Rama: Jo lëmoshë elektorale në bujqësi, fund abuzimeve me naftën (VIDEO)

21 Korrik 2014, 11:41Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama thekson se nuk do të ketë më lëmoshë elektorale në bujqësi, por do të nxiten shembujt e suksesit për të nxitur punësimin. 

“Për vite të tëra u abuzua me naftën. Në emër të zhvillimit, zgjeruan korrupsionin. Sot hapim një faqe të re, pa lëmosha elektorale. Do të nxisim shembujt e suksesit, për të nxitur punësimin”, deklaroi Rama gjatë takimit me fermerë në Lushnje, duke shtuar se në vitin 2015 fondi për fermerët do të jetë edhe më i lartë”. 

Kryeministri u shpreh  se statusi kandidat i fituar nga Shqipëria në qershor të këtij viti, i jep mundësinë qeverisë për të aplikuar për fonde, duke shtuar se prioritet do të jetë thithja sa më e madhe e këtyre fondeve.

“Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rajonalë dhe drejtoritë e bujqësisë mision për të bërë të ditur këtë etapë të re. Vitin e ardhshëm fondi do jetë më i lartë. Na duhet të jemi të aftë të thithim fondet e BE. Statusi i kandidatit na jep mundësinë për të aplikuar për fonde. Sfida jonë ta bëjmë fermerin të afte për te aplikuar. AZHBR instrumenti fillestar. Kontratat që do nënshkruhen sot produkti i një procesi historik që nis për fshatin”, theksoi Rama.

Duke vijuar më tej, kryeministri tha se “sot do të hapet një faqe e re për këtë zonë duke theksuar se ndër vite në emër të zhvillimit të bujqësisë janë zgjeruar kanalet e korrupsionit”.

Ndërsa shpërndau kontratat e përfitimit nga skemat e mbështetjes financiare në bujqësi dhe blegtori, Rama tha se numri i aplikimeve ka qenë i lartë si kurrë më parë, duke treguar sipas tij që fermerët janë gati për sfidën e ciklit të mbyllur.

Kryeministri u shpreh se “ka ardhur koha e aplikimeve dhe nxitjes me programe zhvillimi”, duke nënvizuar se “nuk duhet  investuar te mbijetesa, por të zhvillimi”.

9 komente në “Rama: Jo lëmoshë elektorale në bujqësi, fund abuzimeve me naftën (VIDEO)”

  1. Klaudia says:

    Me Edi Ramen edhe bari mbin me jeshil, edhe dielli shkelqen me shume, edhe deti eshte me i kalter…

  2. zambi says:

    Ti po ben fushate elektorale me duket. Sa veta keni derguar ne prokurori per abuzimin me naften, meqe thoni se ka pasur nje gje te tile, ne keto 300 dite? Asnje.
    Meqe nuk keni dhene akoma finacime sic jepeshin me para dilni e hidhni shashka ne ajer per te bere zhurme. Duhet pune jo llafe.

    O Z. Rama nuk je ne opozite, je ne pozite.

  3. arbia says:

    fund abuzimeve me naften,, tashme kerkohet progress nxitje dhe zhvillim

  4. veterani says:

    Sot ne fshat ka fermer qe kane ndertuar nga2-3 por dhe 5 e me shume dylym sera,ullishta,vreshta pemtari,bime medicinale etj.NJE gje nuk kuptoj si funksionon kjo skeme e ndihmes cfar kriteresh ndiqen kush eshte transparenca e saj.Kush shkon ne fshat ja u ben te qarte fermerve dhe kush i lidh keto kontrata se mendoj jo gjithmon i ben Kryeministri per te qene sa me efektive per te nxitur dhe te tjere te lidhen me punen dhe token se duket pak utopi per opinionin e gjere.

  5. urani says:

    ky kryeminister ka shpirtin e mmireqenies dhe zhvillimit

    1. eda says:

      e mire mire gjera te reja dhe te bukra e presin shqiperine

      1. ME LIGJIN DERI NE VDEKJE says:

        bravo… bujqesia ne zhvillim

      2. Postback says:

        Harrove te shtosh #mireqenie ose #fermerizhvillim ose #emarimrrogenpertekomentuar ose #sufllaqeperkomentet #juqifshakurven #nacatekaretmekomentetepagume

  6. egli says:

    nuk ta kam shume besen se do besh noj gje ne bujqesi http://bit.do/nard-ndoka-godet-serisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje