Rama në Libonik: Në 300 ditë, 30 % më shumë eksport të prodhimeve bujqësore (VIDEO)

20 Korrik 2014, 15:58Sociale TEMA

Ka vijuar me Korçën, firmosja ja e kontratave për investuesit dhe biznesmenët, të cilët kanë përfituar nga skemat e mbështetjes financiare në bujqësi dhe blegtori.
Kryeministri Edi Rama në takimin me investuesit dhe biznesmenët të rajonit të Korçës, i inkurajoi ata që të fokusohen në realizimin e sa më shumë projekteve, si mënyra e duhur për të siguruar mbështetje financiare në rrugën e  re të bashkëveprimit ndërmjet investuesve dhe Qeverisë.

Skemat e reja mbështetëse synojnë pikërisht orientimin drejt investimeve në bujqësi dhe blegtori.
Gjatë takimit Rama theksoi se vetëm në 300 ditët e para të qeversjes së majtë eksporti i prodhimeve bujqësore është rritur me 30 përqind.

Sot është momenti kur duhet bërë një zgjedhje shumë e qartë; Ose vazhdimi në rrugën e vjetër, që fondet e shtetit të thërrmohen dhe të shpërndahen si lëmosha partiake tek disa qindra duar për të garantuar një mbijetesë minimale, pa asnjë vazhdimësi; asnjë vend të ri pune, asnjë rritje reale e prodhimit, asnjë rritje reale e eksportit; Ose të fokusohemi tek shembujt e suksesit, për ti bërë edhe më të suksesshëm duke rritur vendet e punës, duke rritur prodhimin, duke shtuar zinxhirin e vlerës dhe në fund, duke rritur edhe eksportet. E, faktikisht, ne këtë do të bëjmë!

Vetëm me një ndryshim fillestar që është bërë në këto 300 ditë të para, vetëm me një vëmendje më të madhe dhe me një përgjegjshmëri që e ka rifituar sot shteti, brenda këtyre 300 ditëve, ne kemi disa shifra shumë inkurajuese. Jemi në afro 30 % më shumë eksport të prodhimeve bujqësore dhe i kemi të gjitha mundësitë që shifrat e eksportit ti shumëfishojmë. Drejtoritë tona të bujqësisë të kthehen në zyra konsulence për të treguar fermerëve sesi të aplikojnë, jo vetëm te AZHBR, që tashmë funksionon si një instrument i BE, por edhe në fonde të tjera që do të koordinohen përmes Ministrisë dhe AZHBR-së por, është shumë e rëndësishme që të filloni të mendoni, që një pjesë sado të vogël të të ardhurave ta vini tek dija”, tha kryeministri Rama.

Firmosja e kontratave është kryer në pemishten e një biznesmeni i cili i është kthyer fshatit duke përfituar në këtë mënyrë me shumë të ardhura nga biznesi i tij. Kryeministri ka vizituar gjithashtu edhe disa biznese të Libonikut, të cilat janë të gjitha të mbështetura nga qeveria shqiptare.

5 komente në “Rama në Libonik: Në 300 ditë, 30 % më shumë eksport të prodhimeve bujqësore (VIDEO)”

  1. . says:

    =========================================================

    Z.Rama,

    i vetmi politikan i civilizuar qe do shpetoje Shqiperine.

    Z.Rama perpiqet te punesoje 1 milion shqiptare ne Shqiperi dhe

    jo 1 milion vende pune ne Tirane.

    =========================================================

  2. . says:

    =================================================

    PD-ja sajoi Pseudo-Demokracien “Made in Albania”,

    kurse Z.Rama hyrjen ne BE, riberjen e “Ligjeve Korruptive Tuaja”

    dhe zhvillim total te Shqiperise.

    =================================================

  3. . says:

    ===========================================================
    Qeveria Rama perballet me “Gjykaten e Strasburgut”.

    ———————————————————————————
    Z.Rama,

    Ju nuk duhet te mirrni gjithe ate ‘barre te madhe borxhesh parash” qe ka vjedhur Krimineli Sali Bisha.

    Ju duhet urgjentisht te “arrestoni” me burg Sali Berishen:

    -hajdutin e gjithe pasurise Shqiperise,
    -parate e popullit,
    -firmat piramidale,
    -hapjen e depove te armeve,
    -vrasjet makabre ne bulevard … etj, etj. …
    ———————————————————————————
    =============================================================

  4. korkodili says:

    genjeshtra nuk jam i pd po kam folur vet me nje grumbullues ne lushnje dhe me tha qe sivjet nuk pati prodhim se u prishen serat nga koha e keqe ne maj. neqoftese zoti rama po ecen ne rrugen e saliut qe vetem rritje kishte ne cdo fush na mori lumi, se e pam ne funt se sa rritje kishte. kushdo e kupton qe kjo 30 perqindshja qe thot kryeministri eshte genjeshter. kush te doj te shkoj ne pikat e grumullimit dhe te pyesin. do te degjoni se per shkak te kohes prodhimi ishte me i reduktuar sivjet nga ajo qe dhe cmimet e prodhimeve buqesore ishin me shtrenjt, dhe vazhdojn te jen akoma te shtrenjta se nuk ka prodhim

  5. Koco says:

    Duket qe para komentuesi Krokodili e paska te merituar kete emertim anonim se vertet , qake hallin e fermerit te Lushnjes me Lote Krokodili , po edhe bufi e shikon se ky vit eshte nje vit shume i mbare i prodhimeve ne bujqesi e blektori , ti perse kerkon te besh a luash rolin e Tersit te Pojanit ? O berishist i mbrapesht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje