Tregtarët e ish- Uzinës Dinamo vazhdojnë protestën, i dërgojnë një peticion qeverisë (VIDEO)

22 Korrik 2014, 12:08Sociale TEMA

Tregtuesit e fruta- perimeve dhe produkteve të tjera që ushtronin aktivitet në zonën e njohur si ish- Uzina Dinamo, e kanë zhvendosur përpara Ministrisë së Bujqësisë protestën e tyre disaditore.

Ata kanë bërë thirrje që qeveria të mos e mbyllë tregun e të mos hedhë në rrugë 5 mijë njerëz.

Protestuesit kanë firmosur edhe një peticion kundër mbylljes së tregut, të cilin ia kanë dërguar kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Meta, ministrave Ahmetaj dhe Veliaj.

Pak ditë më parë tregtarët zhvilluan një protestë para Prefekturës, kundër vendimit të Task-Forcës së ngritur nga Prefektura dhe Bashkia e Tiranës, që vendosi të mbyllë tregun tek ish- Uzina Dinamo dhe në rrugën “Hamdi Pepa”, për shkak se nuk plotësonin kushtet e tregtimit dhe ato higjieno-sanitare.  Por tregtarët këmbëngulin se nuk janë kushtet e higjenës shkak i mbylljes së tregut, por pas këtij vendimi fshihen interesa për truallin, sepse po kërkohet të ndërtohen pallate pikërisht në zonën e tregut.

Tregtarët thonë se qëllimi është që ata të zhvendosen në një treg të ri në autostradë, i ndërtuar nga njerëz të lidhur me PD-në.

3 komente në “Tregtarët e ish- Uzinës Dinamo vazhdojnë protestën, i dërgojnë një peticion qeverisë (VIDEO)”

  1. ilir`01 says:

    po mer pse jo… katunaret duan edhe territore ne qender te tiranes per te bere zanatin e marokeneve te fitojne duke bere si shites. yyyy specje e keqe. mbrapsh andej nga keni ardhur

  2. kj says:

    Jam dakord me ty qe nje treg si ai nuk duhet te ekzistoje aty. Ajo we te irriton ne kete mesele eshte parimore. Qeveri bashki u bene bashke jo per pastrimin e vendit por per te hapur nje shesh te ri ndertimi pallatesh. Leke lali leke

  3. . says:

    shume I drejte vendimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje