Siguria rrëzon Nishanin/ Braho: Dekreteve të presidentit nuk i vjen era ligj (VIDEO)

23 Korrik 2014, 13:37Sociale TEMA

Komisioni parlamentar i Sigurisë rrëzon dekretin e Presidentit për ligjin mbi autoritetin e komandimit të Forcave të Armatosura.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj u shpreh “se në ligj nuk është cënuar asnjë kompetencë e Presidentit e garantuar në Kushtetutë dhe se dekreti i Presidentit nuk është bindës dhe i mbështetur në Kushtetutë për të kthyer ligjin për Forcat e Armatosura.”

Mendimi i Lutaj është mbështetur edhe nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.

“Dhe unë mbështesë relatorin Lutaj, dekreti nuk sjell asnjë risi. Dekreti vazhdon vazhdën e dekreteve që nuk vijnë era ligj dhe argument”, tha Braho.

Pak ditë më parë presidenti e ktheu ligjit për FA në Kuvend duke theksuar se “ky ligj, sjell ndryshime të cilat kanë pasoja kritike në ushtrimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit, si dhe në balancën e ndarjes së pushteteve midis Kuvendit, Presidentit, Kryeministrit, si dhe autoriteteve të tjerë të përcaktuara në ligj.” 

Sipas kreut të shtetit, ligji parashikon kalimin e kompetencave për miratimin e strukturës organizative dhe planit të përhapjes dhe vendosjes të Forcave të Armatosura nga Presidenti tek Kryeministri. 

Gjithashtu, Presidenti thekson se kufizimi i kompetencave të Presidentit të Republikës lidhur me emërimet, lirimet e ushtarakëve me grada madhore (gjeneralët) nuk është i justifikuar. 

“Kalimi i këtyre kompetencave tek Kryeministri nuk i shërben demokratizimit të procesit dhe është në kundërshtim me parimin e kontroll-balancës, duke marrë në konsideratë varësinë e Ministrit të Mbrojtjes nga Kryeministri.”- thekson Presidenti. 

Kreu i shtetit konsideron se ndryshimet ligjore që sjell ky ligj, nuk janë aspak të justifikuara dhe shkelin parimin e sigurisë juridike në një shtet demokratik. 

2 komente në “Siguria rrëzon Nishanin/ Braho: Dekreteve të presidentit nuk i vjen era ligj (VIDEO)”

  1. AlfaDE says:

    Pse nuk e shkarkon kuvendi kete president antikapat ? Kushtetuta e pranon shkarkimin e nje presidenti
    ”si i pa afte menderisht ” ! 84 votat i keni ?!

  2. Jo presidentit nuk i vjen era ligj, por ai, vete nuk vjen era president!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje