Analiza e Ministrisë së Brendshme/ Rama: Fund policisë dhe gjykatave të plepave (VIDEO)

23 Korrik 2014, 12:50Sociale TEMA

Kualifikimi i efektivëve të Policisë së Shtetit do të bëhet përmes një edukimi të plotë policer dhe jo sipas sistemit të vjetër. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në analizën e 300 ditëve të para të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, Rama premtoi ngritjen e një universiteti për Policinë dhe Sigurinë në mënyrë që efektivët të jenë të përgatitur. Në këtë kuadër, Kreu i Qeverisë e konsideroi të ulët nivelin arsimor të Policisë e Shtetit .

“Kemi polici me nivel të ulët arsimor. Niveli i policisë ishte i ulët dhe kuadrot e policisë sonë nuk mund të kualifikohen me sistemin hibrid që ka qenë në fuqi deri më sot. Duhet të përgatisim gjeneratën tjetër përmes një edukimi të plotë policor”, tha Kryeministri Rama.

“Nuk duam ta bëjmë policinë e plepave dhe të presim në hijen e plepave. Çfarë drejtësie do të presim ne nga gjykata e plepave dhe një polici plepash? Nuk duhet të kemi më policë që nuk dinë të flasin shqip dhe si t’i drejtohen qytetarit që ndalon në rrugë duke i thënë mirëmbrëma në mëngjes. “Raportimi publik i 300 ditëve të qeverisjes nuk është një paradë suksesesh, as një analizë e rëndomtë, por është një paraqitje përpara publikut e punës dhe e sfidave me të cilat qeveria është përballur ashtu sikundër një marrje përsipër e përgjegjësisë për t’u përballur me sfidat që vazhdojnë”, u shpreh Rama.

Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ndalur tek arritjet e deritanishme të institucionit që ai drejton, si dhe tek sfidat në ditët e ardhshme. Tahiri theksoi se do të thellohet lufta kundër kulturës së korrupsionin ndaj policisë, ndërsa shtoi se janë bërë kallëzime ndaj punonjësve të policisë për abuzim me detyrën.

 “Në 300 ditë kemi bërë ç’ishte e mundur që qytetarët të na besojnë më shumë. U morën masa disiplinore për më shumë se 700 punonjës policie. Po kështu hodhëm hapat me ligjin e SHKB. Kemi rritur transparencën në Policinë e Shtetit dhe në 300 ditë publiku fitoi më shumë besim te policia. Do të luftojmë kriminalitetin e fshehur”, tha ministri Tahiri.

Sipas Tahirit, tashmë ka kritere rigoroze për përzgjedhjen e efektivëve të policisë.

“Dje nuk kërkohej llogari as për sjelljet dhe as për rregullat e as për veshjet. Kemi shkëputur drejtimin e Policisë së Shtetit nga korrupsioni dhe ke i ngritur një sistem më të sigurt. Kemi hedhur kriteret rigoroze për përmbushjen e detyrës. Në këto 300 ditë publiku i ka besuar policisë më shumë. Në vetëm 300 ditë janë 18 mijë telefonata më shumë në Policinë e Shtetit nga qytetarët dhe rreth 57 mijë konflikte janë zgjidhur prej saj. Ne kemi polici të varfër, por që i ka kthyer shoqërisë e shtetit miliona euro. 83 për qind janë veprat penale që janë goditur në veprat penale të krimit ekonomik. 46 për qind janë ulur vjedhjet me armë dhe janë kapur më shumë njerëz që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar”, tha  Tahiri. 

Sfidë sipas Tahirit, ngelet bashkëpunimi me qytetarët, për ti kthyer atyre besimin tek policia.

“300 ditët e ardhshme janë sfida jonë e çdo minuti. Kemi sfidën e madhe që të ndërrojmë perceptimin qytetarëve dhe se ajo është në shërbim të saj. Për këtë arsye, policimi në komunitet është objektiv i yni. Duhet ta kthejmë punonjësin e policisë në zonë, në qendër të besimit të qytetarëve. Po punojmë për policinë virtuale, ku do të kem i bashkëpunime me studentë dhe maturantë. “One stop Shop-i” policor do jap shërbime të shpejta për qytetarët. Lufta ndaj korrupsionit mbetet sfida e 300 ditëve të ardhshme. Mbetet sfidë dhe modelimi i teknologjisë së policisë, në krahasim me krimin e pasur. Rritja e pagave për policinë e shtetit është sfidë, pasi dhe kryeministri ka deklaruar se do të ketë një rritje pagash prej 25 për qind. Numri unik i emergjencës mbetet sfidë për Policinë e Shtetit. Ky është një projekt ambicioz, duke pilotuar në Tiranë. Në 300 ditët e ardhshme do forcojmë kapacitetet e shërbimit Zjarrfikës. Këtu kuptohet se duhet të kemi mirëkuptimin e qytetarëve. Trafikimi i qenieve njerëzore është një tjetër sfidë. Jam krenar që punoj me ju sot”, tha Tahiri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi në fjalën e tij u shpreh se pavarësisht situatës së rënduar në të cilin u gjend ky institucion për shkak të borxheve të akumuluara, situata u përmirësua. Didi tha se në këto 300 ditë është rritur besimi i qytetarëve tek policia. Një prej arritjeve më të mëdha të policisë në këtë periudhë padyshim që ishte operacioni anti-kanabis në Lazarat.

