Familjet Berisha dhe Berger jetojnë në dy botë të ndryshme

23 Korrik 2014, 18:15Sociale TEMA

Nga Peter Steiger, Berner Zeitung

Një familje zvicerane dhe një tjetër nga Shqipëria: të dyja banojnë dhe punojnë në të njëjtin vend, por jetojnë në mënyrë kaq të ndryshme. Një sociolog shpjegon arsyet, ndërsa një punonjëse sociale e ka përjetuar në praktikë këtë gjë

 

Bergerët dhe Berishët nuk ekzistojnë në të vërtetë. Të dy emrat janë përdorur për të ilustruar familjet mesatare: Bergerët janë zviceranë, Berishët vijnë nga Shqipëria. Të dy familjet model jetojnë pranë njëra- tjetrës, por janë kaq të ndryshme. Sociologu Francois Hoepflinger ka studiuar se si janë zhvilluar dy modelet e familjeve. Esther Hubacher e ka përjetuar në praktikë këtë ndryshim. Ajo është punonjëse sociale.

-Bergerët i përdorin të ardhurat e tyre për vete. Kurse tek Berishët, një pjesë shkon për familjen e zgjeruar. Ata dërgojnë para në Shqipëri tek prindërit, tek xhaxhai i sëmurë, tek kushëriri i papunë. “Në modelin e familjes europiano- perëndimore dhe veriore, marrëdhëniet në çift dhe prind- fëmijë janë shumë të rëndësishme,” thotë François Hoepflinger. “Strukturat klanore dhe farefisnore janë bërë gjithmonë e më të dobëta që nga mesjeta”. Esther Hubacher vlerëson avantazhet dhe dizavantazhet e modelit të zakonshëm në Europën lindore dhe jugore. “Solidariteti brenda familjes së zgjeruar është i madh. Por kush duhet të ndajë, e ka të vështirë që t’ia dalë financiarisht”.

-Le të supozojmë se të dy familjet kanë pretendime për ndihmë sociale: Berishët do kenë probleme me autoritetet. Bergerët kanë nevojë për këtë ndihmë që ta përdorin për vete. Por nëse familja Berisha e dërgon një pjesë të ndihmës për fisin, atëherë ka probleme. Autoritetet lokale nuk e miratojnë një ndihmë të tillë, që mbështet një fis të tërë dhe shkurtojnë përkrahjen.

-Të dy familjet kanë probleme me edukimin dhe arsimimin. Por kur është e nevojshme, Bergerët kërkojnë këshilla. Berishët nga ana tjetër kërkojnë t’i zgjidhin problemet në klan. Kjo mund të jetë e mirë, por edhe mund të shkojë keq. Klani i kërcënon dhe i ndëshkon anëtarët, sipas disa rregullave, që shpesh shihen si vetëgjyqësi.

-Bergerët e kalojnë fundjavën me dy fëmijët e vegjël. Berishët mbledhin të gjithë fisin. “Në Evropën perëndimore dhe veriore dominon ideali që brezat e ndryshëm të jenë sa më shumë të ndarë nga njëri- tjetri. Në lindje dhe në jug është legjitime ndërhyrja e fisit dhe brezave të tjerë,” shpjegon Hoepflinger. Kjo vlen edhe në rastin e zgjedhjes së partnerit në martesë, por kjo marrëdhënie dominon edhe kohën e lirë.

-Gjyshja e Bergerëve shkon në azil, gjyshja e Berishëve shkon tek fëmijët e saj. Shifrat për Shqipërinë mungojnë, por nëse marrim si krahasim Greqinë, në vitin 2012 një studim zbuloi se vetëm 22 përqind e zviceranëve presin që familja të kujdeset për ta kur të plaken. Kurse në Greqi 66 përqind mendojnë se kujdesi ndaj tyre është detyrë e familjes.

-Myslimanët Berisha shkojnë rrallë në xhami, siç Bergerët shkojnë rrallë në kishë. Megjithatë, feja luan rol të ndryshëm në familje. Krishterimi ka ndaluar shumë herët disa praktika, që fisi i forcon shumë, siç janë poligamia, martesa e fëmijëve apo blerja e nuses.

-Nëse një Berger martohet me një Berishë, ka sherr në sfond. Esther Hubacher thotë se bashkëshortët zviceranë zemërohen kur familja e madhe kërkon para. Nga ana tjetër, Berishët zemërohen kur dikush nga fisi martohet pa pëlqimin e tyre. Në Zvicër njerëzit martohen nga dashuria. Ose të paktën kështu duhet të jetë. “Që nga shekulli i 18-të, tek ne dominon gjithmonë e më shumë ideali i dashurisë,” thotë François Hoepflinger.

-Në fund të fundit, Berishët e rinj tallen me problemet e prindërve të tyre dhe zemërohen. “Diferencat vijnë duke u ngushtuar,” thotë Hubacher. “Këta mund ta shohim me brezin e dytë të emigrantëve italianë, që janë plotësisht të integruar”.

Kur kohezioni i klanit shkatërrohet dhe të rinjtë nuk u përmbahen rregullave të të vjetërve, lindin probleme të reja.

17 komente në “Familjet Berisha dhe Berger jetojnë në dy botë të ndryshme”

  1. . says:

    ***************************************************************************

    Z.Rama,

    Populli kerkon arrestim dhe burg te perjhetshem per kete “Familje Shpellash te Semure Mendor”, ne te kunderten do kapet “Peng”.

    ***************************************************************************

  2. razo says:

    Me socialin e Zvicres u mbaka fisi ne Shqiperi??? Te sumureve dhe njerezve ne gezim apo hidherim u jepen para sepse eshte detyrim njerezore dhe human dhe nuk quhet “dergim parash” apo lemoshe.

    Cili qenka ky “klan” qe ndoshkoka kshu per arsimin e femijeve?

    Autori i shkrimit qenka nje injorante dhe ksenofob, nuk e kuptoj perse e shihni te arsyeshme te publikoni lloj-lloj budalleqesh zviceriane.

    Zvicerianet ende nuk e kaperdijne dot faktin qe Shaqirin dhe gysmen e kombetares e kane shqiptare.

    1. Xh says:

      Ne cilin dege plepi fle more Razo. Ketu flitet me fakte historike dhe ti na flet per Shaqirin.Kush eshte Shaqiri, nje talent fotbolli qe u rit ne Zvicer.I lutem Shume Temes mos te merret me probleme te tilla, te cilat tjetersohen nga shqiptaret injorant. Razo nuk e kupton qe ne Zvicer kane gjetur strehim me qindra mijra njeres te cilet jetojne te lumtur dhe ne paqe,dhe qe kane perfituar nga demokracia model Zvicerane.Studimet ne vitet per te kaluaren ndihmojne te ardhmen, ashtu si thote autori se brezi i dyte nuk eshte dakord me brezin e me parshem. Po brezi trete i katert cfar do te mendoj. Me siguri respekti i tyre per brezin e pare do te jete shume me i vogel.Ne fund te fundit autori nuk ka asgje me shqiptaret, por faktikisht jane te verteta. Ne shqiperi sot jetojne me dashuri dhe bashke jetese. Pse cuditesh me keto te dhena.

      1. Plaku i mocem says:

        Mire e ke z.XH,por desha te theksoj dicka qe nga studimi me beri pershtypje.Ne dijenine time une nuk njoh, ne shekullin 21 por edhe ne gjysmen e dyte te atij qe lame pas, (vetem nje apo dy familje evgjitesh poligame)familje poligame.Po ashtu martesat e femijve qe ne djep i perkasin historise se shekullit qe kaloi,me te tjerat jam dakord.

    2. arvaniti says:

      O razo zyberi po flitet per nje mentalitet sicial nuk po flitet per nje talent sportiv o kungull.

  3. AC/DC says:

    Berger nga Zvicera dhe Berishet nga fisi Zigur Qarrit por per hir te se vertetes keshtu eshte 80-90% e Albanistanit,d.m.th 500 vjet mbrapa e 50 anash.

    1. - homeri- says:

      –ha , ha .. me bere te qesh.. megjithate qytetrimi i civilizuar eshte me i avancuar ne veri te europes … por edhe greqia e tuorgofagosit radhitet dhe i perkete familjes Berisha … po ate anash nga e gjete …

  4. Krenar says:

    Keta kafshet e ftohta dhe te vetmuara dhe te depresuara po ashtu dhe te digjeneruara, te na marin te keqen neve shqipetareve persa i perket kultures familjare dhe deshires per te jetuar ne grup. Eshte nje kenaqesi qe ja ben jeten me te lehte dhe te lumtur nje njeriu kur ka gjithe fisin qe e perkrah.

  5. erion.. says:

    kjo gazetare ka thene pak a shume realitetin.. ndoshta e nxiti xhelozia qe e ka shkruajtur kete, ose edhe thjesht profesionalizmi..

    Prandaj bota ka kaq padrejtesi sepse njeres si pune e ketyre zvicerianeve hane me luge floriri dhe nuk japin nje kafshate te pjesa tjeter e njerezimit. Ndersa familjet tona..kemi dy kafshate buke, 1 per vete e 1 per familjen ose pjesen tjeter.

    Imagjinoni sikur keto vendet e pasura ekonomikisht dhe te varfer shpirterisht ti ndanin pjeset e tyre me te tjeret. Njerezimi duhet te ishte si familjet Shqiptare qe te gjithe te hanin nga pak dhe ne fund te dites te flinin me barkun jo bosh.

    Por per fat te ke keq Njerezimi eshte si Familjet Zviceriane. 1 pjese e ze gjumi nga dehja e te mirave, kurse pjesa tjeter nuk fle dot nga barku bosh

  6. gregory.uk says:

    Une mendoj qe shkrimi eshte teper I sakte.nuk e kuptoj acarimin e komentuesve te me siperm me autoren e cila I referohet 100 % realitetit. Ne duhet te jemi krenare qe tregojme anen humane duke ndihmuar te afermit dhe duke mos I lene prinderit ne azil (dmth rrugeve). Ne bejme cdo gje ne jete ngandonjehere disa edhe me mjete te paligjshme per tu siguruar femijve cdo gje qe prinderit tane nuk paten mundesi te na I siguronin. Turpi eshte I tyre qe femijet I rrit burri I mamase( pasi sa behen me femije ndahen dhe martohen perseri) dhe ne moshen 18 vjec I perzene femijet nga shtepia. Dhe me kete kulure familiare qe edukohen qe te vegjel eshte normale qe edhe femijeve kur ti vije koha nuk do kujdesen per prinderit por do ti dergojne ne azil. Dhe kete humbje te tradites familjare qe qeniet njerezore e trashgojne prej mijra vjetesh qe nga koha e neandertalit ata e quajne integrim. Personalish do me pelqente te mos isha I” integruar” dhe te kujdesesha per prinderit sic u kujdesen edhe ata per ne duke na rritur me 1000 mundime.

    1. Xh says:

      Cdo me thene “u ritem me 1000 mundime” dhe ti je krenar per keto vuajtje?Ti zoti Gregory ngre ne qiell anen humane por haron se kjo ane humane vjen si rezultat i dhurimeve qe japin te pasurit te cilat nuk dihen se si i fitojne ato.. Shteti eshte shtet prandaj ndihmon shtetasit e tij ne baze te familjes dhe jo ata qe mbasi marin pasaporten ne ate vend te huaj duhan te marin ndihme jo per familjen e tyre por per te gjithe klanin e tyre. Prandaj eshte ky shkrim qe te qartesoj se si punon shteti i vertet. Mendimi se per hire te klanit apo familjes se madhe “te mos isha i integruar” eshte falco. Per ato qe thua ti zoteri je i integruar dhe te uroj qe te punosh me nder dhe mos te kesh nevoje per ndihme nga shteti. Une ja kam aritur kesaj ketu ne Amerike dhe nuk kam nevoje te vuaj per hater te fisit te madh.Ne moshen 75 vjecare punoj dhe une dhe familja ime jemi te lumtur.

  7. Votren says:

    Sikur te mos i kish vene kete mbiemer dreqja.Por gjithsesi ,ndjehem mire per ate qe ben kjo familje shqiptare.Gregory uk,isha 9 vjet aty ku je ti dhe u ktheva ”i paintegruar”Te uroj pune te mbare atje dhe shendet te mire ty dhe fisit tend!

    1. CarlzaisJena says:

      per voltren.!!!!JO TE GJITHTEVE I HEC MILLI…OR MIK. TI QE ME FAT.NE JEMI PUNTOR…THJESHT !!!!!!EDHE TY TE NDIHMOFTE ZOTI.

  8. skender says:

    Kjo tregon se jemi 200 vjet mbrapa dhe do ngelemi ne kete stad me keto sjellje dhe zakone te keqija qe po ringjallim.

  9. dandaramanda says:

    Artikull I bukur.C,do gje e vertete.Permban edhe vlera edukative mbrenda.Ate qe po jetojne Shqiptaret sot,popujt tjere e kane kaluar me kohe,prandaj dine te bejne kaq analiza te sakta.Per disa komentues(si RAZO..), qe nuk e kuptojne shkrimin mund ti krahasoj me paraardhesit(gjyshin) e familjes(ne krahasim) Berisha,qe do te doje kohe te integrohet.

  10. BERTO says:

    kjo gazetarja ka harruar te shkruaj ne gje per bergeret:qe kane hobi qe te kullosin qente qe ne pike te mengjesit.

  11. latifond says:

    Me siguri qe e ka patur per familjen Berisha nga Vicidoli i Lugut te Zi,qe megjithese prej 40 vjetesh banojne ne Tirane, mbeten shpellare ne kryeqytetin e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje