I burgosuri për drogë dhe prostitucion, dënuar me 27 vjet në Itali, Alban Bardhi, ka mbrojtur doktoraturën për Histori–Gjeografi në Universitetin e Romës “Tor Vergata”, nëpërmjet Skype, nga dhoma e paraburgimit të “Mine Pezës,” ku është vendosur që prej ekstradimit nga Italia një muaj më parë.
Bardhi, jo vetëm që e ka mbrojtur doktoraturën, por ka marrë edhe vlerësimin maksimal prej 110 pikësh nga pedagogët italianë përtej ekranit, duke hyrë kështu në historinë e burgjeve dhe të arsimit njëkohësisht.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se dje është zhvilluar me sukses për herë të parë në Shqipëri një provim online nga ana e një të burgosuri.
“Përmes teknologjisë elektronike me anë të një lidhje të drejtpërdrejtë në Skype, provimi u dha nga Alban Bardhi, i paraburgosur në IEVP “Mine Peza”.
Kjo risi u mundësua nga një bashkëpunim i DPB dhe Konsullatës Italiane në Tiranë.
Nga ana e drejtorisë së Paraburgimit “Mine Peza” u morën masat e nevojshme për ta zhvilluar provimin në një zyrë të veçantë, të pajisur me kompjuter me kamera dhe mikrofon, në kushtet e sigurisë dhe mbarëvajtjes normale të procesit të provimit.
Bardhi dha provim për mbrojtjen e doktoraturës për profilin e studimeve në degën e Histori- Gjeografisë.
Në anën tjetër të ekranit ka qenë i pranishëm komisioni i vlerësimit të provimit, i cili përbëhej nga pedagogë të Universitetit të Romës në Itali.
Në fund të provimit, i paraburgosuri është vlerësuar me shkallën maksimale të 110 pikëve (shkëlqyer).
Alban Bardhi ka lindur dhe është banues në Tiranë.
Ai akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni”.
Është dënuar në Itali me 27 vjet e 6 muaj heqje lirie, siguri e lartë dhe ka për të kryer edhe 13 vjet dënim.
Ai është ekstraduar nga Roma më 26 qershor 2014,” thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.
Te falet! Shembull i shkelqyer i reabilitimit.
Te ndihemi krenar si komb per kete te burgosur per prostitucion !
Zgjidheni deputet…….
Hahahaha
Ky qenka edhe i thikes edhe i penes
suksese te metejshme. e aferta qofte dita qe te shijosh lirene dhe mundin e studimit
Tani e ka rrugen e hapur per t’u bere deputet.
Mua me vune ne pune dhe me hoqen. Edhe pse kisha mbaruar ne Rome me thane se nuk plotesoja nje kusht thelbesor: mungonte e pakta nje shkelje e vogel penale ne CV time.
Bejeni kryeprokuror ose zv kryetar te KLD.
Kur te dale nga burgu, ky me siguri do te jete bere akademik. Pastaj mund te shkembehen “koke-per-koke” me profesoreshe Argiten…
Pse jo Me profesor CACIN…
Ky eshte nje shembull se si shoqerite e civilizuara, personin e burgosur e nxjerin shume here me larte ne momentin e burgimit.
Aty duhet te arrijme ne shqiptaret.
Diplomen ai mund ta perdore ne europe e ku te doje, por jo ne vendin e moralit fallco.. Ne Shqiperi te ben moral imorali….
Sot e gjithe diten urrejtja e hakmarrja mban shtrenguar gjokse njerezish qysh nga koha e luftes, shkaterrohen burime njerezore, vetem per te lare “haken” e ca njerezve gjysmamenc.
HAPENI MENDJEN!!!
PO KETA AKADEMIKET PSE NUK JA DHENE DOKTORATUREN KUR E KISHIN ATY.MESA DUKET ZOGJTE E BARDHIT KANE BERE SEANCA FALAS PER KOMISIONIN.ARRITJE E MADHE PER BURGJET SHQIPTARE.TANI DO KETE KONKURENCE TE FORTE ME KRISTALIN DHE VITRINEN.
UA KALOI SHOKEVE TE PARLAMENTIT SHQIPTAR BRAVO……..!
eeeej,ini ne vete apo jo.Ne teori te than piten djali,por ne praktike mbeti ne klase.Pra vajti ta shiste miellin tone,lulet tona(apo ckane nje arom more vedhezer) dhe i u fut huri ne by…Mbaeni dhe beheni cte doni,dhe profesor gjeografie tu mesoj femijeve nga jane ruget per te shitur “mallin”,por te ne te mes shkeli me,nuk e duam,eshte spurdhiak.
Cfare deputeti! Ai duhet te behet Sali Berishe.
Ka dhe aksidente , ndoshta dhe si padashur ka rene ne vorgullen dhe ska ditur i ziu te dale – po ka rendesi qe eshte ne rrugen e jetes reale – suksese .
cja fusni kot ta bejne PRESIDENT ne vend te NISHANIT do ishte me mire hahaha
Ka sa te duash kriminela dhe trafikante qe jane shume inteligjent,por kjo nuk do te thote se ata duhet te dalin nga burgu.Besoj se ky djaloshi qe ka trafikuar dhe vajza ,n.q.s eshte e vertete, duhet qe me aftesit e tije te ndihmoj te burgosurit e tjere ,por jo te dale nga burgu pa mbaruar denimin.Me sa duket, truri i tije ka sukses kur eshte i mbyllur ne qeli.
I lumte menderja!
alban bardhi esht shum djal i zgjuar ka qen ne burg te rebibias dhe ka qen ne dhom me mikele grecon nese njerzit nuk e njofin m.greco ka qen papa i mafies shok i ngusht me toto rinen megjith ate koh qe ka qen me te ma mer mendja se ka mesuar na nje gje na mikele greco …. nuk do te thot qe po te kesh qen ne burg je budalla me mudallenj jan ata qe jan ne parlament jo ata qe jan ne burg cdo nejriu i takon te bej 6 muaj burg te mesoj rregullat e jetes
Per atje brenda eshte nje menyre e zgjuar per te kaluar kohen.Kaq ,mos u dhjasni me tej me.
Agostin,dmth se shoqeria jashte eshte kriminogene!
Bravo ketij qe bile dicka te mire ka arrit n’ate kufizime te lirijes ku veprimet e tij e Kane derguar.
Burgu duhet te jeté jo vetem nje vend denimi po edhe vend ku te burgosurit te mesojne dicka per veti,qe te integrohen mire ne shoqeri kur te dallin.
Me mire ta kishte marre tek Kristali, ose tek Uni-koteci i Hajri Qilit.
Ja dhe një arritje e madhe për ne shqiptarët, pas shumë vitesh arritëm që të diplomohemi dhe nga burgu. Për ca vite akoma do jenë të gjithë djemtë e rinj brenda për drogë, dhe do kemi diplomime me shumicë. Duhet të jemi krenarë për këtë arritje.
Tani droga dhe prostitucioni, do të kenë “kulturë”, sepse do të bëhen nga njerëz “të shkolluar”…(???!!!)
Duke cituar vetem policine (e pa u informuar nje minimum), lajmi del i cunguar, madje dhe i deformuar – jo e denje per nje gazetari serioze! Ja si e jep lajmin nje plateforme kosovaresh refugjate:
”
Për herë të parë, në sajë të një lidhjeje nëpërmjet ‘Skype-it’, një i burgosur shqiptar, i cili ndodhet në burgun e Mine Pezës në Tiranë, mundi që të diplomohej për letërsi italiane, nga Universiteti i Romës «Tor Vergata». I dënuari Alban Bardhi, i cili tre javë më parë ishte në burgun e sigurisë së lartë «Kompleksi i ri i Rebibbias» në Itali, ishte regjistruar në «Tor Vergata» falë projektit «Universiteti në Burg», i krijuar në vitin 2006 nga garanti i të burgosurve të Lazios, Angiolo Marroni, në bashkëpunim me drejtuesit e burgut në Rebibbia.
Fillimisht ishte planifikuar që Bardhi duhet të mbronte tezën e tij, 9 korrikun e shkuar së bashku me tre të burgosur/studentë të tjerë. Por, ai disa ditë më parë, u ekstradua në Shqipëri.«Që nga ai moment jemi aktivizuar me Ambasadën Italiane në Shqipëri dhe autoritetet gjyqësore shqiptare për të gjetur një zgjidhje që ky i burgosur të diplomohej, dhe të mos humbiste të gjitha ato vite studimi më kot.
Përfundimisht, bashkëpunimi institucional, së pari me ambasadën tonë dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të Republikës së Shqipërisë, dhe nëpërmjet lidhjes së «Skype-it» mundësuar nga teknikët e «Tor Vergatas», na lejoi që Bardhi të diplomohej», ka thënë Angiolo Marroni.Komisioni italian e vlerësoi shqiptarin me votat maksimale, përkatësisht me 110 vota.Falë këtij modeli, sot janë 113 të burgosur të cilët ndjekin universitetin në Lazio.Në vitin 2005, të burgosurit e diplomuar ishin vetëm 17.
“
-..i paska vlejtur burgu.
Terheq ate qe kisha shkruar me pare (mund t’a fshini. Ne fakt, lajmi vinte nga Shekulli
? Terheq prape – Lajmi vjen nga “Shqiptarja”