“E gjetëm Policinë e Shtetit në një situatë të vështirë për shkak të borxheve të akumuluara. 300 ditë më parë policia ishte në agoni, qytetarët nuk kishin besim tek ajo. Sistemi i gradave në polici ishte ngritur mbi një sistem nepotik. Por ne vijuam përmirësimin e këtij institucioni. Arritje për ne ishte operacioni antikanabis në Lazarat. Kultivimi i kanabisit ishte në masa historike, e shtrirë në gjithë Shqipërinë”, tha Didi duke shtuar se “në këtë operacion u asgjësuan 133 mijë rrënjë kanabis, 5 kg heroinë dhe janë sekuestruar 53 kg drogë çokollatë, 423 armë automatike dhe janë sekuestruar snajper dhe mitraloza, dhe municione.  Janë sekuestruar 12 pajisje presuese lëndësh narkotike. Janë sekuestruar radio transmetues për komandime shpërthimesh. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 40 persona, me akuzë të ndryshme. Ndërkohë, janë arrestuar dhe 10 persona të kërkuar më parë nga policia për trafikim lëndësh narkotike.”. 

9 komente në “Analiza e Ministrisë së Brendshme/ Rama: Fund policisë dhe gjykatave të plepave (VIDEO)”

  1. pirdh-pirdh says:

    Po ti, cfare arsimi ke bere qe je Kryeminister?

  2. Argita_B says:

    Me duket se eshte bere nje studim ne vitin 2007 qe nxorri mbi 60% te punonjesve te policise pa arsimin e duhur!!
    Keshtu qe nuk ka se si te dali sot ndryshe. Te formosh nje institucion si policia duhet te pakten nje dekade, kush thote te kunderten genjen dhe ben vetem demagogji.

    1. erli says:

      policia duhet te zhvillohet dhe te behet serioze!

    2. mushkonja dhe ngjala says:

      ARGITA-ME KUNJE TE RAMES NE GOJE E BYTHE-SA VITE SHKOLLE KA KOKEPALARI RAMA-AS SA NJE GJYSEM POLICI I SALIUT:PRA =-GJIMNAZIN JA BERI KRISTAQI-TJETREN ANETA DUKE JA DHENE RAMIZIT BYTH VAGIN E GOJE-JO SE DESHTI ÜPOR RAMA DO TA VRISTE:E DYTA KY PSIKOPAT DETYROI KRISTAQIN BABEN E VET TI QINE GRUAN SE NUK MUNDET TE BEJ PLESHTA E JO FEMIJE:QELBESIRE HESAPI-

  3. dan says:

    Ne vendi ku banoj, qe te behesh polici duhet te kryesh te pakten 3 vjet studime ne universitetin e policise.

  4. tani says:

    zakonisht ri i gjati ne mes ???

  5. XHEMAL KATNARI says:

    Policia e Rilindjes = Policia e Leshit – pRESHIT!

    Kjo polici ka avancuar vetem ne 1 drejtim, rritjen e gjobitjes se mjeteve te parkuara!

    Ne cdo fushe tjeter policia e rilindjes ka shenuar regres sidomos ne zbulueshmerine apo parandalimin e krimit te organizuar!

    Po normal, kur ke deputete mafioze, trafikante, dhe pengmarres, cfare pret nga policet e thjeshte?!?!
    Shifeni videon e vrasjes se Artan Santos se si e mbron jeten e qytetarit polici me motor: http://www.youtube.com/watch?v=lTfcO7uqYpE

    Ai polic qe as nuk tentoi te parandalonte krimin pamvaresisht se ishte 1 meter larg, eshte ne gjak me familjen e Santos!

  6. janullatos says:

    PER MUSHKONJEN DHE NGJALEN…ku e di ti se nuk bente femije edi, aaaaa ke te drejte tani mu kujtua ,ndoshta nuk bente me gruan e vete ,POR ME MOTREN TENDE ME DUKET SE BERI FEMIJE ,SHIKOJE SE NDOSHTA I NGJAN EDIT FEMIJA

  7. Brek Cici says:

    Eshte bere gjithshka c’ka qene e mundur qe “qytetaret” te na besojne se… e kemi mbushur policine vetem me “fshatare” tepelenas dhe skrapallinj.

    Kete t’a besojme vertet zoti minister. Edhe pse s’na the asnje fjale per rritjen e frikshme te umrit te vrasjeve “pa autor”… Me policet qe u shpeton shurra duke ngare motorin, nuk behet shtet zoteri i nderuar. Zevendeso kuadrot drejtuese me kryeqytetare me shkolle te larte dhe do t’a shohesh shpejt ndryshimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje