Vlerësimi profesional/ Mjekëve me kredite zero do u pezullohet licenca

21 Korrik 2014, 10:54Sociale TEMA

Të gjithë mjekët brenda vitit do t’i nënshtrohen vlerësimit profesional. Kjo u bë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një takimi informues mbi programin e ricertifikimit 2010- 2014, me drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

“Ka mjekë profesionistë me zero kredite dhe kjo është e papranueshme. Për mjekët që deri në fund të vitit do të rezultojnë me zero kredite, masat do të jenë të menjëhershme, do u pezullohet licenca”, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë.

Gjithashtu, mjekët që kanë marrë zero kredite, por edhe ata që kanë marrë kredite, por jo mjaftueshëm, brenda 6 muajsh do të duhet të hyjnë në provimin e shtetit.

“Ju e dini që sistemi ka filluar që nga viti 2010, por sot konstatojmë që kemi ende profesioniste me zero kredite apo dhe më shumë me numër të pamjaftueshëm kreditesh, sipas standardeve.  Bordi i akreditimit në një mbledhje, rimori në konsideratë kriteret dhe ka dalë me disa përfundime.

Nuk do të lejohen të vazhdojnë të punojnë si mjekë ata që nuk arrijnë të provojnë të bëjnë përpjekje për rifreskimin e aftësive të tyre aty ku ata punojnë.

Për këta mjekë, që deri në fund të vitit do të rezultojnë me zero kredite, masat do të jenë të menjëhershme.

Vendet e tyre të punës do të shpallen vakante. Paralelisht urdhrat profesionalë do e pezullojnë licencën dhe e përfitojnë të drejtën vetëm pas dhënies së provimit të shtetit.

Edhe ata që kanë kredite, por jo mjaftueshëm, brenda 6 muajsh do të duhet të hyjnë në provimin e shtetit. Nëse pas 6 muajsh nuk e kanë marrë provimin e shtetit, vendi i punës del vakant dhe u pezullohet licenca”, theksoi Beqaj.

Në vijim, ministri i Shëndetësisë kërkoi marrjen e masave për përforcimin e profesionalizmit të mjekëve në qendrat spitalore.

Ndërsa zv/ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj, ka informuar së në muajin gusht do të fillojë trajnimi për mjekët dhe infermierë që janë në shërbimin shëndetësor parësor.

Sipas tij, ky lloj trajnimi do t’i japë mundësi edhe atyre që kanë pak kredite, të rrisin kreditet deri në fund të vitit.

“Brenda muajit gusht do të fillojmë trajnimin në shkallë të gjerë për mjekët dhe infermierët që janë në shërbimin shëndetësor parësor.

Deri tani është përgatitur manuali që është miratuar nga ministri i Shëndetësisë, janë përgatitur edhe materialet trajnuese.

Fillon trajnimi i trajnerëve nga sot dhe deri në fund të korrikut.

Do të japim mundësinë edhe atyre që kanë pak kredite, t’i shtojnë kreditet deri në fund të vitit.

Kërkohet një angazhim maksimal.

Trajnimi do të zgjasë 1 javë dhe pjesa teorike do të bëhet nëpërmjet sistemit të telemedicinës që e kemi të instaluar në qëndrat spitalore rajonale”, deklaroi Rjepaj.

15 komente në “Vlerësimi profesional/ Mjekëve me kredite zero do u pezullohet licenca”

  1. Dan says:

    shum e mire duhet te kalojne provimin njehere

  2. ferdi says:

    mjekesia ne rrugen e duhur si asnjehere me perpara

  3. ferdi says:

    shyqyr se po vdesin rob neper spitale nga doktore te paafte.. urime ministrit beqaj

  4. tomas says:

    urimeeee vetem ata qe do e meritojne behen doktora

  5. tourkofagos mounopano says:

    Më në fund po lëviz diçka

  6. Treviso says:

    Zoti Minister, nuk eshte me e paket e korruptuar shendetesia se drejtesia. Ndryshimi eshte se korrupsioni i drejtesise shemb themelet e shtetit. Korrupsioni do luftuar paralelisht,por shteti ka themelet e çara dhe i del detyre paresore riparimi i themeleve. Pa keto themele flitet kot per te luftuar korrupsionin.

  7. ELI says:

    nje gje nuk arrije te kuptoj pse nuk i beni kreditet pa pagese zoti minister qe te kene kuptim formimi profesional por e keni kthyer dhenien e kredive ne nje menyre per te marre sa me shume lek nga xhepat e njerezve

  8. veterani says:

    Z.Minister ju pergezojme per nismat e mara.POR duhet te punojne te gjitha hallkat si ne qender dhe ato ne baze.Psh ne Elbasan shumica e mjekve jane me klinika private ne te cilat punojne ne te njejten kohe te orarit te punes se shtetit.Kete problem e di shum mire dhe drejtoria qendrore e vendosur nga ju se nuk eshte veshtire per ti gjetur,klinikat private jane rreth e qarke vizites(ambulances qendrore)ku ne zyra rrine infermjere qe adresojne te semuret ne keto klinika ku jane mjeket qe duhet te jene ne pune dhe te semuret sorollaten.

  9. vath says:

    Ne vendin ku jetoj vleresimi behet (ne nje mase te konsiderueshme) nga pacientet. Rezultatet e vleresimit jane te regjistruara ne nje databas dhe jane publike. Mjafton te shkurash emrin e mjekut dhe merr rezutatet e vlersimit nga pacientet dhe komentet e bera prej tyre ne lidhje me mjekun.

  10. Karakteri says:

    Doktoret Dentistet,kane bere gjithmone praktice me popullin shqipetare
    enveri,nexhmija,edi,linda do shkoje te lindi,jashte,shush ti mer serb
    minister BEQOVIC,qe ben sikut te dhimset,populli SHQIPTARE
    jemi rrace e forte,100 vjec behemi,mer minister plhr.qen mashtrues.srb.

  11. egli says:

    ketu nuk eshte problemi tek kreditet, problemi eshte sepse duhet tu rritet paga qe te mos kete korrupsion…. http://bit.do/fdrdferf

  12. Gezim says:

    Po Vath, vleresimet me te sakta i bejne pacientet. Ndersa per te tjeret lindin gjithnje dyshime. Fundja, te marrim pervojen e vendeve te zhvilluara, sepse e kemi gati!

  13. Plaku i mocem says:

    Deshira te mira mund te kete per permirsimin e sherbimit shendetsor ndaj qytetarit,por problemi qe ndeshet rendom ne praktike eshte fakti qe mjeket punojne edhe ne shtet edhe privat njekohesisht. Mjeket me te ndergjegjshem punojne privat jashte orarit te punes.Mendoj,se ne te dyja rastet,kemi konflikt te paster interesi.

  14. elinor says:

    Asgje hic! Ata qe jane te afte e marrin provimin vete kurse te paaftet e marrin provimin me… $$$$$.
    Perseri populli ngel ne klase!

  15. punetorja says:

    Ne shendetesi mungon motivimi per punen e mire, ka vetem masa per punen e dobet. Pse nuk ka motivim per mjeket qe i plotesojne kreditet para afatit 5 vjecar, por perkundrazi nuk i rregjistrohen kreditet e teperta… ne cilin shtet ‘diqjet’ krediti/puna e bere????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje