Gjenden 196 trupa të avionit MH17, por nuk dihet se ku po çohen (VIDEO)

20 Korrik 2014, 15:26Sociale TEMA

Punonjësit e emergjencës në Ukrainë thonë se deri tani kanë gjetur 196 trupa në vendin e rrëzimit të avionit të linjës Malajzi MH17. Shërbimi Shtetëror Emergjencës tha se kërkimi në zonën e largët të Ukrainës lindore, rreth 40 kilometra nga kufiri rus, ishte “i komplikuar nga separatistët e armatosur në vendin e rrëzimit që e pengojnë punën e njësive SES.
Në vendin e rrëzimit situata duket disi e përmirësuar, me më shumë kontroll dhe me më shumë aktivitet. Por është ende larg nga një skenë e mirë-organizuar hetimi pasi zona është ende nën kontrollin e rebelëve pro-ruse, bëjnë të ditur mediat ndërkomëbtare
Shumë nga trupat që kishin mbushur fushat në vendin e rrëzimit të MH 17 janë larguar nga zona mëngjesin e të dielës, por nuk është e qartë se ku ata janë çuar.
Të paktën 160 trupa janë ngarkuar në karroca hekurudhore në frigorifer në qytetin e afërt të mbajtur nga rebelet të Torez, thonë zyrtarë të OSBE-së, por është e paqartë se kush po e mbikqyr këtë process dhe ku po dërgohen trupat e viktimave. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës tha se rebelët pro-ruse “nuk po u tregojnë autoriteteve ukrainase se ku po i cojnë trupat pasagjerëve të Malaysia Airlines”.
298 persona ishin në bordin e avionit, i cili u godit nga një raketë mbi një zonë të mbajtur nga rebelët në rajonin Donetsk të enjten. Vendet perëndimore kanë kritikuar kufizimet e imponuara nga rebelët në vendin e rrëzimit, dhe i kërkoi Rusisë të bëjnë presion mbi ta për të lejuar hetim të plotë si dhe autopsinë për viktimat. Ukraina dhe rebelët pro-rusë kanë akuzuar njëri-tjetrin në goditjen e avionit Boeing 777, i cili ishte duke fluturuar nga Amsterdami për në Kuala Lumpur.

 

7 komente në “Gjenden 196 trupa të avionit MH17, por nuk dihet se ku po çohen (VIDEO)”

  1. vostok says:

    Dje thonin, shikojini kafshet si i lene trupat jashte pa u trajtuar. Kur filluan ti mblidhnin thane po prishin provat.

    Kollaj te luash propagande me menjet e pjerdhura si ju. Gazetari zombie, medikore.

  2. spartaku says:

    O Vostok kritiku.Nuk eshte me mire te besh kririke qe,pse nuk ritet kastaveci me mire ne rethin e tropojes keto vitet e fundit? po miresh me keto gjera qe ane shume te renda dhe mendimi jote eshte si ai shiu I veres qe ne vesh ta lag dhe nje vesh sta lag.te fala sateme..dhe kujdes nga mizat qe te ndjekin se nuk je lare prej 5 ditesh…Spartaku.

    1. vostok says:

      Cfare komenti i ralle intelektual kritik. Me duhet te mendohem thelle per te analizuar argumentat qe ju keni paraqitur ne forme dhe gjuhe mjeshterore.

  3. E mire o mire says:

    Vostok, te fala kamarad ambasadorit rus:).
    Na rrufsh gadishullin e Karaburunit, o legen filorus

  4. Hajni says:

    Veprim i mencur i separatisteve qe kane marr vet persiper trajtimin e ngjarjes dhe nuk lene qofte dhe nje propagandist nga perendimi ta felliq edhe me shume kte tragjedi te tmerrshme

    1. vostok says:

      Se harrova. Po sulmi i Assadit me arme kimike? U bene gati per bombardime, po dolen bllof pas investigimit te OKB-se. Ama pa nderhyrjen e Rusise , Siria do shkonte per lesh dhe sot Islamiket do kishin kyeqytet Damaskun, jo Mosulin.

  5. asnjanesi says:

    Kam lexuar disa artikuj per kete ngjarje por nuk kam pare sic duket artikullin e duhur ku ndokush te spjegoje arsyen pse nje aeroplan civil gjendej ne zone lufte Piloti nuk mund te shkarkohet nga pergjegjesia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje