Ligji për KLD/ Unioni i Gjyqtarëve: Bie ndesh me Kushtetutën

21 Korrik 2014, 12:11Sociale TEMA

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shprehet kundër nismës së mazhorancës për miratimin e draftit ligjor për organizimin dhe funksionimin e KLD. Përmes një letre drejtuar kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve Fatmir Xhafaj, Unioni shpreh shqetësimin për një dispozitë të këtij ligji i cili është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Pavarësisht se UGjSh-ja mendon se do të ishte e këshillueshme që ky projektligj të shqyrtohej si pjesë e nismës më të gjerë për reformën në drejtësi, që prek shumë fusha dhe ligje, në mënyrë që të adresojë siç duhet edhe rekomandimet e raport progreseve të BE-së për Shqipërinë ndër vite, vlerësojmë shumë të rëndësishme paraqitjen e argumentave kushtetues për këtë dispozitë. Bëhet fjalë për nenin 5/b të projektligjit, sipas të cilit, në nenin 21, pas pikës 1, shtohet pika 1.1 me këtë përmbajtje: “Në rastin kur është regjistruar procedimi penal ndaj një gjyqtari, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos pezullimin e gjyqtarit nga detyra derisa të merret vendim gjyqësor i formës së prerë”, thuhet në letër.

Letra e plotë e Unionit drejtuar Fatmir Xhafës

Duke marrë shkas nga miratimi në parim prej Komisionit të Ligjeve të projektligjit “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 8811, datë 17/05/2011, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë’, i ndryshuar”, me datë 16/07/2014, në emër të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë na lejoni të shprehim shqetësimin për një dispozitë të këtij projektligji që, në këndvështrimin tonë, nuk është në pajtim me Kushtetutën.

Pavarësisht se UGjSh-ja mendon se do të ishte e këshillueshme që ky projektligj të shqyrtohej si pjesë e nismës më të gjerë për reformën në drejtësi, që prek shumë fusha dhe ligje, në mënyrë që të adresojë siç duhet edhe rekomandimet e raport progreseve të BE-së për Shqipërinë ndër vite, vlerësojmë shumë të rëndësishme paraqitjen e argumentave kushtetues për këtë dispozitë.

Bëhet fjalë për nenin 5/b të projektligjit, sipas të cilit, në nenin 21, pas pikës 1, shtohet pika 1.1 me këtë përmbajtje: “Në rastin kur është regjistruar procedimi penal ndaj një gjyqtari, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos pezullimin e gjyqtarit nga detyra derisa të merret vendim gjyqësor i formës së prerë.”.

Aktualisht imuniteti i gjyqtarëve është kufizuar në Kushtetutë dhe ata mund të ndiqen penalisht pa asnjë pengesë, përfshi këtu edhe zhvillimin e hetimeve proaktive ndaj tyre. Interesi publik për luftën ndaj korrupsionit prevaloi mbi nevojën për ruajtjen e imunitetit, si mjet i shtuar për të garantuar pavarësinë e gjyqtarëve dhe gjyqësorit, shprehje e së drejtës së çdo personi për një proces të rregullt ligjor, parashikuar nga neni 6 i KEDNj-së dhe neni 42 i Kushtetutës.

Në këto rrathana, detyrimi ligjor i KLD-së për të pezulluar automatikisht gjyqtarin, me regjistrimin e procedimit penal ndaj tij, ekspozon pavarësinë e gjyqtarëve dhe gjyqësorit ndaj një rreziku të shtuar, jo vetëm nga pushtetet e tjera, por edhe nga vetë palët ndërgjyqëse.

Ky parashikim, në optikën tonë, nuk është në pajtim me Kushtetutën, përkatësisht me nenin 138 të saj, pasi cënon kohën e qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve, për sa kohë nënkupton pezullim automatik nga ushtrimi i funksionit, thjesht dhe vetëm me regjistrimin e procedimit penal, përtej masave ndaluese të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale. Pra, cënon parimin e palëvizshmërisë së gjyqtarëve, si një ndër garancitë themelore të pavarësisë së tyre, si dhe parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të parashikuara, respektivisht, nga neni 145 dhe neni 7 i Kushtetutës. Bazuar në sa më lart, mendojmë se kjo dispozitë nuk duhet miratuar siç është parashikuar.

7 komente në “Ligji për KLD/ Unioni i Gjyqtarëve: Bie ndesh me Kushtetutën”

  1. egli says:

    asgje nga keto qe ben qeveria RAma nuk pelqehet nga keta sepse duan te vazhdojne korrupsionin te qeete http://bit.do/nard-ndoka-godet-serisht

  2. Treviso says:

    Mendoj se ky unjo ka te drejte per shqetesimet qe ngren.Ngutja e maxhorances per permirsimin sa me shpejte te drejtesise dhe gabon me vendimmarrjet, si ky rast. Them se jane bere gabime pa dashje ne projektligjet, ku i jep jetegjatesi ne vendin e punes punonjesit te korruptuar te drejtesise.

  3. sherifi says:

    Po simbar ketyre,asnjehere nuk do te permiresohet sistemi i drejtesise,se na u shkelka kushtetuta,po kjo kushtetuta jone qenka e pa ndryshushme edhe per gjerat qe duhen permiresuar,po ata qe kane bere kte kushtetute,ndoshta dhe me dashakeqje,po ata le ta permiresoin ne interes te qytetareve dhe te vendit,se per kte drejtesi po ulurin gjith europa dhe amerika bashke.

  4. LORA says:

    Ku ishte UGJSH-ja deri dje kur korporata kriminale e drejtesise “gjin gjoni” kuseronte hapur shqiptaret?????????????Ah harrova qe ataj jane pjese integrale e se njejtes korporate.
    Nese shumica parlamentare cedon nga ky projekt,,,,do te thote as me pak e as me shume,,,,qe eshte e ngjyer me korporaten dhe qe nuk do me ja dit per shtetin dhe te drejten e shqiptareve.
    Shumica duhet ta mbaje vath ne vesh se eshte nen vezhgimin e vemendshem te nje populli te tere,qe po i mat perdite ne permbushjen ,apo jo,te premtimeve me te cilat na kerkuan voten.

  5. Gezim says:

    Ja nje arsye tjeter per te vepruar pa humbur asnje sekonde kohe! Te korruptuarit nuk duan normalitet dhe zbatim ligji, kjo tashme dihet nga te gjithe, Absesi sherohet me bisturi, jo me llafe!

  6. muzapopullore says:

    Sa po ju djeg 6 mujoreve! Nese jane te drejte, te paanshem, te pakoruptuar nga se tremben keta pellumba? Po ne qe paguajme me taksat tona rrogat tuaja dhe jemi plotesisht nen “a ju ngrefet organi juve apo jo – si tju doja suma juve” si te mbrohemi nga Gjin Gjonet, kujt ti ankohemi ? Apo te vazhdojme te paguajme trillet e grave apo dashnoreve tuaja… Mbyllni sqepin dhe harroni “para-jsen” maloke, ne sdoni dhe sju pelqen hapni krahun se ka me dhjetra te rinj te kualifikuar dhe plot integritet qytetar. Provojeni zotesine tuaj jashte vathes se gjykatsve nese keni bythe. ( pra se keni dorezuar akoma tek malokeria politike)

  7. gjini says:

    PARADOKSALE!Kur nji minister ne perendim perflitet,jo akuzohet,pra vetem perflitet se ai ka favorizue nji shokun e tij tue u ba fjalemire per marrjen e nji kredie jashta radhe, qe do ta shlyeje ne te ardhmen si gjithe qytetaret e tjere,ai minister tue e pranue kte fakt jep doreheqjen nga posti i tij dhe vihet ne dispozicion te drejtesise,ndersa keto gjykatesit tone dashkan te qendrojne ne pushtet me imunitet edhe kur dalin haptas se jane vjedhes dhe grabites te prones shtetnore dhe qytetare!Duhet qi cdo politikan kur perflitet nga media si hajn,laper,hajdut,brac,grabites etj ,ai menjihere duhet te vihet ne dispozicion te drejtesise dhe ne se refuzon ai duhet detyrue qi te vihet ne dispozicion te Drejtesise.Ne rastet kur e ban me vullnet ne se del i paster duhet te rikthehet ne ate detyre,ne se detyrohet ta baje nga eproret edhe kur del i paster penalisht nuk duhet te kthehet ne ate detyre ,por lihet i lire. Kjo do te favorizonte te ndershmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje