Nikolla: Pas akreditimit, do të mbyllen universitetet që nuk plotësojnë kriteret

20 Korrik 2014, 18:42Sociale TEMA

Një grup ekspertësh në Ministrinë e Arsimit po harton ligjin e ri të teksteve, i cili do të saktësojë dhe do të përcaktojë programet, por edhe numrin e teksteve, me të cilët do të mësojnë nxënësit shqiptarë. Nëse do të ketë një tekst për një lëndë, apo disa, kjo do të shikohet hap pas hapi.

Do të kemi një ligj të ri për tekstin shkollor, tekste cilësore, jo të çoroditura dhe alternativa e ndikime pa fund, që nuk thonë asgjë për formimin cilësor të nxënësve”, u shpreh ministrja Lindita Nikolla.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se deri në fund të këtij viti, pasi të kryhet akreditimi nga agjencia britanike “Enka”, do të merren masa të forta për mbrylljen e të gjitha universiteteve, që nuk plotësojnë kriteret.

Edhe pse ligji e thotë prej kohësh, ndodh për herë të parë në Shqipëri. Brenda 300 ditëve, për 59 institucione, ne kemi transparente situatën e tyre që lidhet me kriteret e licencimit. Tejet problematike, por ne do ta bëjmë një raport përfundimtar transparent për publikun, për çdo institucion, duke pasur një strandard, një masë si për publiket dhe ato jopublike, që janë vetëm ligji dhe kriteret e licensimit”, theksoi më tej zonja Lindita Nikolla.

Ministrja e Arsimit tha se këtë vit nuk do të ketë kuota të fryra, sa i përket pranimit në universitete.

“Nuk do të kemi kuota të fryra, që ngriheshin pa asnjë lloj sensi dhe rezultati të parë realisht në këto institucione. Pra, universitetet propozojnë disa kuota, por në referencë edhe me të gjitha standardet dhe kriteret që lidhet posaçërisht me stafin akademik, por dhe me kushte të tjera të funksionalitetit”, deklaroi ministrja Nikolla.

Arsimi i lartë pritet të pësojë një sërë ndryshimet, pas miratimit të draftit të përgatitur nga komisioni i ekspertëve të arsimit të lartë./TCH

24 komente në “Nikolla: Pas akreditimit, do të mbyllen universitetet që nuk plotësojnë kriteret”

  1. andromaqi says:

    Pa hë,ta shohim njëherë sa universitete piramida do të mbyllni? Vë bast që asnjë s’ka për t’u mbyll. Ju po keni vetëm llafe e ceremoniale të pasosura. Shpresonim shumë në një rilindje vërtet europiane, por si po duken bathët, ‘shumë zhurmë dhe asgjë’.

    1. Artur says:

      Po ik ore kush te jep te drejten ty dhe ketyre hajvaneve te tjere ti mohosh njerzve te drejten per arsim te larte nuk jane te tera universitete private kot ka dhe universitet qe ruajne noten ketu futet dhe Universiteti Europian i Tiranes qe nder universitete me te mira ne Shqiperi.Pse ne universitet shtetrore nuk futen ata qe kane leke dhe mik?Kush te garanton ty se ata qe studiojne ne universitete shtetrore nuk blejne tezat apo perdorin mikun per te marre noten?

    2. jiimi says:

      e kushe I nje universitet shqiptare ne EU sa me arxhu kohe e leket

  2. xhevriko says:

    Po diplomat qe kan leshuar keto “universitete” si do bohen, do i varin njerzit ne banje?!.Nuk ka ngel katnar/fermer qe nuk ka mbaru 8-vecaren, por ka mar diplome “universiteti”….

    1. balozi says:

      …letra me vlere…

  3. 21janari says:

    …dhe ne perfundim Universiteti Kristal do te vazhdoje te shese diploma…

    1. Meri says:

      Nuk eshte vetem Kristali, vereni ne koke.
      Te gjithe privatet nje takem jane pa perjashtim. Sa me shpejt t’i mbyllin aq me mire do jete, te mos merren te tjere njerez ne qafe. Po psh zonja ministre do e mbylle UFO-n, jo per gje, por thuhet se ka bere master atje ajo vete. Atje ka mbaruar shkollen dhe e bija e ish ministrit te arsimit, keshtuqe kur keta i kane ca diplloma nga keto shkolla si do i mbyllin.

      1. balozi says:

        …:) ? ?
        …keshtu sekreti I masterit ngelet anonim..

        mirror mirror on the wall who’s the fucker after all?

        asht e xanun

      2. ljhaflghalhasdfl anticensurë says:

        universitetet nuk se nuk kanë vlerë,por problemi është se mund të marrësh dipllomë dhe pa shkuar atje,pa ndjekur asnjë mësim!!për proviam asqë bëhet fjalë!!
        këto universitete nxjerrin dhe studentë të saktë,jo vetëm se shesin diplloma!
        shitja e dipllomave rrit fitimin e tyre por humb besushmërinë!!
        është mentalitet shqiptar!kap çtë kapësh sot,nesër është një ditë tjetër!nuk mund të mendojmë më shumë,për pasojat që mund të vijnë nga puna e keqe që bëjmë sot!!nuk mund të mendojmë se humbim jo vetëm klientin e zhgënjyer,por dhe klientët e ardhshëm!!emri i keq është më keq se syri i nxjerrë!!më parë ishte shumë i përhapuer proverbi “më mir syri se nami”,por sot është harruar pothuajse!!

  4. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    TE LUTEM ZONJA MINISTRE VETEM ( UNIVERSITETIN ) E CILIT MOS E MBYLLNI SE AI KA TE NJEJTAT
    ( STANDARTE ) ME ATE TE PLEPAVE

  5. lavdosh says:

    Bravo,
    Shumepune dhe fjale pak kjo Zonja Ministre.
    I lumte, I uroj suksese dhe shpresoj qe ujqerit e LSI-se nuk I prishin pune, projektet e nisura.
    Universitetet/piramida prodhojne te papune qe krenohen me diplomat duke hedhur ne ere kursimet e prinderve te vet.
    Shqiptaret duhet e kuptojne se jo te gjithe do behen doktora, avokate atj etj.
    Shoqeria ka nevoje edhe per guzhiniere, berbera, marangoze, elektricista dhe zanate te tjera. Jo cdonjeri duhet te shkoj ne universitet.
    Oh sa mire qe koha e Sali rrumpalles po mbaron.
    Urime me gjithe zemer zonja Ministre, do te deshiroja te te ofroja ekspertizen time (falas) ne kete fushe

  6. qytetar says:

    Tani beni si te doni, se skane me lek shqiptaret te shkojne te paguajne nga 1000 euro apo 2 mije per ne universitet, iken leket e emigranteve dhe te pislleqeve te administrates, plus qe keta te fundit jane kompletuar me minimumi dy diploma. Piramidat e arsimit e kryen punen ua vodhen edhe njeher leket shqiptareve, njelloj si ne 97. Tani funksionojne vetem ato te shendetit se ska mbetur shqiptare qe se ka nje problem shendetsor dhe ky i shkreti eshte i detyryeshem. Por pak nga pak do filloni te hapni burgjet private se tani njerzeve su ka mbetur gje tjeter vetem te vjedhin e te vrasin njeri tjetrin se ju jeni te mbrojtur me se miri, per me teper jane edhe shume injorante per ta drejtuar gjithe pakenaqesin dhe varferin drejt jush. Mallkuar qofshi te gjithe ju ne parlament dhe ata qe sjane me, plehra te gjithe jeni!!!

  7. Analist Politolog-Llafollog Qim Hasimovic Nurellari says:

    Po Hajri Qilit do t’ia mbyllni kotecin?

    1. balozi says:

      hajri cili ? hajricili ? hajro cili ?

      cili mos u nxef o burr se shaka po boj….
      hajri cili aghahgahaghaghagahgahgahaghaghaaaaaaaaaaaaaaa e modhe :):):)

  8. iliria shqiptare says:

    Asnji nga ata qe kane dipllome nga universitetet e degjenerume te mos punoje ne administrate publike.Per te punuar ne administrate publike kritere shume te forta me konkurs, te punojne vetem ata qe e meritojne.

  9. agostin says:

    Diplomat nuk jane dhe nuk mundte jene garanci e aftesive profesionale.Tregu eshte ai qe vlerson :kushe eshte i afte ose i pa afte.
    Privati, te pa aftin nuk mund ta punesoj thjeshte se ka dipllomen,ne te kunderten falimenton bashke me te.Keta te” Dipllomuar” perfitojne vetem ne punet shtetrore, ku paguhen me taksat e popullit.

  10. taleshova says:

    te mbyllen nese nuk plotesojne kriteret.Personalisht njoh kuadro ne sistemin e drejtesise qe nuk kane mbaruar shkollen e mesme por kane mbaruar juridikun dhe kane bere specializime jashte shtetit.Shteti i Sali Berishes duhet te cmontohet nje here e mire dhe te shkoj per skrap ndryshe nuk behet ky vend.Edi Rama ec perpara

  11. vlora.aj says:

    Dhe deputeti Cam Dashi Avas ska mbaruar te mesmen po ka dipllomen e shkolles se larte. Dhe me e bukura tha ta dija se ishte kaq e leht kisha ber dhe shkollen e mesme.

  12. ujakan says:

    Zonja.ministre mund te me thuash ku e ke mbaruar masteri ti ???????????
    apo tek ufo unversity…do ta mbyllesh edhe ate?????????

  13. egli says:

    kjo do ishte gjeja me e mire, po varet kush do jene kriteret, se mos eshte kriter se kush i ka kushtet me ambjente me te mira se ashtu do dilnin jashte loje shteteroret http://bit.do/Armina-super-hot-foto

  14. edvin snobisti says:

    ata qe nuk plotesojne kushtet do mbyllen. po ato qe shesin diploma?

  15. balozi says:

    …egli na cave hajri cilin me kto linqe ? ? ?

    do ta heq dipllomen…

  16. erlindkore says:

    Shpresojme shume tek nje rilindje per arsimin .Urojme qe ky grup ekspertesh te hartoje ligje dhe rregulla qe do ta nxjerrin arsimin nga labirintet ku e kane futur.
    Urojme qe keto ndryshime te japin efektin e tyre ne kete vit shkollor.

  17. alban says:

    Te mbyllet dhe akademia pedagogjike e tiranes me qender ne stacionin e fundit ne selite qe ne faqen e saj zyrtare ka publikuar programe bachelor dhe master te pa licensuara, madej dhe ka regjistruar vjet studente ne keto dege. klikoni ne faqen e agjensise se akreditimit te arsimit te larte te shihni programet e licensuara dhe verifikoni me websitin e akademise. Madje eshte dhe e paakredituar, por ne studenteve na thone qe ka harruar Mas ta pasqyroje. Rektor mashtrues dhe pronar qe sdi te lidhi dy fjale. TURP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje