishin hap krahun???. Po jan kto pasagjeret me fytyra te salduara qe luajn me buke e femijeve te tjetrit per nje “vend te par” ne autobus. Kam udhetuar me linja te tjera dhe se hapa perden qe te shijoja udhetimin desh me kan zbrit nga autobuzi per arsye se kishte 20 veya ne kemb ne koridor dhe sdonin qe ti shifte policia. Po kjo gje ska qene e mundur te filmohet??? Merruni me gjera me serioze dhe jo me njeres te thjesht qe dikush i ben dicka te till bec prej semundjes mendore qe mund te ket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje