VIDEO LAJM/ Atë që nuk e bën dot shteti, e zgjidh një emigrant

20 Korrik 2014, 20:47Sociale TEMA

Mbi 100 banorë të fshatit Lalm Lukaj të Lezhës kanë dalë nga izolimi që kishin prej dekadash nga mungesa e rrugës.

Atë çfarë nuk ka mundur ta bëjë shteti, tashmë po e ndërton humanizimi i njerëzve të thjeshtë, të cilët e duan zonën e tyre.

Falë kontributit të një banori të kësaj zone, emigrant, Eduart Ndocajt, tashmë ka nisur puna për hapjen e rrugës me një gjatësi prej 1.5 km, e kalueshme për të gjithë automjetet, raporton Ora News.

Banorët e zonës thonë se “politikanët na kanë premtuar sa herë që ka patur fushata elektorale për hapjen e rrugës, por fjalët kanë mbetur vetëm premtime dhe nuk është kryer asnjë ndërhyrje”.

Nga ana tjetër, donatori Eduart Ndocaj, njëherazi edhe kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Lezhë në zgjedhjet e 23 qershorit, ka deklaruar se “ua kishim premtuar banorëve hapjen e kësaj rruge, por pasi mori votat, qeveria i harroi ata”.

Sipas tij, është e patolerueshme për politikanët që ky fshat me bukuri të shumta natyrore të lihet në harresë, duke bërë që shumë banorë të largohen prej tij.

Fshati Lalm Lukaj në Lezhë është një zonë malore me një bukuri të pashoqe. Me hapjen e rrugës tashmë pritet që të ketë një zhvillim të turizmit malor.

17 komente në “VIDEO LAJM/ Atë që nuk e bën dot shteti, e zgjidh një emigrant”

  1. Argita_B says:

    Keto raste ndodhin shpesh neper Evrope, si ne Itali, Portugali, Spanje ku emigrante te ndryshem qe kane arritur te pasurohen sadopak ne emigrim te bejne xheste humanitare, te kontribojne me parate e tyre per te permiresuar jeten e fshatrave apo qytezave nga te cilat kane origjinen.
    Bravo ketij shtetasi qe ka dhene nje pjese nga jeta e vet per te ndihmuar fshatin dhe fshataret nga ka origjinen.

  2. ralfi says:

    Po car turizmi malor thoni more ? Bleju edhe nga 20 cope dhi ketyre te shkreteve dhe veri te merren me blegtori , se sa per turizem nuk ka as nuk do kete edhe per nja 30 vjet . Beni ate qe mund te beni pa ndihmen e shtetit or miq , e mos prisni te bien nga qielli .

    1. balozi says:

      …ska ardh nai cek per alpinizem kto kohet e fundit….

  3. rilindja e leshit says:

    Duhet te prisni ,radhen e ka Korca ,Vlora ,pastaj …te shohim.

  4. tourkofagos says:

    kjo ndodh vetem ne Albanistan………….

  5. mirel says:

    Kot e hapni ate rrugen, do perfitojne po prape qeveritaret.
    Do vijne ta ndotin dhe ta zene per turizem ate zone.

  6. zemra says:

    Ah sikur t akishim qofte edhe nje qeveritar si Ndocaj,
    do te ishte nje mbrekulli e vertete.Por any wey,
    edhe humanizmi ka gjak shqipetar.
    z.Haxhinasto: Mere ne konsiderate Ndocajn dhe pervec
    ndonje certifikimi,jepi shpenzimin qe ai pa kete kusht e ndermori
    per zonen e tij.E falenderojme me shpirt,qe madherishem
    mban emrin Shqipetar.O Zot! Sa Fat!..
    Urimet me te mira o E.Ndoci dhe e heqsh kemben zvarre.
    (dmth te tjere te bejne si ty) faleminderit.nga vlora

  7. evgjeni says:

    BRAVO EMIGRANTIT. PO ZOTI SALI BERISHA QE NUK LA RRUGE PA INAGURUAR CFARE THOTE ,ARRITI DHE DERI NE CAJUP TE GJIROKASTRES TE INAGUROJ RRUGEN ME QELLIM SE I KISHTE VENE SYRIN PO JO ORE JO NUK E LEME TOKEN EGJYSHERVE TANE TA GEZOSH TI JEMI VERTET NE KURBET PO ATY DO KTHEHEMI NJE DITEDHE DO JEMI VETE TE ZOTET E VENDIT MOS MENDONI SE ATO QE VODHET DO TI GEZONI DO TI VILLNI GJAK NJE DITE DO UZENE HAKAT E POPULLIT ZVARE DO U HEQIM .

  8. iliria shqiptare says:

    Ky e paska merituar vendin e deputetit ne Lezhe se paska qene emigrant dhe ka punuar me djersen e ballit e jo si ai ndoka qe ishte marre me prostitucion dhe ps e beri deputet.Po populli sheh dhe vlereson.

    1. Ela says:

      Iliria shqiptare nuk mund te gjykosh Arben Ndoken yllo sepse nuk e njeh ti e njeh nepermjet mashtrimeve te bera nga sali Berisha por edhe Arben Ndoka ka bere per popullin e Lezhes prandaj dhe e votoj dhe do e votoje.

  9. Mark Gjonaj says:

    Pagoni inxhiniere per projektin se, e kane ma kollai t’ju procedojne, apo per shkatrrimin e pyellit dhe nismetarit i shkon dopie shpenzimi!

  10. qytetar says:

    Thjesht nje BRAVO te madhe per kete shqiptar, lum ai zone qe te ka!

  11. rrnoft Pi Di,ja says:

    Po ky emigranti Eduard Ndocaj pse genjen? ne e kemi pare vet se qeveria e sali berishes i ka shtruar me mijra km rruge ne cdo fshat me asfalt,biles nga ai asfalti qe shtrohen rruget e botes.

  12. egli says:

    eh shtetiii shteti, ka gjere me te rendesishme per te bere: http://bit.do/Armina-super-hot-foto

  13. Kristo qoshku says:

    Bravo ketij djali ai qe mundet te beje di ka ky eshte shqipetare I vert ete,

  14. Progonati says:

    BRAVO KY DONATOR PER RRUGEN ,PASI RRUGA ESHTE A -JA E ZHVILLIMIT,POR SIKUR TE ISHIN DHE ATY TE GJITHE BANORET E FSHATIT DUKE PUNUAR PER TE OFRUAR KRAHET E PUNES ,(MOS KUJTONI PUNEN VULLNETARE) SE SKA PARAGJYKIM , PER TE PUNUAR PER VETE DHE FAMILJEN,DO TE ISHTE VERTET SHEMBULL NDERGJEGJESIMI .KAM UDHETUAR NE SHUME FSHATRA DHE KAM PARE QE LOKALET E FSHATIT JANE PLOT ME BURRA QE RRINE ME ORE TE TERA PARA NJE FILXHAN KAFEJE ,DHE PAK ME TUTJE NJE RRUGE ME GURE E PRISHUR ,EDHE PSE GURET JANE ME SHUMICE ATY AFER . PAK FARE PAK PUNE PER VETE SA DO ISHTE ME VLERE .TEK NE KJO NDJENJE ME DUKET SE KA HUMBUR.

  15. Karakteri says:

    i pastroi parate e droges,rruge drogaxhinjshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje